Vdes 49-vjeçari pas përleshjes me th*kë, në pranga i dyshuari…

Ka humbur jetën burri 49 vjeçar që u plagos sonte në kryeqytet, pasi mori plagë fatale me thikë në bark që i prekën organet jetësore. Policia e Tiranës konfirmoi pak më parë se 49 vjeçari Kreshnik Cara i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ngjarja ndodhi sonte në rrugën “Marko Boçari” në afërsi të Liqenit Artificial, pranë shkollës së mesme të përgjithshme Sami Frashëri.

I vrarë në këtë ngjarje ka mbetur 49 vjeçari nga Tirana, Kreshnik Cara. Autor i dyshuar i vrasjes me thikë është Toni Nake, 50 vjeç, edhe ai banor i zonës.

Ngjarja ndodhi në një lokal pranë gjimnazit dhe hetimi sugjeron se autori i dyshuar dhe i plagosuri janë përleshur me njëri-tjetrin.

Policia e Tiranës konfirmoi se arrestoi të dyshuarin, por ekipet e saj e transportuan më pas në urgjencën spitalore për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka vrarë me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.