Korçë/ Sherri në banesë përfundon me s@patë, vëllai pl@gos vëllain dhe tenton të largohet…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me përdorimin e sëpatës. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej vëllezërve ka goditur me sëpatë vëllain e tij, duke i shkaktuar një plagë në pjesën e shpatullës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori dyshohet se është larguar nga banesa, duke tentuar të largohet nga vendngjarja.

Arratia e tij, megjithatë, ka zgjatur vetëm pak minuta. Efektivët e Policisë së Korçës kanë mundur ta kapin dhe ta shoqërojnë në komisariat.

Autori ndodhet në polici, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.