E rende në Maliq/ 60-vjeçari gjendet i pajetë në banesën

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Libonik, në Bashkinë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, viktima është rreth 60 vjeç dhe prej rreth një muaji jetonte me vëllanë e tij, i cili kishte ardhur nga jashtë vendit për të qëndruar për disa kohë.

Ka qenë pikërisht vëllai i tij që e ka konstatuar pa shenja jete në orët e mëngjesit dhe më pas ka kërkuar ndihmën e një komshiu për të njoftuar ambulancën dhe policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.