“Do të ishte djegur parlamenti po të ishte popull tjetër”/ Lubonja shpërthen keq ndaj…

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e Partisë Demokratike, duke shprehur kritika për mënyrën se si po zhvillohet reagimi opozitar dhe qytetar ndaj akuzave për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes.

Duke iu referuar Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama, Lubonja u shpreh se përmasat e asaj që ai e konsideron vjedhje do të kishin shkaktuar një reagim shumë më të fortë në një shoqëri tjetër.

“Me këtë vjedhjen që ka bërë Balluku me Ramën, mund të ishte djegur parlamenti po të ishte popull tjetër”, u shpreh Lubonja.

Analisti kritikoi gjithashtu mënyrën se si po organizohen protestat e opozitës, duke theksuar se reagimi qytetar nuk duhet të kufizohet vetëm në përdorimin e fishekzjarreve apo në forma simbolike proteste.

Sipas tij, protestat në Shqipëri janë demonizuar ndër vite, ndërsa opozita është dobësuar, duke krijuar një klimë ku pakënaqësia qytetare nuk po shndërrohet në një reagim të fuqishëm publik.

Lubonja ngriti shqetësimin për mungesën e një mobilizimi më të madh qytetar përballë akuzave për abuzim me pushtetin dhe korrupsionin, duke vënë në diskutim edhe efektivitetin e strategjisë së ndjekur nga opozita.

Deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje debatin mbi gjendjen e protestës në Shqipëri, rolin e opozitës dhe nivelin e reagimit të shoqërisë ndaj çështjeve që lidhen me përgjegjshmërinë e qeveritarëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.