Tensione janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku qytetarët kanë kundërshtuar përpjekjen e militantëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar tubimit.
Protestuesit kanë krijuar një kordon për të penguar hyrjen e tyre, duke bërë të qartë se nuk dëshirojnë që kauza e tyre të përvetësohet nga partitë politike.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër të dy krahëve politikë, si “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Opozitë e shitur”.
