Korça nuk ka pasur kurrë një kryetare bashkie grua! A ka ardhur koha të thyhet kjo traditë apo tabu?

Korça, një nga qytetet me traditë të spikatur kulturore, arsimore dhe qytetare në Shqipëri, ka një histori të gjatë në drejtimin e pushtetit vendor. Por, në gjithë historinë e drejtimit të Bashkisë, bie në sy një fakt: në krye të saj kanë qenë vetëm burra.

Asnjë grua nuk ka mbajtur deri më sot postin e kryetares së Bashkisë së Korçës.

Një realitet që ngre pikëpyetje mbi përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale dhe mbi mundësitë që u janë dhënë atyre për të drejtuar qytetin.

Në një shoqëri që ka ndryshuar dhe ku gratë janë gjithnjë e më të pranishme në politikë, administratë, biznes, arsim dhe fusha të tjera të jetës publike, lind natyrshëm pyetja: a ka ardhur koha që edhe Korça të ketë një grua në krye të Bashkisë?

A është thjesht një çështje kandidaturash apo bëhet fjalë për një mentalitet që duhet të ndryshojë? A u është dhënë grave hapësira e duhur për të garuar dhe për të treguar aftësitë e tyre drejtuese?

Drejtimi i një qyteti nuk është çështje gjinie, por vizioni, përgjegjësie, aftësie dhe përkushtimi. Një grua në krye të Bashkisë nuk duhet parë si një përjashtim apo si një eksperiment, por si një mundësi e natyrshme në një shoqëri që kërkon përfaqësim dhe barazi.

Ndoshta ka ardhur koha që Korça të thyejë këtë traditë dhe t’i japë një mundësi edhe një gruaje për të drejtuar qytetin.

Po ju, a mendoni se ka ardhur koha që Korça të ketë kryetaren e parë grua në historinë e saj?

Po përpara vitit 1992?
Në historikun e Bashkisë përmenden edhe emra të tjerë, si Sotir Kotta, kryetari i parë i Bashkisë së Korçës, Stavre Karoli dhe Vasil Avrami, i cili mori drejtimin e Bashkisë në vitin 1922. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.