Është zbardhur dëshmia që Rigels Rajku i njohur ndryshe me emrin e artit si Noziy ka dhënë këtë të mërkurë në GJKKO, gjatë seancës ndaj Laert Haxhiut lidhur me ngjarje ne 8 qershorit të vitit 2022 ku në biznesin e reperit në Durrës u vendos një sasi tritoli.
Teksa ka rrëfyer me detaje momentin e atij mëngjesi qershori kur biznesi i tij u hodh në erë dhe forca të shumta policie kishin rrethuar zonën, Noizy u shpreh se kishte dyshime mbi personin që mund të qëndronte pas atij akti.
“Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës.
Kam qenë në të njëjtën pallat ku u vendos eksplozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë, dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi, kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi, zbrita poshtë, ishte babi im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja.
Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat, por në një kat më sipër.
Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03:00-04:00, unë u zgjova në orën 09:00. Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë. Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dy pronat janë të miat. Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol.
Hyrja ishte komplet e shkatërruar dhe në kat të parë dhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet. Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë”, tha Noizy, duke u ndalur më tej dhe te konfliktet e pëparshme pikërisht dhe me personin që dyshonte se mund të ishte autori, Kleviol Ahmetin , i njohur ndryshe si Cllevio.
Ai e ka akuzuar sërish këtë të fundit për sjellje provokuese dhe përplasje të vazhdueshme në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një person “të fiksuar pas tij”. Ndëkrohë që sa i përket Laert Haxhiut, “kokëmadhit” mik të Cllevios i cili ka qenë dhe porositësi i kësaj lëndë plasëse, Rajku theksoi se nuk e ka njohur deri para ngjarjes.
Kujtojmë se Laert Haxhiu vendosi që të merrte hak për mikun e tij, Cllevion, pas përplasjes që ky i fundit pati pikërisht me Noizyn.
Pjesë nga dëshmia e Noizyt:
Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Kam qenë në të njëjtën pallat ku u vendos eksplozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë, dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi, kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi, zbrita poshtë, ishte babi im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend.
Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat, por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03:00-04:00, unë u zgjova në orën 09:00. Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë.
Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dy pronat janë të miat. Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol. Hyrja ishte komplet e shkatërruar dhe në kat të parë dhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet. Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë.
Më ndodhi një problem një natë përpara te një tjetër lokal që kam në Durrës, me një person që është i fiksuar, sjelljet e një fansi të fiksuar…
Po nuk i dhe vëmendje bëhet agresiv dhe sjell problemin deri tek shtëpia. Kur shan dhe kërcënon në rrjetet sociale ai të vjen dhe deri tek shtëpia. Kleviol Ahmeti është personi, sharjet që nga 2019 nuk janë ndalur asnjëherë. Njohje me Kleviolin nuk kam patur asnjëherë, as bashkëpunime. Është i fiksuar me mua, kërkon me sesbën vëmendjen time. Do të bëhet shok me mua, ndërkohë që unë s’dua të bëhem shok me të. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit të atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del në TikTok dhe shan të gjithë botën.
Ai e ka kuptuar që merr vëmendje kur përmendet “Noizy” dhe nuk e ka ndalur asnjëherë këtë gjë. Është një i çmendur pas meje. Më erdhi në lokal një ditë përpara shpërthimit për t’u sqaruar demek, vjen me 20 veta.
Fjala e parë që thotë është “Ku është ai legeni”. Futet brenda, dalim jashtë dhe pastaj ndodh një konflikt fizik te shkallët e lokalit. Të nesërmen ndodhi tritoli. E kam takuar më përpara, ka ardhur me një shokun e vet për t’u sqaruar kur unë isha me familjarët e mi. Kur dolëm nga lokali filloi prap avazin duke më sharë.
I thotë vetes artist, ka bërë disa këngë. Ai bën shumë gjëra, por nuk bën asgjë. Ishte live TikTok gjatë gjithë kohës, tregonte armë në video, e dija që po vinte. Nuk njihja askënd nga ata që shoqërohej Klevioli. Erdhën me makina, me 5 të tilla. U largua me makinë pastaj, ishte pasagjer.
Prezenca e tij në pronën e tij duke më ofenduar mua, sharjet, u bënë shkak për nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe më tha “Do të q***j o pederast”. Kur erdhi në pronën time, unë e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda. Pas kësaj ngjarje, ai më dogji edhe një automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dalë nga burgu. Iku në Dubai, pagoi disa çuna nga Vlora dhe më dogjën makinën. Nga ana ime nuk ka situatë konfliktuale, nga ana e tij po. Për Laert Haxhiun nuk kam dëgjuar ndonjëherë, e dëgjova emrin e tij më mbrapa para 3 vitesh. E dëgjova kur u bë publik rasti im.”
