Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Dardhë të Korçës, duke sjellë atmosferën tipike të dimrit në këtë zonë turistike të juglindjes së vendit. Me reshjet e para të dëborës, Dardha nis të marrë pamjen e saj karakteristike dimërore, duke shënuar një nga shenjat e para të ardhjes së sezonit të ftohtë në juglindje.
Ulja e temperaturave ka sjellë gjithashtu reshjet e para të dëborës në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, ku ka nisur edhe ndërhyrja e mjeteve borëpastruese për të mbajtur rrugën të kalueshme.
Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, për shkak të kushteve atmosferike.
