Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, Rama mbetet i rrethuar brenda godinës. Policia: “Zhbllokoni rrugën!”

Protesta e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, ndërsa protestuesit janë zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë .Protestuesit kanë rrethuar godinën dhe kanë bllokuar të dyja hyrjet e Kryeministrisë, duke synuar të pengojnë daljen nga godina të kreut të qeverisë

Situata është shoqëruar me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe vijimin e aksionit qytetar.

“Dorëheqje!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Dil në bulevard!”

Shqipëria kërkon Revolucion!” dëgjohen qytetarët duke brohoritur qytetarët njëzëri.

Ndryshimi i agjendës së qytetarëve raportohet se ka kapur të papërgatitur zyrtarët, përfshirë këtu dhe Ramën. Bëhet me dije se automjeti i Edi Ramës ndodhej i ndezur pranë hyrjes kur papritmas zona u rrethua nga qytetarët.

Para Kryeministrisë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së, ndërsa në zonën përreth godinës është vendosur edhe një autobot uji. Policia bën thirrje: Zhbllokoni rrugën!