Krimi makabër/ Vajza mbyt me tel babanë: “E vrava sepse ishte fanatik, s’më linte të vishesha si doja

Një vajzë 26-vjeçare u arrestua ditën e sotme nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka vrarë babain e saj. Policia e Fierit njofton se si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, në pranga ka rënët 26-vjeçarja Emanilda Rama.

Gjithashtu, është shoqëruar dhe nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, Anesti Rama, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

“Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases 26 vjeçare, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj, shtetasin Anesti Rama, për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e të ndjerit, shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje” – thotë mes të tjerash policia.

Arsyet e vrasjes?

Në dëshminë e saj në polici, e reja ka pranuar krimin duke deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe nuk e lejonte të dilte e të vishej si ajo donte.

Mësohet se vajza jetonte me prindërit pasi ishte ndarë nga partneri. Një ditë më parë vajza ka deklaruar ne polici se i ati kishte ndërruar jete, sepse ishte rrëzuar në tualet.

Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.

Në këtë krim makabër në familje, policia thotë se me vajzën ka bashkëpunuar dhe e ëma, V. R., 53 vjeçe, duke tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Të dyja kanë pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, 26-vjeçarja ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Rama: “Zero tolerancë për bizneset e vendosura pranë akseve rugore…

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të tolerohet asnjë subjekt tregtar që zgjedh të vendoset si biznes në zonat pranë akseve rrugore në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se do të ketë zero tolerancë të këtyre rasteve që ndodhin jashtë çdo kriteri.

Rama shton se këto raste përbëjnë rrezik për përdoruesit e rrugëve.

“Zero tolerancë për të gjitha subjektet që, jashtë çdo kriteri, janë vendosur pranë akseve rrugore, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës”,-shkruan Rama.

E kapi e Korçën ndarja e “plaçkës” pas 11 majit

Nga Mirela Plasa Qeleshi

E kapi e Korçën ndarja e “plaçkës” pas 11 majit .

Në këtë qytet që prodhohet vetëm absurd prej 18 vitesh, kryetari i bashkisë , që nuk ka kompetenca reale, bashkë me mazhorancën e këshillit bashkiak, ( e disa “opozitarë”), votojnë grabitjen e e pronës, nën emërtime “inteligjente rijetëzimesh”, si rasti i fundit i projektit të stadiumit (faza e parë).
Një transferim pronësie që as Enveri nuk ka guxuar t’a bëjë.

I duhet Ramës e kjo qoshe në juglindje për të investuar paranë kriminale, si kudo në Shqipëri.
Po dhe beut të Korçës i duhet post, ndaj shet qytetin, a thua i’a la dikush me hipotekë.

Dikur në Korçë studionin qindra studentë në letersi ,sot nuk ishin më shume se 12 veta….

Nga Ben Blushi.

Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës. Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një diplomë mund të të sigurojë një punë të mirë.

Po sot kjo nuk është më e vërtetë.

Jo të gjithë janë të bindur se një diplomë universitare mjafton për të të siguruar punë.

Dhe cështja për shumë familje është, a ja vlen ta cosh fëmijën në shkollë të lartë?

A i kthen paratë e investuara në arsim cdo lloj dege dhe cdo lloj shkolle?

Kam frikë se jo.

Të kushtëzuar nga komplekset sociale, familet kursejnë për ti cuar fëmijët në shkolla të larta, por këto para që mund të investoheshin diku tjetër, në shumicën dërrmuese të rasteve nuk kthehen më.

Për fat të mirë shumë prindër po e kuptojnë këtë.

Shumë shpejt njerëzit do fillojnë të heqin dorë nga diplomat.

Të kesh një diplomë nuk do të thotë se ke edhe një punë të garantuar, apo një punë të paguar mirë.

Në tregun shqiptar një hidraulik fiton më shumë se një jurist.

Një elektricist fiton më shumë se një mësues.

Një kuzhinjer fiton më shumë se një biolog.

Një agjent imobiliar fiton më shumë se një ekonomist.

Ndërtuesi i një brigade me dhjetë veta, fiton më shumë se një arkitekt.

Nëse një famije i duhen të paktën 50 mijë euro në katër vjet, për të mbajtur një fëmijë në universitet, për të edukuar një elektricist duhen dhjetë herë më pak dhe mundësia që ai të kthejë mbrapsht investimin, është shumë më e shpejtë.

Në përgjithësi arsimi në gjithë botën është në krizë dhe për më pak se një dekadë përparimet teknologjike jo vetëm do mbyllin shumë vende pune por do mbyllin edhe laboratorët që bëjnë njerëzit gati për punë : vetë universitet.

Shqipëria nuk do bëjë përjashtim.

Nëse në dhjetë vitet e ardhshme nuk vjen në pushtet ndonjë qeveri ultra e majtë, që merr para nga taksat për të lehtësuar dramat sociale,shumica e universiteteve do mbyllen.

Thonë që universitetet private janë pak më mirë.

Derisa mbeten të hapura duhet të jenë pak më mirë.

Megjithatë shumë shpejt edhe ato do rrudhen sic janë rrudhur.

Zgjidhja e parë e fëmijëve shqiptarë sot janë universitet e huaja, zgjedhja e dytë janë ato private dhe zgjedhja e tretë janë universitetet publike.

Por shumë shpejt familjet shqiptare do jenë përballë një dileme shumë të madhe:

Pse i duhet një diplomë fëmijës tim?

Unë vetë, nëse do kthehesha 40 vjet përpara natyrisht nuk do zgjidhja më degën që kam zgjedhur gjuhë letërsi, e cila nuk më mësoi asgjë, por ndoshta nuk do zgjidhja të shkoja fare në Universitet.

Jeta më ka mësuar më shumë gjëra se shkolla.

Puna më ka mësuar se shkolla nuk të mëson të punosh.

Shumica e njerëzve që i mbaruan shkollat në fund të viteve 1990 nuk i përdorën asnjëherë diplomat e tyre.

Ata bënë punë të tjera që mund ti bënin edhe pa diplomë.

Sot mund të jetosh shumë më mirë duke i investuar kostot e shkollimit diku tjetër, në një start up apo në një biznes familjar apo në turizëm apo në bujqësi.

Atëherë si zgjidhet kriza e universiteteve?

Unë besoj se asnjë reformë që nuk zgjeron tregun nuk mjafton.

Integrimi i Shqipërisë në BE do ti shkatërrojë edhe më keq universitetet tona.

Si një vend antar i BE, fëmijët shqiptarë mund të studjojnë gratis në cdo vend europian që do të thotë se kostot që paguan sot një familje për të cuar djalin apo vajzën në Gjermani do jenë dy herë më të ulëta.

Kjo do t’ia marri edhe kafshatën e fundit universiteteve tona publike por edhe atyre private.

Shqipëria do e ketë të garantuar arsimin e fëmijëve të vet, por do rrezikojë mbylljen e universiteteve të veta.

Sa herë flas me miq, që administrojnë universitete private, ju them se e vetmja rrugë që ata ti mbajnë hapur bizneset e tyre është hapja e tregut ndaj të huajve.

Universitetet tona janë pjesa më e izoluar e shoqërisë. Edhe ekipet e varfra të futbollit kanë të huaj pa folur për restorantet, shërbimet, bankat apo kompantë.

Cuditërisht universitetet duken si laborarorë të pastër etnik.

Aty ka vetëm shqiptarë që nuk mësojnë.

Natyrisht Shqipëria nuk mund të joshë dot studentë gjermanë, as belgë, as sllovenë ndoshta as turq.

Por nisur nga vendodhja gjeografike, klima dhe kostot e ulëta të jetesës, Shqipëria mund të kthehej në një hub të lirë evropian për mijëra studentë kinezë, indianë, pakistanezë, bangladeshas, irakenë, egjiptianë, vietnamezë etj.

Të gjitha këto vende cojnë cdo vit në universitet e tyre më shumë se 200 milion studentë. Ndoshta edhe më shumë.

Në të gjitha këto vende që kanë një popullsi sa gjysma e botës, afro 4 miliardë njerëz, shtresa e mesme po rritet me shpejtësi. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin nga varfëria në Kinë në Indi, në Egjipt në Nigeri dhe në Vietnam ku ekonomia po lulëzon.

Kjo do të thotë se në dhjetë apo njëzet vitet që do vijnë, familjet do cojnë edhe më shumë fëmijë në shkolla të larta.

Por kaq shumë fëmijë nga familjet e mesme kineze, indiane dhe pakistaneze që ëndërrojnë të shkollohen në Evropë, nuk shkojnë dot në Londër, as në Paris dhe as në Berlin apo në Amerikë që po mbyllet si treg universitar.

Përvec politikave izolacioniste në këto vende, kostot janë shumë më të larta dhe kuotat shumë të kufizuara.

Por një pjesë e tyre mund të vinin në Shqipëri, si në një vend evropian.

Unë habitem se si univesitetet private harxhojnë ende para për të reklamuar në tregun e vogël shqiptar, kur duhet të hapnin agjensi rekrutimi në Kinë, në Indi apo në Pakistan apo në Egjipit.

Ky duhet të ishte një biznes kombëtar. I ndihmuar nga shteti. I udhëhequr nga shteti.

Qeveria mund ti eksplorojë këto tregje fillimisht për të mbushur universtetet publike që sot po japin shpirt.

Është më mirë që universitet tona të mbahen me paratë e kinezëve dhe indianëve sesa me taksat tona.

Nga 200 milion studentë aziatikë që shkojnë cdo vit në shkollë të lartë qoftë edhe 0.1 për qind të vinin në Shqipëri janë dy herë më shumë se gjithë numri i studentëve shqiptarë në total.

Shteti mund të kthehej në një agjensi për të mbledhur studentë nga vende të tjera përmes marrëveshjesh dypalëshe.

Imagjinoni sikur Universiteti i Korcës që po vdes, të ishte një destiacion për studentë kinezë.

Universiteti i Gjirokastës për vietnamezë, Vlora për egjiptainë, që meqë ra fjala po mbajnë në këmbë sot industrinë tonë tonë të peshkimit, apo Elbasani për indianë.

Ky migrim arsimor, nuk gjallëron vetëm universitetet por mund kthehet në ekonomi për vetë qytetet tona të mpakura.

Prandaj them se nëse duam Universitet duhet të gjejmë studentë, sepse megjithëse mësues ka, nxënës do ketë gjithmonë e më pak. edukim #shkolla #investim #korce #albania #kjoeshtekorça

Aksion surprizë/ Arrestohet zv.Kryebashkiakja e Fierit merret në pyetje edhe Armando Subashi 

Një operacion surprizë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Policinë Vendore ka çuar në arrestimin e disa personave, përfshirë ish-nënkryetaren e bashkisë, Adela Hysenaj, e cila aktualisht ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak.

Burime të sigurta për Euronews Albania bëjnë me dije se në kuadër të këtij procedimi penal është marrë në pyetje edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Ai ka dhënë shpjegime para hetuesve, ndërsa nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga institucioni që ai drejton apo nga avokatët e tij.

Hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive dhe pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me natyrën e çështjes dhe rolin e personave të përfshirë.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë për mediat mbi shkaqet që çuan në ndërmarrjen e këtij operacioni.