Category Archives: ART – KULTURE

“The Voice of Greece”/ I riu shqiptar mahnit jurinë me porformancën, dhuron emocione të forta (Video)

Në garën “The Voice of Greece”, vëmendjen e jurisë mbrëmjen e djeshme e rrëmbeu një shqiptar. Xhuljo Imeri, i rritur në Gjirokastër, pas performancës së tij me këngën “Stay with me” mori dritën jeshile nga të katërt anëtarët e panelit. Ai kohët e fundit ka performuar në Greqi si artist rruge bashkë me të dashurën e tij Dhimitrën, dhe siç është shprehur kryesisht këndon dhe flet në anglisht, e pak në gjuhën greke.

Siç ka rrëfyer, Imeri ka pasur një jetë të vështirë, prej divorcit të prindërve, tek dyzimi për të hequr dorë nga muzika, por kritikat pozitive dhe dashamirësia e publikut e kanë bërë të rivlerësojë talentin e tij. Xhuljo luan gjithashtu në kitarë, shkruan tekste dhe ka publikuar edhe këngë në shqip, siç është “Më harro”, bashkëpunime si “Unë dhe ti”, dhe një sërë coverash të këngëtarëve të njohur.

Pas performancës këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale përmes një statusi në gjuhën shqipe.

“Ishte ditë e gjatë shumë. Emocione te forta. Mendime shumë. A do ja dal? A jam mjaftueshëm i mirë? Para se të shkoja në atë skenë, kisha ankth, isha nervoz, i gëzuar dhe në të njëjtën kohë i frikësuar. Një skenë e madhe, audiencë me shumë njerëz para meje dhe katër njerëz me karrige të kthyera kundrejt meje.

Artistë që kanë bërë histori. Dhe ashtu siç isha në këto mendime, pasi ngjita shkallët për të shkuar në atë skenë, i thashë vetes sime, që do bëj atë që di të bëj më mirë; të këndoj para njerëzve, të jap shpirtin, të bëj njerëzit të ndiejne diçka. Ata janë aty për mua, dhe juristët gjithashtu. Të më dëgjojnë mua, duhet t’i bëj të ndiejnë diçka… Dhe atë bëra! Edhe pse jo perfekte, këndoi zemra dhe shpirti!”, shkruan ndër të tjera muzikanti.

Rama publikon fotot: “Ja si do të duket Muzeu i ri Arkeologjik i Korçës…

Ky do të jetë Muzeu i ri Arkeologjik i Korçës, një kompleks mbresëlënës që pritet ti nënshtrohet një restaurimi me themel, përfshirë edhe konceptimin e një linje të bukur muzeale ➡️Godina në fjalë, dikur banesa historike e Fani Pjastos, është monument kulture i kategorisë I, e ndodhur në brendësi të Qendrës Historike të qytetit të Korçës, me vlera të veçanta arkitektonike shkruan Rama në facebook .


Rikthimi i “Njerëz dhe Fate”/ Arben Derhemi ndan foton me Erën dhe dajën: “Përgatitjet vazhdojnë…

Pak javë pasi publikoi një foto me Robert Ndrenikën përmes së cilës shtoi dyshimet se po rikthehej seriali “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhemi ka bërë një tjetër postim që ka nxitur më shumë dyshimet. Ai ka ndarë një foto me aktorët që luajtën Erën dhe dajën Betim, duke shkruar:” Gjithçka është ok…përgatitjet vazhdojnë”.

Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet.

Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej.

Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës

Përformancë eletrizuese për 110 vjetorin e Pavarësisë/ Dua Lipa loton dhe premton rikthimin…

Festimet për 28 nëntorin, në 110-vjetorin e Pavarësisë kanë kulmuar me festivalin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa në Sheshin ‘Skënderbej’. Koncerti ka nisur me këngëtaren Elvana Gjata me këngën ‘Kuqezi’. Në shesh ishin qindra qytetarët që kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin në këtë mbrëmje.

Në nisje të koncertit, ajo u shpreh se nga Tirana mbyll turneun e saj.

Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, – tha ajo.

Këngëtarja tregoi me krenari pasaportën shqiptarë të marrë një ditë më parë nga Presidenti Begaj bashkë me nënshtetësinë. Ylli botetor i muzikës tha se ishte shumë e nderuar për këtë akt.

Mahnitet nga bukuria dhe mikpritja/ Njihuni me blogerin e famshëm grek që promovon Shqipërinë (Video)

Blogeri i njohur grek, Eftihis Bletsas, ka bërë së fundi një udhëtim në disa qytete të Shqipërisë për të promovuar bukuritë e vendit tonë. Ai e nis rrugëtimin nga burimi i Lumit Vjosa (Aos) në pjesën greke dhe vijon më pas në lëvizjen përgjatë rrjedhës së lumit duke u ndalur fillimisht në Përmet, Këlcyrë, në Tepelenë e deri te grykëderdhja në detin Adriatik. Bletsas ndalet gjithashtu në qytetin antik të Apolonisë, manastirin e Ardenicës, në Fier, Lushnje, Berat, Vlorë, Nartë dhe Llogara. Ai i përshkruan me nota pozitive bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe mikpritjen që konstaton gjithandej. Videot e tij në Youtube marrin qindra mijëra shikime. Po kështu ato transmetohen edhe në televizionin grek Skai.


Arben Derhemi e paralajmëron: “Njerëz dhe fate” gati të rikthehet(Foto)

Aktori Arben Derhemi u ka dhënë shqiptarëve pak ditë më parë një lajm që e prisnin prej kohësh.
Ai ka publikuar një foto me Robert Ndrenikën, dhe ka paralajmëruar se seriali “Njerëz dhe fate” do të rikthehet në ekranet e shqiptarëve. “Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..”, ka shkruar Arben Derhemi dhe ky ishte i vetmi informacion që ai dha për ndjekësit. Lajmi u prit me entuziazëm, por kurioziteti është i madh. Pyetje të shumta ksihte edhe për “Didin”, një nga personazhet me më shumë ndikim në serial edhe pse ishte në rol negativ.

Aktorja që luan Didin është Arta Muçaj e cila ka lënë edhe një LIKE në postimin e aktorit. Nuk dihet nëse kjo është një konfirmim nga ana e saj se do të jetë sërish pjesë e serialit apo thjesht një pëlqim për kolegun.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.

Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” nis rrugëtimin e përvitshëm…

Në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio u zhvillua ceremonia e çeljes së Kolonisë Ndërkombëtare të Pikturës “Ditët e Mios” 2022. Artistë nga Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia si dhe artistë korçarë do të jenë këtë vit pjesë e kolonisë, duke hedhur në telajot e tyre magjinë e vjeshtës në Korçë dhe rrethinat e saj.

Si çdo vit një nga veprat e tyre realizuar gjatë ditëve të kolonisë do i dhurohet Galerisë së Artit “Guri Madhi”, në Korçë.

Kolonia “Ditët e Mios” do të vazhdojë deri më datë 28 tetor. Ky aktivitet është bërë traditë tashmë. Që prej vitit 2007, cdo fund tetori, në Korçë, zhvillohet kjo mbledhje artistësh nga vende të ndryshme, në nder të Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, emrin e të cilit e mban edhe Qendra kulturore e Korçës. Ditën e fundit të Kolonisë, zhvillohet ekspozita me punimet e të gjithë piktorëve pjesëmarrës.

Vangjush Mio njihet si impresionisti i parë në Shqipëri. Peizazhet e tij, të frymëzuara nga Korça e Pogradeci, janë vlerësuar maksimalisht nga kritika. Njëkohësisht ai ka qenë brilant edhe në realizimin e portreteve si dhe në skenografitë e kryera për teatrin e Korçës. / atsh

“E dua këtë vend”/ Jim Belushi kthehet në atdhe dhe pozon nga Sheshi Skënderbej (Foto)

Ashtu siç kishte premtuar, Jim Belushi ka ardhur në Tiranë. Ka qenë vetë aktori me origjinë shqiptare që ka bërë me dije lajmin teksa ka ndarë disa momente në rrjete sociale. Në Instagram, aktori ka publikuar dy fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkruar: “Në rrugë”. Në foto, ai mban një puro në dorë dhe është ulur pranë një dyqani perimesh. Ndërkohë në një tjetër foto nga sheshi “Skënderbej” me mikun e tij, aktori është shprehur: “Chris dhe unë e duam këtë vend!” Jim është ndër aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses ndërkombëtar.

Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago, ndërsa origjinën e tij e ka Qyteza e Devollit ,ndërsa e ka përmendur gjithmonë me krenari.

Jim njihet më së shumti për rolin në serialin “According to Jim” ndërsa role të tjera televizive përfshijnë “Saturday Night Live” (1983–1985), “Total Security” (1997), and “Twin Peaks” (2017). Belushi është shfaqur gjithashtu në shumë filma si “Thief”, “The Man With One Red Shoe”, “The Wild” etj.


Rijetëzohet shtëpia e Vangjush Mios…

Shtëpia e Vangjush Mios në Korçë është duke u rijetëzuar. Një restaurim i plotë ka nisur nga familja me ndihmën e institucioneve të shtetit, për t’ia rikthyer shtëpisë madhështinë e nevojshme. Tanimë në shtëpi do të ekspozohen për herë të parë për publikun piktura dhe sende personale të Vangjush Mios. E bija e Vangjush Mio, Kozeta thotë se kur ajo të hapet për publikun do t’i mungojnë rreth 50 vepra të babait të saj, të cilat janë vjedhur.

“50 punime janë vjedhur dhe nuk është gjetur asnjë.”

“Vendosa me sa kisha mundësi ta restauroja. Ministria e Kulturës dha lekët për çatinë. Shpenzimet e tjera i kam bërë vetë.” Do krijohen ambiente të veçanta ku do ekspozohen për herë të parë veprat nga koleksioni i familjes dhe objekte që i përkisnin piktorit. “ Synimi është që këto salla të rihapen, të ndriçohen në mënyrë të duhur që të ekspozohen punët e piktorit Vangjush Mio.

“Shtëpia ndër më të vjetrat në Korçë, u dëmtua nga edhe nga tërmeti por edhe nga mungesa e investimeve.

Vangjush Mio lindi në vitin 1891 dhe vdiq në vitin 1957, ndërsa ai ka marrë titullin e lartë si piktor i popullit.

“Ikona mrekullibërëse e relike të shenjta të Ballkanit” ekspozohen në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Shqipëri, organizuan dhe çelën ekspozitën, “Ikona mrekullibërëse dhe relike të shenjta nga Ballkani”. Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchil Raytchevski, ka shprehur kënaqësinë dhe admirimin e tij për Muzeun e Artit Mesjetar, që herën e parë kur e vizitoi dhe me dëshirën dhe premtimin se do të vijonte në bashkëpunime të mëtejshme artistike dhe kulturore.

Ai bëri të mundur sjelljen e kësaj ekspozite kaq të veçantë dhe një studim tepër të vlefshëm nga Instituti Sllavo-Bizantin, në Sofje, Bullgarisë, për të gjithë gadishullin Ballkanik.

Fjoralba Prifti, drejtore e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, shprehu kënaqësinë edhe në emër të stafit muzeal, për realizimin e kësaj ekspozite. Duke iu referuar këtyre ikonave mrekullibërëse, Fjoralba Prifti shtoi së ato nuk mund të rrinin më mirë se sa në një muze të mbushur me ikona dhe objekte religjioze, mrekullisht të shpëtuara.

Ajo, njëkohësisht njoftoi se ky ishte vetëm fillimi i bashkëpunimeve kulturore, të mëtejshme me një vend mik, me kultura dhe tradita të përbashkëta si Bullgaria.

Ekspozita do të jetë pjesë e ekspozitës muzeale të përhershme për dy javët në vazhdim dhe prezanton ikona mrekullibërëse dhe objekte liturgjike, të cilat u përkasin periudhave të ndryshme historike dhe rajoneve të periudhës Post-Bizantine, Bullgarisë mesjetare, Malit Athos, manastireve Bullgarë dhe Shqipërisë, e të tjera relike të shenjta nga Ballkani. /atsh

Ka ditëlindjen sot/ Ja sa vjeç bëhet aktori i madh, Reshat Arbana…

Artisti i Popullit, Reshat Arbana, feston sot 82-vjetorin e lindjes. Aktori i madh i kinematografisë shqiptare ka lindur më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë.Arbana ka interpretuar rreth 35 personazhe në filma dhe teatër. Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.

Ndërkohë ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990.

Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar. Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij. Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin Artist i Popullit.

Por përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha.

Elektrizoi “Sunny Hill /Elvana Gjata i bën surprizën e bukur të atit në koncert (Video)

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata elektrizoi publikun e “Sunny Hill” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja e njohur është e përkëdhelura e familjes dhe këtë e ka treguar gjithmonë. E kemi parë në ekran me mami Vjollcën, kurse imazhet me të atin të cilin e konsideron idhullin e saj janë më të rralla, por mbrëmë i bëri një dhuratë tepër të veçantë. Jo vetëm ajo, por edhe mijëra pjesëmarrësit e pranishëm. Diva e skenës ndaloi për pak sekonda performancën, për t’i uruar në kor babait të saj ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen Babi! Je me i shtrenjti im”,- ka shkruar këngëtarja në videon e publikuar në Instagram, ku ka marrë po ashtu urimet e ndjekësve.

Vjet Bregoviç ,sinvjet Kostandinos Argiros/ Bashkia korçë nuk ndal surprizat për Festën e birrës

Reagimi nga Bashkia Korçë:

Për herë të parë në Shqipëri, Konstantinos Argiros. Këngëtari i njohur grek, pas një turi të gjatë koncertesh në Greqi, vjen tek FESTA E BIRRËS me super hitet e tij. Rezervo datën, fto miqtë dhe eja në Korçë
Bëhu pjesë e festës më të madhe dhe më të bukur verore në Shqipëri, Festa e Birrës 2022.
🍻 2️⃣0️⃣ GUSHT
📍Terminali i Autobusëve, Korçë

Emocion dhe spektakël/ Ikona e muzikës greke Glykeria elektrizon Pogradecin(Video)


Tingujt e muzikës greke dhe këngëve shqiptare pushtuan këtë herë sheshin “Odeon” në qytetin liqenor të Pogradecit ku për rreth dy orë performoi koncert Live këngëtarja greke me famë ndërkombëtare, Glyekeria. Rikthyer pas një viti në Shqipëri me zërin e saj brilant artistja greke dhuroi emocione të bukura duke elektrizuar publikun pogradecar. “Emrin e qytetit të Pogradecit e kam dëgjuar nga im atë. Është një qytet i mrekullueshëm. Kam një lehtësi të këndoj në gjuhë të huaja dhe jam shumë e lumtur që kam mësuar të këndoj edhe në gjuhën shqipe. Është kënaqësi të këndoj këngë në shqip falë muzikantit Dasho Kurti”, tha Glyekeria.

Për organizatoren e koncertit Enkeleida Fejoz evente të tilla janë një mundësi për të zhvilluar turizmin dhe jetën kulturore të qytetit.

“Është një kënaqësi kur publiku ia di këngët këngëtares. I shërben jo vetëm turizmit , por është dhe një marrëdhënie shumë e mirë midis dy popujve duke ditur që arti dhe muzika është një nga urat lidhëze mes dy popujve edhe për trashëgimi, traditë”, u shpreh ajo.

Pas qytetit të Pogradecit këngëtarja së muzikës greke, Glykeria do të vazhdojë turin e saj të koncerteve në Vlorë dhe në Dropull.


Ikona e muzikës greke rikthehet në Shqipëri/ Më 4 gusht koncert në Dropull(Video)

Pas koncertit të mbajtur në Tiranë, ikona e muzikës greke, këngëtarja e famshme Glykeria do të rikthehet sërish në vendin tonë. Kësaj radhe koncerti do të mbahet në Dropull si një organizim i bashkisë. Vendi i përzgjedhur është te fusha sportive e fshatit Dervician ndërsa hyrja është e lirë pa qenë nevoja të blini një biletë.

Koncerti do të nisë në orën 20:00.