Goditja e radhës e Kumries :”U punësua për pak minuta, u largua me 5 mijë euro në xhep…

Kumrie Zika, një hajdute seriale që është kthyer në makthin e bizneseve në Tiranë, ka shënuar goditjen e radhës. Këtë herë, pre e skemës së saj ka rënë një pikë këmbimi valutor dhe transferta parash te zona e “Varrit të Bamit”.

Zika nuk përdori dhunë apo thyerje, por u paraqit thjesht si një vajzë e interesuar për t’u punësuar. Sapo pronarët e morën në punë, ajo nuk humbi kohë. Ditën e parë, sapo kolegu u shpërqendrua për vetëm pak sekonda, ajo futi duart në arkë, mori plot 5,000 euro dhe u zhduk me shpejtësi nëpër rrugica.

Arratia e saj te “21 Dhjetori” këtë herë zgjati vetëm pak orë, pasi policia e identifikoi menjëherë nga kamerat dhe e prangosi.

Ajo që e bën edhe më qesharake ngjarjen është se Kumria rezulton të jetë fytyrë publike. Ajo ka qenë e ftuar shpesh në televizione të ndryshme si “eksperte punësimi” dhe opinioniste për të folur për të drejtat e punonjësve dhe tregun e punës, ndërkohë që në jetën reale “ekspertiza” e saj ishte se si të zbrazësh arkat e bizneseve.