Aksident tragjik në Itali, vdes 44-vjeçari Shqiptar…

Një 44-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali. Sipas mediave vendase, policia e gjeti Eduart Shakën jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti i shqiptarit, Fiat Punto, është goditur ballë për ballë nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar italian.Ai udhëtonte me një automjet tip Golf.

Autoritetet italiane urdhëruan kryerjen e autopsisë, ndërkohë 5Carbonera, është marrë nën hetim. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta dhe është përplasur kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.

Ndërsa përplasja ishte fatale për shqiptarin, 53-vjeçari mori dëmtime të lehta dhe u transportua në spitalin e Trevisos.

I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010. Në provincën e Trevisos ai kishte gjetur terren të përshtatshëm për të zhvilluar aftësitë e tij dhe që nga viti 2019 ai menaxhonte me sukses një biznes zdrukthtarie me një person tjetër në Nervesa.

Historia e pazakontë e mjekut veterinar nga Mokra: “Dola të blija këpucët e dasmës, përfundova me kompani vezësh…

Sandri Xhambazi, 7 vite më parë vendosi të kurorëzoj dashurinë e tij me Violën, duke bërë një dasmë ashtu siç e kërkon tradita. Pasi bleu kostumin e dhëndrit, Sandrit i duheshin dhe një palë këpucë. Me dymijë lekë në xhep Sandri futet në një dyqan këpucësh në zonën e sheshit Ëillson dhe provon një palë këpucë, por që ishin tepër të shtrenjta për të. Por pikërisht shitësi i këpucëve një i panjohur jo vetëm që i dhuroi këpucët e dasmës, por edhe një kompani vezësh. Që sot mban emrin Veza Savio.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Fati e deshi që edhe pse ne kishim gati 12 vite që bashkëjetonim vendosëm që të bënim një dasëm, ku do më duheshin një palë këpucë si dhëndër. Fati e deshi që të futesha në një dyqan ku kam pas vetëm 2 mijë lekë në xhep, shikoj këpucët kushton 7 mijë lekë dhe shitësi më pyet nga je mese merresh. I them që jam mjek veterinar dhe vij nga Mokra. Në këtë moment më thotë hapim një biznes bashkë dhe fitimin e ndajmë 50\50.

Rudina Muça, gazetare: Si nisi më pas?

Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Pasi kam mbaruar dasmën u takuam gjetëm ambientin për pularinë dhe më pas ai u zhduk.

Rudina Muça, Gazetare: Si e ka emrin ky shitës ?

Sandri Xhambazi, mjek veterinar: Sadedin Sulejmani, e kërkoj pambarim por nuk po lidhëm dot me të që ta falënderoj që më dha idenë të ngrija kompaninë e vezëve.

Rudina Muça, Gazetare: More pulat me borxhe si ia dole?

Sandri Xhambazi, mjek veterinar:Në prill të 2018 dështova me pularinë e parë, dhe në shtator të 2018 hapa kompaninë veza Savio që mban emrin e djalit tim dhe ky është fati.

Sot Veza Savio furnizon marketet e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës, Sandri si një mjek veterinar thotë që nuk negocioj me cilësinë pasi kjo kompani mban emrin e djalit dhe është vetë jeta e tij.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

Vjedhje dhe trafik dr*ge, arrestohen tre persona të shpallur në kërkim Qafë Thanë e Kapshticë…

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të shtunë në pikat kufitare në Qafë Thanë dhe në Kapshticë. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë: M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.E. P., 33 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

për “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.N. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Kontrolle intensive për kapjen e personave në kërkim.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave në kërkim.

Kapen në Qafë Thanë dhe në Kapshticë tre shtetas të shpallur në kërkim.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, ndaluan në hyrje, shtetasin M. D., 28 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po nga këto shërbime u kap dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosje”.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje u kapën shtetasit në kërkim:

E. P., 33 vjeç, banues në Elbasan i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”

N. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Të dyja rastet, i kaluan DVP Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.

Pasardhëset e motrave Qiriazi surprizojnë ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku: U shokova që gratë shqiptare kanë përparuar kaq shumë

Pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi surprizuan ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku në New York. Ka qenë Elton Ilirijani ai që ka konfirmuar lajmin, teksa ka ndarë disa pamje nga takimi në rrjetin e tij social Instagram.

“Kjo është shtëpia e Eltonit që ma ka lënë vetëm që t’ju pres si nder. Ishte surprizë, mua nuk më tha. Jam shumë e prekur. U shokova që ne gratë shqiptare kemi përparuar kaq shumë, edhe kur pashë Elvirën i thashë ‘a je shqiptare ti?’ se mu duk si amerikane.”, u tha Parashqevia zonjave të ftuara.

Më tej ajo ia ka marrë këngës dhe valles, në ritmet e këngëve popullore jugore shqiptare teksa shfaqet e buzëqeshur.

Po ashtu nuk mungoi kënga ikonike “Fustanin qe ta solla mbrëmë”.

Subscribe to get access

Read more of this content when you subscribe today.