“Nuk tërhiqem nga gara!”/ Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Tiranën dhe zbulon ofertën për opozitën

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar zyrtarisht kandidimin e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.

Në një intervistë për News24, Binaj bëri të ditur se do të garojë si kandidat i pavarur, duke theksuar se i qëndron vendimit të shpallur që në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur zgjedhjet u anuluan.

Ai deklaroi se u ka ofruar bashkëpunim të gjitha partive opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët dhe për të bashkuar përpjekjet drejt një objektivi të përbashkët, pavarësisht dallimeve në mënyrën se si secila forcë politike synon ta arrijë atë.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, u shpreh Binaj.

Me këtë deklaratë, aktori konfirmon synimin për të hyrë në garën për drejtimin e kryeqytetit si kandidat i pavarur, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të konkretizohet bashkëpunimi i propozuar me forcat opozitare.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.