Protestuesi Ardit Dulaj ka deklaruar se më 28 dhe 29 nëntor shqiptarë nga diaspora do të mbërrijnë në Tiranë për t’iu bashkuar mobilizimit qytetar.
I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Dulaj tha se një nga kërkesat kryesore është ndryshimi rrënjësor i Kodit Zgjedhor, përmes vendosjes së proporcionalit kombëtar dhe listave të hapura.
Gjatë intervistës, ai foli edhe për përballjet e tij me policinë, duke deklaruar se është shoqëruar gjashtë herë në polici pa kryer shkelje. Sipas Dulajt, Prokuroria e kishte cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij.
Mobilizimi i 28–29 nëntorit synon të bashkojë diasporën dhe qytetarët në Tiranë, me kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe një përfaqësim më të gjerë politik.
