Skënderbeu vijon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, duke afruar një tjetër përforcim në repartin e mbrojtjes. Klubi korçar ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit grek Georgios Lagonidis, i cili vjen nga Volos NFC.
24-vjeçari ka qenë më parë pjesë edhe e PAOK B, ndërsa në karrierën e tij numëron një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin grek, si edhe një aventurë të shkurtër në Gjermani.
Me një gjatësi prej 1.94 metrash, Lagonidis pritet të sjellë forcë dhe siguri në prapavijën e bardhekuqve, duke qenë një profil i rëndësishëm për mbrojtjen e Skënderbeut.
Drejtuesit e klubit shpresojnë që mbrojtësi grek të përshtatet shpejt me ekipin dhe të japë kontributin e tij në objektivat e Skënderbeut për sezonin e ri, teksa korçarët po vazhdojnë të përforcojnë organikën në prag të kampionatit.
