Erdhi një kohë që vriteshim në rradhë për një palë brekë të Korçës.Në fakt gabimi ish i qeverisë!Ajo mishin,djathin,gjalpin,vezët,vajin e ullirit…e bëri me tullon ndërsa brekët i la në shitje të lirë!Prodhonte trikotazhi i shkretë në Korçë,me tre turne prodhonte, por njerëzia s’di pse kish aq uri për brekë! Ndoshta se, edhe pse kish aq shumë uri, prap e kish për turp të quhej brekëgrisur!
Dhe ja kështu shtyheshim nëpër rradhe dhe ish fitore e madhe kur arrije të merrje një palë pa ti hequr rradha brekët që kishe veshur, nga koka!
Ja kjo rradhë në foto si në këtë kohë do ketë qënë,në mes të Prillit!Në këtë kohë dyqanet furnizoheshin më shumë që njerëzia të parakalonte para shokut Enver në tribunën e 1 Majit me flamurët e fitoreve lart e …me brekë të reja fringo!
36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, i prodhuar në vitin 1977 “Tomka dhe shokët e tij” I regjizores Xhanfize Keko ishte filmi i dytë që u përzgjodh për t’u restauruar në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center, pas filmit “Nëntori i dytë”.Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film te publiku ndërkombëtar.
Turner Classical Movies, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetoi dje në orën 21.15 një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.
PROGRAMI I KETIJ FILMI TMC e vë autoren Xhanfise Keko mes më të mirëve të historisë së kinemasë duke krijuar shtratin e sjelljes pranë audiencës botërore edhe të titujve të tjerë nga krijimtaria e saj. Përzgjedhja që ky kanal televiziv i ka bërë filmit “Tomka dhe shokët e tij” është rrjedhë logjike e udhëtimit që ka bërë filmi përgjatë gjashtë viteve të fundit që prej momentit të restaurimit të tij nga Libraria e Kongresit Amerikan në
Washington në bashkëpunim me ACP, fillimisht duke u shfaqur premierë në British Film Institute dhe Lincoln Center, duke vazhduar me turin e gjatë të shfaqjes në 11 qytete në Britaninë e Madhe si pjesë e programit “Kinemaja e fëmijërisë”, dhe më pas tributet e veçanta dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga Danish Film Institute në 2018 dhe Vienna Film Museum në 2019, duke e bërë atë autoren më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare.
14 tetor 2014 ,ndërprerja ishte paralajmëruar thuajse që para fillimit: u ndalua pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar. Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte. E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42.
Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.
Të gjithë mbeten të habitur e të heshtur duke shikuar çudinë që zbriste nga lartësia.
Pastaj një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.
Pas kësaj, topi u “harrua” dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbriten spektatorët serbë të cilët sulmuan lojtarët shqiptarë.
Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares e braktisen duke kërkuar shpëtim në dhomat e zhveshjes.Pjestarët e sigurimit, në vend qe të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige .
Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja. Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 mëngjesit u kthyen në Tiranë.Zhvillimi ndeshjes së ndërprerë Serbi – Shqipëri pastaj vazhdoi në tryezat politike.Batutat dhe fjalët lakonike thuheshin anglisht e shqip e serbisht me cinizëm por edhe me maturi.
Dhe këtu përfundoi “pjesa e parë” politike për ta vazhduar pjesa e dytë sportive e ndeshjes: Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi më 24 tetor 2014 që ndeshjen e ndërprerë ta regjistrojnë në favor të Serbisë, derisa dy kombëtaret të dënoheshin me nga 100 mijë euro, Serbisë t’i hiqeshin dy pikë dhe dy ndeshje t’i luante pa tifozë.
Dashuria është e bukur dhe është mësuesi më i mirë në jetë, duke na dhënë një shans për të shijuar tre lloje të ndryshme të romancës.Të biesh në dashuri të lë pa frymë në çdo kuptim të fjalës. Është një përvojë magjike që na bënë të ëndërrojmë dhe krijojmë skenarët e përsosur në kokën tonë. Por, jo çdo dashuri çon në një fund të lumtur. Dashuria ndonjëherë është e dhimbshme. Na bën të qajmë dhe na mban zgjuar natën. Ne dashurohemi me tre persona gjatë jetës sonë. Secila prej këtyre romancave ndodh për një arsye.
Dashuria e parë Është e ëmbël si mjalti dhe duket si përrallë. Pafajësia e kësaj dashurie largon shqetësimet tuaja. Po, ne besojmë se kjo do të jetë dashuria më e madhe në jetën tonë. Gjithçka është e lehtë, gjithçka duket si duhet, i dashuri juaj është unik dhe bota është e bukur. Ne përpiqemi vërtet shumë për ta bërë atë të funksionojë, duke shtypur gënjeshtra të vogla dhe sjelljet e këqija. Ne e shohim atë si dashurinë e parë dhe të vetme në jetën tonë. Gjatë kësaj periudhe të jetës tuaj, ju jeni të përqendruar në mendimet e njerëzve të tjerë në vend të ndjenjave tuaja.
Dashuria e dytë Këtu vijnë ndërlikimet. Gjatë kësaj periudhe të jetës suaj, ju mësoni më shumë për veten dhe të tjerët. Ju keni një ëndërr për të ndjekur dhe tashmë keni një lloj të preferuar të partnerit. Kjo ju ndihmon të krijoni të ardhmen tuaj. Kjo dashuri dhemb. Ju dëgjoni dhe shihni gënjeshtra dhe manipulime. Ju keni dhimbje. Ndonjëherë jeni bllokuar në një marrëdhënie jo të shëndetshme, toksike dhe me shumë dramë, shkruan Ideapod, transmeton Telegrafi.
Dashuria e tretë Ju nuk mund ta shihni se po vjen. Në një milion vjet nuk do të kishit menduar se ky person do t’ju afrohej. Gjërat e paplanifikuara janë gjithmonë më të mira se çdo ndarje e planifikuar. Duket gabim, por ndihet kaq e drejtë. Është gjëja më e mirë që do të keni ndonjëherë në jetë. Përshtatet në mënyrë perfekte. Asnjë dramë, asnjë gënjeshtër, asnjë mashtrim. Ky person do t’ju dojë për atë që jeni. Edhe ti do ta duash. Dashuria nuk lëndon, dhe kjo dashuri do t’ju mësojë se si të doni në mënyrën e duhur. Çdo ditë është një bekim. Ju mësoni se si ta doni veten dhe të tjerët në një mënyrë tjetër. Ndiheni mirë dhe jeni të lumtur. /Telegrafi/
Gjithmonë kam ndjerë që jeta është më e mirë pas dyzet vjeç. E rrëfej që e kam kam konsideruar demagogji këtë deklaratë, sikur thuhej për të ngushëlluar ata që po i afoheshin moshës. Edhe sot, kam sigurinë absolute të kësaj të vërtete dhe pyes veten nëse do të ketë një ndryshim kaq të madh dhe pozitiv në një dekadë tjetër si në këtë fazë të jetës.Jeta bëhet më e lehtë, më e kollajtë, më e gjallë. Pra, shumë gjëra pushojnë së ekzistuari, ndërsa të tjerat pushojnë së qeni të rëndësishme. Revolta zhduket, ashtu si dhe ndjenjat e fajit dhe çdo keqardhje. Ajo që një herë të ka lënduar thjesht pushon së qeni. Dhe shqetësimi për opinionin e të tjerëve është diçka që nuk kalon përmes mendimeve të tua.
Dhe nuk do të ishte e drejtë të thuhej se ky transformim vjen nga asgjëja. Kjo metamorfozë vjen me të gjitha gabimet e së kaluarës, shuplakat në fytyrë, zhgënjimet, frustrimet dhe madje edhe dhembjet që transformohen në mësim, falë të tjerëve.Nëse sheh pas, do të gjesh shumë gabime. Për një kohë të shkurtër kjo gjithashtu mund të jetë shkak për t’u sikletosur, por më pas, natyrshëm kuptojmë se gjëja e gabuar ka shërbyer për të na treguar saktësisht se ku jemi: në kohën e duhur.
Marrëdhëniet janë më të mira, njerëzit rreth nesh janë ata që duan të qëndrojnë, dhe gjithashtu, ata që ne duam. Edhe ata që na kanë përjashtuar janë përjashtuar, me shumë pranim dhe pa mëri.Në këtë jetë asgjë nuk është e rastësishme, madje edhe ata që kalojnë në rrugën tonë, vetëm për një moment, kanë diçka për të na mësuar, thjesht kushtojini vëmendje. Dhe nga mosha dyzetë vjeç, ose ndoshta edhe pak më përpara, perceptimi bëhet më akut, forcohet shqisa e gjashtë dhe gjithashtu sipërfaqja shqisore.Eshtë sensacionale të mos kesh nevojë për askënd.Jo nga krenaria apo diçka e tillë, por mungesa e joshjes dhe e romancës së tepërt e të vjetër na lejon të shohim gjëra siç janë me të vërtetë. Të bëhesh selektiv nuk është demagogji, ne me të vërtetë jemi, por prej simpatisë, shoqërisë.
Miqtë bëhen një nga gjërat më të mrekullueshme që keni. Takimet me disa të mbetur pas disa dekadash dhe të gjitha afinitetet dhe historitë e viteve të jetuara së bashku. Unë besoj se kjo është një nga dhuratat më të mëdha të jetës.Puna nuk është më barrë dhe bëhet e lehtë. Në fund kuptojmë se çdo punë me të vërtetë është dinjitoze. Çdo gjë bëhet një arsye për rritjen personale. Asgjë tjetër nuk është hidhet, ashtu si në kohët e mëparshme. Marrëdhëniet familjare bëhen shumë më të mëdha. Shohim kohën që kalon në fytyrat e atyre që duam më shumë: prindërit dhe fëmijët tanë. Sa shumë na dhemb të shohim, ata që na kanë dhënë jetë, tek humbin gjallërinë.
Dhe sa krenarë ndihemi, kur shohim pasardhësit të rriten ashtu si dikur. Duke përsëritur të njëjtat gabime dhe duke zbuluar ngadalë përgjigjet e sakta, rrugën që askush nuk ta mëson: shtegun individual të secilit. Koha më në fund na mëson një perceptim të ri të jetës, dhe prej aty ndryshon gjithçka. Pesha mbi shpatullat bëhet vullneti për të jetuar, për të lundruar, për të mësuar të luajmë kitarën, për të bërë diçka që nuk e kemi bërë kurrë, për të shijuar kohën, para se të përfundojë.Nuk është frika nga vdekja, është dëshira për të jetuar jetën siç nuk e ke bërë kurrë më parë, me perceptimin e pjekur që vetëm vitet të lejojnë ta kesh.
Rinia mund të ketë bukurinë e saj, por është plot me injorancë dhe kurrë nuk do të ketë perceptimin e dikujt në të dyzetat. Dhe kjo është ajo që i ngushëllon të gjithë ata që kanë frikë të plaken. Më besoni, jeta përmirësohet shumë gjatë kohës. Edhe në qoftë se gjallëria humbet, njohuria e jetës kompenson çdo rrudhë në sy, ose kilogram shtesë. Pavarësisht sa dhimbje keni përjetuar, do të vijë koha kur do të përdorni gjithçka që keni mësuar, sigurisht në favor të vetes tuaj.Dhe përsëris këtu një frazë që nuk e kam harruar asnjëherë, e kam lexuar për herë të parë kur isha 20 vjeç dhe e mbaj përherë me vete: “Mos u shqetëso të kuptosh, të jetuarit kapërcen çdo lloj kuptimi”.
Albiona Manço, maturantja shqiptare,vlerësohet me 18.750 pikë në provimet shtetërore, duke u renditur e para në degën Informatikë të “OPA” Universiteti Ekonomik i Athinës.E ardhur nga një familje emigrantësh shqiptarë, ka thyer rekord duke u vlerësuar sipas sistemit grek 20 në Informatikë, 20 Ekonomi, 18,6 Matematikë dhe 16.4 Gjuha Greke- Letërsi, por nuk është vetëm kjo arritja e maturantes shqiptare.Albiona Manço nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private të jenë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve.Përkundrazi, Albiona ka deklaruar se “nuk pranova kurrë të shkoj në kurse private pas shkollës.
E njoh mirë veten time, e di sa kohë më duhet të përvetësoj një lëndë, koha dhe mundimi që duhet të investoj, kurset private thjesht do më privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore, që për mua janë njësoj të rëndësishme”.- thote ajo.Albiona ka dhënë kështu një ndihmë të madhe në familjen e saj emigrante, pasi në Greqi thuajse të gjitha familjet me fëmijë gjimnazistë, nëse duan të studiojnë në auditoret e larta, duhet të paguajnë shuma jashtëzakonisht të larta, në kurset pas shkollore.
Ajo thotë krenare se “çdo gjë që bëj dua të jetë perfekte, nëse nuk arrij nivelin më të lartë, askush nuk do mësojë kurrë për angazhimin tim. Ky rezultat është piedestali në të cilin ngjitesha gradualisht me ndihmën e mbështetjen e prindërve të mij, nga klasa e parë fillore. Pandemia ishte një tjetër eksperiencë e vlefshme, me telemësimet, karantinën, më dhanë kohë dhe përvojë për të ardhmen”.
Albiona, nxënëse e shkëlqyer, paralelisht ishte dhe pjesëmarrëse në çdo aktivitet shkollor, duke dalluar sidomos në shfaqjet teatrale. Mësuesit dhe drejtori i Liceut flasin me fjalët më të mira për 18-vjeçaren shqiptare që theu mitet shumëvjeçare greke.Drejtori i Liceut të Përgjithshëm Nr 2 Nea Ionia, Nikos Kokinakis, me entuziazëm e krenari thotë për Albionën
“Kishte fatkeqësinë mos të niihte drejtor tjetër në arsimin e mesëm, kisha fatin e madh të ishte nxënësja ime 3 vjet gjimnaz dhe 3 lice.Një fëmijë inteligjent, e shkathët, e dashur, aktive, penë e artë në gazetën e shkollës, sidomos reportazhet për lëndët ekzakte, fizikën, merrte pjesë në çdo aktivitet, duke kontribuar për programe mbështetëse për familjet në nevojë.
Albiona, vajza e një nëne emigrante nga Vlora, babai emigrant nga Korça, por edhe fëmija ynë këtu në Nea Ionia, një familje që përveç problemeve ekonomike, përballej me problemet e vështirësitë e integrimit, sot na ka bërë të gjithëve të lumtur, e ka shumë akoma për të ofruar.
Urime e suksese për Albionën dhe prindërit e saj të mrekullueshëm, janë shumë pak, meritojnë shumë, shumë më tepër”- ka përfunduar drejtori i shkollës së Albionës. Me superlativa, fjalë plot dashuri e urime të përzemërta kanë folur edhe mësuesit e lëndëve të Informatikës, Ekonomisë e Filologjisë së Albiona Manço, tepër të emocionuara për suksesin e nxënëses së shkëlqyer nga Shqipëria, që ka mahnitur mbarë opinionin publik në Greqi.Albiona është fëmijë i vetëm, prindërit erdhën në Greqi dhe e lindën këtu. Në fillore ishte e vetmja nxënëse e huaj dhe për këtë thotë “disa herë ndjehesha e huaj, ndryshe, nuk ishte e lehtë si fëmijë emigrantësh, duke u rritur, në gjimnaz e lice u qetësova se kishte dhe fëmijë të tjerë të huaj. Si përfundim, diskriminimi sado i kufizuar që përjetova, më forcoi, më bëri më të përgatitur e të matur”.
Sot bëhen 23 vjet nga vdekja e Dianës, por “Princesha e popullit”, vazhdon të admirohet dhe të ngjallë kureshtje të madhe edhe në ditët tona.Vdekja e saj është rrethuar me mister e teori konspirative.Tani, ish-sekretari i saj privat i sigurisë, Patrick Jephson, ka rrëfyer se Lady Diana ishte e frikësuar për jetën, dhe për këtë arsye, mbante një frigorifer të mbushur me rezervat e veta të gjakut.
Ajo, sipas tij, druhej se do të sulmohej, ndaj i mbante rezervat me vete.”Perveç kesaj, secili prej nesh ishte testuar, kështu që mjekët e dinin se kush mund t’i jepte gjak nëse ajo do kishte nevojë”, është shprehur Jephson.
Princesha e Wellsit ndërroi jetë pas një aksidenti fatal me makinë 31 gushtin e vitit 1997.
Thuhet se ajo ishte me të dashurin e saj “sekret” kur u aksidentua dhe po përpiqej t’iu shmangej paparacëve, që donin ta fotografonin.
Dhërmiu, ai i vërteti. Fshati që piqet në diell kot gjithë ditën dhe vizitohet nga vetëm 1% e atyre që frekuentojnë plazhet poshtë. Me pak përjashtime, kjo perlë e arkitekturës së Bregut që duhet të gëlonte e të kërciste nga çmimet si Santorini, fle gjumë nën rrezet përvëluese.Sivjet shkretia ndihet më shumë prej mungesës së turistëve të huaj, të cilët kishin filluar ta vizitonin dendur.
Po si do të duhet të ishte pozicionuar Dhërmiu që të kishte përveç bukurisë së pashoqe, edhe një identitet të spikatur turistik? Me pak gjëra por që të kishin “vulën” e tij.
Turistët e parë mund t’i priste poshtë një kafe-librari “Te Petrua”, ku të ishin vendosur nëpër rafte të gjitha librat e birit të bregut. Në krah të saj një agjenci turistike “Kapedan Gjonbaba tours”, ku ata pak djem të mbetur të zonës të merrnin turistët e t’i shëtisnin skutave të bregut, në kërkim të aventurave të Gjonbabës, Gjonbirit e Gjonnipit.
Anipse shumë agjenci të tjera do t’i bënin konkurrencë, ajo do të kishte përparësi për shkak të historisë.
Pastaj, një restorant me gatimet e zonës e jo vetëm të detit, që të quhej “Shpella e piratëve” e që në menu të përfshiheshin me emra të gjitha episodet e librit që shenjoi aventurat e fëmijërisë tonë.
Nëse doni të kuptoni se si funksionon shoqëria shqiptare, mos u gënjeni nga ekranet, ku analistët bëjnë skanerin e politikës dhe ku vipat na tregojnë “la bella vita”. Mjafton të shkoni një ditë në Dhërmi, jo për të bërë plazh po për t’i marrë plazhet me radhë dhe do të keni një pasqyrë të qartë të përditshmërisë tonë.
Gjen aty nga të gjitha; zhulin deri në gju dhe luksin që feks nga larg me prepotencën e vet tipike, resorte të tipit “luxury & Spa” ku vetëm një masazh relaksi kushton 100 € dhe fast food-e ku gocat shkojnë me terezi e fshehurazi, që të mos i shohin shoqet, plazhe me çadrat me dantella, në të cilat gocat e fast food-eve lënë gjysmën e rrogës dhe plazhe me shezllone të prishura ku të thyhet arrshi i qafës, parkingje private ku futesh falas por vetëm po hëngre drekë aty dhe parkingje-cepa rruge ku punërori të sheh nga koka te këmbët si roje spitali,
të nxjerr koston sa të vlen lëkura dhe e vë çmimin sipas vlerës që të ka dhënë, ka dyqane ku një ujë kushton 300 lekë por edhe shitës ambulantë, që rrushin e importit ta shesin për rrush vendi, restorante “gourmet” ku një pjatë me tre karkaleca kushton 30€ por edhe zgarë sallamerish, ku me 30€ ha gjithë familja.
Dhoma që kushtojnë 300 € por mund të flesh edhe në çadër. Ka staf që të shërben me korrektësi por ka edhe pehlivanë që me shpresën se nuk do shikosh faturën, ta hedhin me ndonjë njëzeçe. Ka plazhiste që lahen me pupa deti prej gurëve por ka edhe pjeshka që nuk i heqin takat 15 ponds në asnjë çast të ditës.Por ajo që ulërin më shumë në Dhërmi janë plehrat. Ato i gjen kudo; në rrugë, në plazh, pranë shezllonit tënd, pas kurrizit tënd të futura nëpër gropa shkëmbinjsh, para resorteve luksoze ku janë bërë kapicë, nëpër qoshet e çdo parkingu, në çdo rrënjë peme, nëpër ullishta, madje edhe brenda në det, ku u bëjnë shoqëri peshqve.
Plehrat i bashkojnë në harmoni të plotë të gjitha shtresat; të pasurit vanitozë, që rrudhin buzët sapo dalin nga resorti por që plehrat e tyre i fluturojnë nga dritarja e makinës, të varfrit që duan me çdo kusht të vijnë në Dhërmi edhe pse nuk është për xhepin e tyre, bizneset që prej nevojës së “vjeljes” ç’është e mundur nga gushti, nuk kanë kohë dhe i hedhin të gjitha aty afër, hallexhinjtë që shesin,
shitësit ambulantë dhe plazhistët, që kur largohen, lenë pas skena të vërteta krimi e në fund edhe punojësit e pushtetit lokal, që lekët e plazheve i morën paradhënie por dy kosha më shumë nuk i vunë dhe e kanë lënë gjithë plazhin në mëshirën e ndërgjegjes së munguar të kësaj lukunie që përmenda më sipër.
Dhe për ta mbyllur, ashtu siç thoshte personazhi i Ndriçim Xhepës në një nga filmat e Socrealizmit, Dhërmiu është pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopak ndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar.
Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të zonjës Ana. Ajo në studio tregoi se para 23 vitesh është larguar nga shtëpia me personin që sot është bashkëshorti i saj.Në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç dhe familja nuk e pranoi lidhjen e tyre sepse ajo ishte e vogël, por edhe sepse familja e djalit jetonte në fshat. Për shkak se asnjë përpjekje e tyre për pranimin e lidhjes nga ana e familjes nuk po realizohej, ata morën vendimin që të largoheshin së bashku.
Ana tregon se nuk ka qenë aspak e thjeshtë, por për hir të dashurisë që kishin për njëri tjetrin morën vendimin e guximshëm, pa e ditur se çfarë do të ndodhte.Sot ajo i kërkon falje familjes së saj për gjithë dhimbjen që iu ka shkaktuar në atë periudhë.
Ardit Gjebrea: Motivi që ju ka sjellë këtu është?
Ana: Është një histori e imja, domethënë me dashurinë e jetës time. Një dashuri pak e trishtë për ta thënë edhe pas 23 vitesh, se unë 23 vite martesë kam. Unë në moshën 16 vjeçare njoha një djalë, ai ishte shok me çunin e xhaxhait tim. Vinte tek xhaxhai im, aty u njohëm edhe familja ime nuk ishte dakord.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Ana: Arsyeja ishte se njëherë isha e vogël 16 vjeç dhe pastaj e dyta, familja e atij djalit jetonte në fshat dhe kisha dhe 1 vit e gjysmë që kisha humbur dhe babin tim dhe për nënën ishte shumë e vështirë që të vendoste që unë të shkoja përsëri në fshat. Unë e doja atë djalin dhe ai më donte, bënte kërkesë tek familja ime, por e njëjta përgjigje ishte, domethënë gjithmonë thoshte që nuk mundem, nuk të lejoj dot që të ikësh përsëri në fshat. E vendosëm bashkë me bashkëshortin që do iknim diku, ku të mundeshim bashkë. Edhe ishtë Nëntor ’97, ku vendosëm të takoheshim për të biseduar çfarë do bënim.
Edhe mbasdite nga ora 5 shkoj për ta takuar. Në momentin kur po shkoja takova vëllain e madh që po vinte lart për tek shtëpia. Tha ku po shkon, i thashë po shkoj të mbush pak ujë, se kisha marrë dhe dy bidona me vete. Kur shkoj poshtë i dashuri im, bashkëshorti im kishte sjellë makinën. Edhe kur u afrova tek makina të them të drejtën diçka m’u ftoh këtu, sa nuk e di, m’u shemb gjithë bota për momentin. Por isha midis dy zgjedhjeve, ose të largohesha me atë djalin ose të kthehesha në shtëpi dhe ta harroja atë.
Ardit Gjebrea: Ai çfarë të tha?
Ana: Ai kur u afrova tek makina më tha që nëse je e bindur futu në makinë, nëse jo… unë këtë zgjidhje kam, nuk kam rrugë tjetër. Ok thashë. U afrova tek makina, me shumë dhimbje me thënë të drejtën hyra në makinë. Nuk e dija se ku do të përfundoja.
Ardit Gjebrea: Po ku shkuat?
Ana: Tek tezja e bashkëshortit që e kam thirrur sot. Ajo më tha a je e vendosur që do të rrish të jetosh me këtë djalin? Po i thashë ku të jetoj ky do të jetoj edhe unë, në fshat në fshat, me një kasolle me një kasolle. Ok tha. Sonte nuk do të rrini tek shtëpia ime, se ne kemi një dasëm, kishin dasëm nga fisi i burrit. Ne kemi frikë, se ishin aq të nxehur gjakrat sa mund të ndodhte dhe hataja për mua dhe atë.
Ardit Gjebrea: Po pse ishin gjakrat e nxehur?
Ana: Gjithë problemi ishte pse të na e bëjnë këta këtë punë neve. Nuk është e arsyeshme që ne të shkonim në atë pikë, por nuk kishim rrugë tjetër, në atë kohë më dukej sikur… Për vendimin që kam marrë nuk jam e pishmanit fare për bashkëshortin, por dhimbja që ju kam shkaktuar atyre, më bën të mendohem disa herë. Ju kërkoj falje motrave dhe vëllezërve./tvklan.al
Memorie.al publikon dy reportazhe të rralla dhe panjohura për manastirin e famshëm të Shën Naumit, të botuara në vitin 1942 në revistën e përmuajshme “Drini”, që nxirrte Enti Kombëtar i Turizmit në Shqipërinë e asaj kohe. Si e përshkruan studiuesi italian i historisë, Roberto Lafranceska, vizitën në atë objekt kulti ku ai mbeti i mahnitur dhe reportazhi i prof. Petraq Pepo, një nga njohësit më të mirë të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në periudhën e Monarkisë. Befasia e gazetarit italian për veshjet e kostumet popullore që shikonte aty, ku ai u mahnit për atë të fshatit Dardhë, ku midis të tjerash shkruan: “Ndërmjet gjithë këtyne veshjeve me dëndësin ma të madhe u dukën gratë e bukura të Dardhës.
Dardha asht nji katund i vogël e malor i Shqipnis së jugut. I dallojshim menjëherë në gjith at grumbull veshjesh të shumta. Që të gjitha të bukura e madhështisht të veshura e të denja me u quejt princesha. Njena prej tyne kishte edhe një çupkë të vogël e lesh-verdhë si ari, me sy të kaltër si të gjetun në fundin e oqeaneve të pafund, e veshun dhe ajo me kostumin e bukur të katundit”.
Nga Dashnor Kaloçi
Ndërsa ke lënë pas kthesat gjarpëruese të Qafë Thanës dhe befas përpara syve si në magji të shfaqet me një bukuri përrallore sipërfaqja e kristaltë e liqenit të Pogradecit, në të majtë të rrugës, rrëzë një kodrine, duken disa shtëpia të vogla të cilat janë të vendosura deri mbi buzën e ujit mbi liqen. Ai është fshati Lin. Jo shumë larg prej atij fshati, banorët e të cilit janë të njohur më së shumti si peshkatarë të zot, në një rrip toke fare pranë bregut të liqenit, ndodhet manastiri i famshëm i Shën Naumit. I cili ka qenë dhe mbetet një objekt kulti nga më të frekuentuarit jo vetëm prej shqiptarëve, por edhe pothuaj prej pjesës më të madhe të popujve të Ballkanit jugor.
Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga dy reportazhe të botuara në vitin 1942 në revistën e përmuajshme “Drini”, që nxirrte asokohe Enti Kombëtar i Turizmit në Shqipëri, të cilat kanë për autorë, studiuesin italian të historisë, Roberto Lafranceska dhe profesorin e famshëm me origjinë nga qyteti i Korçës, Petraq Pepo, një nga njohësit më të mirë të trashëgimisë kulturore në Shqipërinë e atyre viteve. Në të dy këto reportazhe, të cilat më së shumti janë shkrime studimore për historinë e atij objekti të famshëm kulti, nxirret në pah edhe frekuentimi i tij i madh nga turistët dhe besimtarët e shumtë shqiptarë.
Por koha kur besimtarët dhe turistët shqiptarë dyndeshin mbi atë manastir, tashmë i përket së shkuarës dhe ajo gjë ka mbetur vetëm në kujtesën popullore, pasi që nga viti 1943, ai vënd ndodhet jashtë kufijve politikë të shtetit tonë. Sidoqoftë, këta dy reportazhe të cilat po i publikojmë të plota dhe pa asnjë ndryshim, i bëjnë një retrospektivë asaj periudhe kohe, e cila që për 45 vite me radhë i’u është mohuar me pa të drejtë shqiptarëve të atdheut amë.
Shkrimi i Roberto Lafrancesko në revistën “Drini”: Manastiri mbi liqen
Në skajin jugor të liqenit të Pogradecit gjindet një manastir. Në Shqipni e njofin të gjithë, edhe ai që vjen për të parën erë merr lajmin e qenies së një manastiri; a shkon në Pogradec? Ka për të pa një manastir, manastirin e Shën Naumit! Kështu ju pyesin dhe ju përgjigjen. E mbasi kalohet brryli i parë i Qafës së Thanës, prej së largeti duket sipërfaqja kristalin e liqenit e shikimi ndalohet me një herë përballë një bishti mali, ku janë vendosur shtëpijat e vogla të katundit të bukur e me një emën tingëllueshëm: Lin, katund peshkatarësh. E rreth bregut të liqenit shëtit deri sa takon manastirin e Shën Naumit.
Manastiri asht pak larg por megjithatë e shifni shumë shpejt qe prej atij çasti ai bahet qëndër shëtitjeje e pelegrinazh turistik me plot arsye të drejta. Një prej ditëve të prandverës u gjinda në liqen. Në atë prandverë shqiptare që asht mallëngjimi i ngjyrave të të shumta të natyrës. Mbas një udhëtimi të shkurtër u ndodha në qytetin e Pogradecit të mbuluem me gjelbërime, me shtëpija të hijshme. Por qëllimi ishte manastiri; e me maqinë gjithnjë vazhdova udhëtimin përtej shtëpijave të Pogradecit. Për një pjesë rruge, të pengueme nga gjelbërima e shpeshtë e humbën pamjen e manastirit, si nuse e re që mshehet nën velin e saj nga turpi.
E përpara nesh nuk zbret tjetër veçse rruga e vetme e popullueme në dy anët e saj me buaj bullica të zhytun deri në fyt në baltë. Shpejt arritëm në kodrinat që i kalojmë shpejt e shpejt njena mbas tjetrës deri në brrylet e fundit prej ku si për mrekulli na duel përpara manastiri i Shën Naumit, që i kthehesh pa prit shikimit të fantazis s’onë.
“Grumbuj vizitorësh në ditën e Shenjtit”
Nji mik shqiptar na shoqnonte ato ditë, e na të dy mbetëm gjithë ditën aty; e manastiri gjith vitin mbet i pabanueshëm tue përjashtue ditën e festës së shenjtit që vizitohet prej grumbuj e grumbuj vizitorësh. Hymja kryesore asht prej bronzi, mu në mes të oborrit, i rrethuem nga ndërtesat e manastirit të caktuam për strehimin e miqve që e vizitojnë nji herë në vit, ashtu ndërtesa e vorrit të shenjtit. Asht nji ndërtesë e vogël në stilin bizantin e prarueme nga dielli dhe e randueme nga koha. Në të, pushojnë eshtrat e të shenjtit qysh prej dhjetë shekujsh, mbas lodhjeve të shumta të shëtitjeve të shenjta fetare, mbasi predikoi për një kohë të gjatë në të gjithë Ballkanin fen e Krishtit. Qysh prej shekujve, fytyrat e të shenjtëve të tjerë ruejn varrin e tij. E në këto faqe muresh asht shpirti i vërtetë i manastirit, asht qendra ku konvergojnë mija e mija peligrinësh nga të gjitha anët e Shqipnisë. Ma pleqtë do t’u flasin mbi kët pelegrinazh të kryem nga etnit e tyne. Nji katundar plak më tregoi vizitat që i ka ba manastirit në rinin e tij, përpara se të emigronte në Rumani. “Hajdutët-zotni më thonte-nuk sulmojshin kurrë peligrinët që shkojshin e vijshin nga i shenjti, gratë t’ona udhëtojshin pa frikë, ditë e natë, pa asnjë frigë sepse ata i respektojshin”.
E si gjithmonë edhe sivjet të gjithë shqiptarët nga të katër anët e Shqipnis vrapuen për me e nderue të shenjtin për ditën e tij, nderim që shpërthej në nji festë me karakter kombëtar. I gjithë manastiri u shpirtnue, u gjallnue. Nga malet, nga fushat, nga katundet, nga qytetet, nga kishat, nga xhamijat, shqipot vrapuen tek Shën Naumi, me të gjitha mjetet e lëvizjes, me makina, me qerret, me barkat karakteristike, në shpinë të mushkave e deri në këmbë, në vargje të pa mbarueshme ecshin njerëzit e kërrusun nga pesha e dhuratat që i çojshin të shenjtit, i pasuni dhe i vobekti. E në pak kohë u shumzuen, u ba një lumë njerëzish që shpertheu nga oborri deri në kodrën e vogël ku pushojnë eshtrat e shenjtit. Veshjet e gjallnueme e shumë ngjyrshe të krahinave të ndryshme i jepshin një harmoni të posaçme ngjyrave të hijshme të natyrës.
“Kostumet e grave të Dardhës, si tonat në Val d’Aosta”
I pakufizuem numri i lojnave të veshjeve prej grave shqiptare të rretheve deri tek arxheshat elastike e me sy të bukur, ishte një varg ngjyrash e veshjesh i mrekullueshëm. Ndërmjet gjithë këtyne veshjeve me dëndësin ma të madhe u dukën gratë e bukura të Dardhës. Dardha asht nji katund i vogël e malor i Shqipnis së jugut. I dallojshim menjëherë në gjith at grumbull veshjesh të shumta. Që të gjitha të bukura e madhështisht të veshura e të denja me u quejt princesha. Njena prej tyne kishte edhe një çupkë të vogël e lesh-verdhë si ari, me sy të kaltër si të gjetun në fundin e oqeaneve të pafund, e veshun dhe ajo me kostumin e bukur të katundit.
Një veshje pëlhure ku e kuqja e të zezat e punuese me ar, mbi të, vargje t’argjenda zbukurofshin pamjen. Flokët e të gjithave, të tërhequna nga mbrapa ishin të mbledhuna në një facoletë të zëzë në formë të njajtë me ato të grave tona të Val d’Aostas. Me një elegancë e hijeshi të veshuna, me krehje dhe të hijshme edhe në lëvizjet më të vogla gratë dardhake përfaqësojshin aristokracinë e festës, e në asnjenën prej tyre nuk do të mundnin me dallue edhe tue vrejtun me orë, as ma të voglën mungesë.
“Vallet e bukura karakteristike të dardhareve”
Në pyllin e vogël, në bregun e pellgut, gra e burra vallzojshin. Nga qëndrimi i tyne njeriu kishte përshtypje se ishin tue krye një funksion fetar. Në kambë, të kapuna njena me tjetrën, në rreth, lëviznin dal nga dalë trupin tue shoqnuem herë mbas here me shuplaka. Dalë nga dalë ritmi i orkestrës së vogël vinte tue u pakësue e lëvizjet e valles u dallojshin aq ma tepër, e atëhere ato u dukshin se sa më elegancë e hijeshi u kryejshin. Për gjithë kohën e valles, shprehja e pjestarëve të valles nuk kishte ndryshue me at kthjelltësi që të bante me mendue se ishte fjala për një ceremoni të naltë. E në mes të gjithë atyne njerzëve, nji pyetje na vinte ndër mend?
Pse të gjithë vrapojnë në këtë vend? A asht vetëm flaka mistike dhe besimi i të gjithë atyne njerzvet që i shtyn me ardhë prej sa e sa vëndeve të largëta shpesh edhe tue u lodhë e tue ba sakrifica? Shqiptarët kanë ruejtun gjithmonë besimin e tyne kundrejt të shenjtit edhe historija që ka nga kjo pikë e tokës shqiptare nji nga rivendikimet kombëtare ma delikate, ia kishin hequn Shqipnisë zotnimin e manastirit, e gjithmonë kanë ardhur njëherë në vit, me i kërkue të shenjtit shërimin e sëmundjevet të tyne shpirtnore e trupore.
Por si i tha ma përpara, asht nji ndiesi tjetër që shtyen që gjith ajo masë njerëzish të çohet prej krahinavet të ndryshme të Shqipnis për me ardhë dhe me u gjunjëzue para vorrit të shenjtit. Shqiptarët e duen manastirin dhe vendet që e rrethojnë e i bijnë dhurata; edhe ajrit, diellit, gjelbërimës, qetsis dhe bukuris së kësaj pjese të mrekullueshme të tokës së tyne. Mbas dhuratës që i bahet të shenjtit, shpërndahen rreth e përqark tue u kënaq me bukuritë natyrale.
E festa e Shën Naumit përveç manifestimit fetar, asht nji rizotërim i kësaj toke, nji kthim i atdheut që shqiptarët kurrë nuk e kanë harrue edhe në ditët ma të zeza të robnis. E ata e ndjejnë vehten aq të lidhun me të sepse për histori dhe traditë ajo pjesë dheu i përket Shqipnis e shqiptarëvet.
Prof. Petraq Pepo: Shqipërija piktoreske, Shën Naumi
Toka e bukur e Shqipërisë, në kohët e vjetra dhe n’ato të reja ka qenë një urë kalimi, ku kryqëzoheshin qytetërimet të grekëve, të romakëve, të bizantëve, ku fetë e reja kan hy dhe kanë kaluar me lehtësi; në këtë mnëyrë një pjesë e popullit të këtij vendi, ka përqafuar që në shekujt e parë fenë e re, Krishtërizimin, e cila ka lënë faltore me vlerë të madhe. Një nga këto faltore të dëgjuara të Shqipërisë dhe të gjithë siujdhesës ballkanike, është Manastiri i Shën Naumit. Të gjithë duhet ta njohin këtë vënt të shenjtë, duhet të vemë t’a vështrojmë se kështu do të kënaqemi me forcën e thellë të bukurisë së vendit dhe me forcën e fuqishme të artit dhe faltores. Nga Tirana, për të vajtur në vëndin e Shënjtë duhet ecur 152 kilometra; natyra, që kurorëzon këtë rrugë, është aq madhështore, sa frymëzon thesarin e fantazisë poetike, se turisti me hov në shpirt do të kalojë përmes maleve të lartër me lisa të gjatë, përmes luginave të qeshura me lumenj të kulluarë, përmesa fushave të vogla me shumë lule.
Turisti do të niset nga Tirana, do të kalojë qafën e Krabës (lartësia 586 metra), dhe mbasi do të bëjë 55 km. do të arrijë n’Elbasan; ky qytet, që është ndërtuar atje ku ka qenë Scampa e moçme, ka xhami të vjetra, ka kishën karakteristike të Shën Marisë me një ikonostas fort të bukur, ka kalanë që është ndërtuar në kohën e Sulltan Mehmetit të II-të, kundërshtarit më të rreptë të Skënderbeut.
“Elbasan-Pogradec-Shën Naum, 97 km”.
Duke lënë vëndin e lindjes së Kristoforidhit, turisti kalon 90 km. përmes luginave t’ëmbla, të cilat përçajnë grumbullin e maleve të Shqipërisë qendrore, udhëtari i ndritur, me gaz në shpirt, i frymëzuar nga natyra e egër plot madhështi, nga blegërimet gazmore të shqerave, arrin në Pogradec me këngë në gojë të të madhit Naim:
“Çuka kodra, brinja gërxhe dhe pylle të gjelbëruar,
Do këndonj bagëtinë, që mbani ju dhe ushqeni,
O vëndthit e bekuar, ju mëndjen m’a dëfreni”.
Pogradeci, qytet i vogël prej afro 3000 banorësh, ndodhet 693 metra mbi sipërfaqen e detit, i ndërtuar mbi sipërfaqen e liqenit t’Ohrit, i paisur me një ranishte të bukur, i kurorëzuar me male e me kodra të gjelbëruara, Pogradeci paraqet një pamje të veçantë, plot gëzim dhe plot jetë; ajëri i pastër dhe uji i ftohtë i këtij qyteti tërheqës, janë kënduar prej poetëve:
“Kroj i Pogradecit, ujë i kulluar
Sa mburon nga dalë duke mërmëruar”.
Pogradeci që është i pasur me bujtina të mira (Starova, Mbretëror, Savoia), me dekore të pastërta, me shtëpi te reja, turistit ja bën jetën të këndëshme, se këtu gjen dy të mirat; më një anë ujët e pastër të liqenit, mbë’anë tjetër të tërheq si me magji mali me lisa të gjatë.
“Legjenda e pikturës mbi portën kryesore”
Sikundër gjithë manastirët ortodoksë, ashtu dhe ky manastir, është i rrethuar me mure të lartë dhe të fortë. Turisti i ndritur, do të vështrojë mbi portën kryesore një pikturë, e cila paraqet një fushë ku një bujk liron arën duke pasur nën zgjedhë më një anë një ka, dhe m’anë tjetër një ari. Kjo pikturë shpjegohet me anën e kësaj legjende:
Thuhet se: në kohën kur rronte njeriu i drejtë Naumi, një ari zbriti nga Mal’i Thatë, hëngri një ka që shërbente për të lëruar arën e Kishës; atëhere shenjti i drejtohet ariut, i heq vërejtjen dhe e qorton kaq bukur sa ariu pendohet, unj kryet dhe hyn vetë nën zgjedhë duke zënë vëndin dhe duke sjellë shërbimin e kaut të mjerë. Siç kalon nga porta e madhe, hyn në oborr ku ndodhet një shatërvan dhe ku është ngritur në një mënyrë të bukur dhe plot madhështi kisha e manastirit. Çdo manastir ortodoks ka kishën e tij në mes t’oborrit. Duke u bazuar në arkitekturën e kësa kishe, në materialin që është përdorur për ndërtimin, si dhe në disa afreska, jemi të mëndimit se kjo faltore është ngritur pas shekullit të X-të, d.m.th. hyn në grupin e atyre faltoreve ortodokse të Shqipërisë të ndërtuara para shekullit të XIV-të të cilat paraqitin stilin e bukur bizantin por me ndikim serb. bullgar, rumun, nga ndonjëherë dhe rus. Sikundër shumë kisha të tjera ashtu dhe faltorja e Shën Naumit përbehet prej një parakishe (artheks), prej kishës kryesore dhe prej hierores. Kisha kryesore ka një kube shumë të thellë dhe parakisha një kube të zbukuruar me afresjka fetare. Brenda në artheks ndodhen dy kollona, të cilat duhen të jenë të mbetura nga ndërtimi i kishës më të vjetër. Në jug, në të djathtë të artheksit, ndodhet varri i Shën Naumit;përgjithësisht mbi këtë varr peligrinët bëjnë lutje dhe japin dhurata të çmuara.
Rreth mureve ku ndodhet varri, ka afreska të ndryshme fetare, sidomos një pjesë e tyre paraqet hollësirat e legjendësm së kaut dhe t’ariut.
Afreskat përgjithësisht, ikonat ne mureve dhe veçanërisht ato që zbukurojnë ikonostasin, d.m.th. të asaj pjese që ndan hieoren nga kisha kryesore, juanë afreska dhe ikona të cilat kanë afrim të madh stili me ato të faltoreve të manastireve të Mistras, të Malit të Shenjt, të Trebizondës, të Maqedhonisë, të Serbisë, të Rusisë, gatimi i këtij arti figurativ gjatë periodës turke është punuar me frymë fetare t’ethëshme duke vënë në dukje ringjalljen e pikturës t’epokës së Paleologëve; që nga shekulli i XVI-të, artistë të cilët pikturonin faltoret ortodokse, më të shumtit kanë qenë murgjarit; këto nuku u jepnin drejtime të reja artit, ashtu si bënin kohëshokët e tyre në kombet e Perëndimit, por ndiqnin me besnikëri gjurmët t’artit t’epokës së Paleologëve.
“Ambjentet e dekoruara që përbëjnë manastirin”
Sikundër të gjitha kishat me stil bizantin, ashtu dhe faltorja e Shën Naumit si arkitekturë dhe në pikturë, paraqitet me madhështi dhe kërkon shkëlqimin e ngjyrave. Rreth e përqark kësaj kishe janë ndërtuar banesat ku qëndrojnë fetarët dhe murgjrit q’i shërbejnë Manastirit të Shenjtë; gjithashtu pjes ëtë tjera banimi shërbejnë për çlodhjen, fjetjen e udhëtarëve, e peligrinëve dhe t’atyre që me dëshirë të përmallëshme, venë të kalojnë të nxetat e verës në këtë vënd të bukur dhe të uruar. Pranë sallës së pritjes së vizitorëve, ndodhet një kapele dhe dhoma e Aleksandrit, ish Mbretit të Jugosllavisë. Në një kënt t’oborrit është ngritur hije plotë kambanorja, e cila në katin e parë është zbukuruar me një kapele të hijshme, dedikuar Shën Gjon Vladimirit; turisti këshillohet të vizitojë këtë kishë me vëmëndje;ky shenjt është shumë i dashur në Shqipërinë e Mesme;
banorët e Elbasanit dhe të malësis tregojnë për mrekullitë e këtij shenjti, të mirat që bën dita ditës; për nder të tij, 6 km. jashtë qytetit, është ngritur një manastir; në kishën e tij ndodhen lipasnat e shenjtit t’adhuruar. Afreskat që zbukurojnë kishëzën e kambanores së Shën Naumit, tregojnë në një mënyrë fetare jetën e shenjtit, martirizimin e tij. Është për të vënë re se, këto afreska paraqiten si në ngjyrat, ashtu dhe në tiparet e fytyrës, sidomos në ekspresionin e syve, një art modern sllav.
Këshillohet që turisti të ngjitet në katin më të lartër të kampanarjos ose të vejë në ballkonin e dhomës së mbretit se do të ketë parasysh një pamje të rrallë në botë që të shtije si me magji në fuqitë e thella shpirtërore; kjo pamje magji-plotë është liqeni madhështor i Ohrit i kurorëzuar nga vargmalet e rinj t’epokës së tretë të Jablaniocës, së Mokrës, të Galiçës.
“Liqeni mahnitës i Ohrit me faunë të pasur”
Ky liqen që është nga më të mbëdhenjtë e siujdhesës ballkanike ka një sipërfaqe prek 270 km. katror dhe me një thellësi prej 200 metrash. Ujrat e tij janë të kulluara si ujë mburimi; liqeni i ëmbël që shpërndan bukuri, përmban në gjirin e tij një pasuri të madhe peshqish të dorës së parë, si: lekna, kreshnica, koranë, belushka, klena etj. Ky liqen, në shumë pjesë të buzëve, ka ranishte të këndëshme. Natyra që kurorëzon Manastirin e Shën Naumit këndon shijen e jetës dhe mëndja e lodhur përtërihet në këtë çip të tokës shqiptare. Shëtitja më e afërme që do të bëjë njeriu duke dalë nga faltorja është ajazma, ujë i bekuar; këtu besimtari për besim lag ballin që ta ruajë nga çdo gjë e keqe, pi pak ujë dhe si kundër në Romë në Fontana dei Trevi, hedh një para, që kshtu Zoti t’i falë një shëtitje tjetër në këtë vënd të bekuarë. Dy hapa më tej të del përpara një liqen i vogël shum i vogël, një diamant i liqeneve dhe të poezisë vetë, që ushqehet nga mburimet e këmbëvet të Malit të Thatë; nëna e këtyre mburimeve është liqeni i Prespës, i cili ngjitet 130 metra më lart se ay i Ohrit. Guri i Malit të Thatë hyn në natyrën e shkëmbinjëve të butë gëlqerorë; ujrat e liqenit të Prespës, përshkojnë në mal dhe derdhen në formë mburimi në liqenin e vogël dhe të bukur, dhe që këtu përbëjnë në këmbët e Manastirit, fillimin e Drinit që e këndon poeti.
Profesor Pepo: Aty vinë e falen të gjithë popujt e Ballkanit, Shën Naumi adhurohet jo vetëm prej shqiptarëve
Në reportazhin e tij mbi manastirin e Shën Naumit, i cili më së shumti është dhe një shkrim studimor mbi historinë e largët dhe të afërt të atij objekti të famshëm kulti të adhuruar jo vetëm prej shqiptarëve, por pothuaj nga të gjithë popujt e Ballkanit jugor, studiuesi i historisë, profesor Petraq Pepo, ka bërë edhe një përshkrim ku tregon disa prej legjendave që janë transmetuar në breza mbi të kaluarën e atij manastiri. Lidhur me këtë, ndërmjet të tjerash ai ka shkruar: “Shën Naumi adhurohet jo vetëm prej shqiptarëve pa ndryshim feje, por edhe prej të gjithë krahut të Maqedonisë, prej gjithë popujve të siujdhesës ballkanike, Për këtë shenjt ballkanas, dëgjohen nga të gjitha anët jehona legjendash, se ku ka shpërndarë mirësinë, ku ka shëruarë të sëmurë e akoma dhe sot shëron ata që mbesojnë, ata që venë e falen mbi varrin e tij. Ata që flenë në kishën e tij. Kur Shenjti ka ditën më 3 korrik, në Manastir venë peligrinë nga të gjitha anët. Falen, gëzohen në natyrën e bukur, ja thurin këngës, valles, atëhere, përfytyrimi e shpje turistin në poezinë e mesjetës n’atë kohë kur krishterizmi jepte shenjtorë; këtu kupton edhe më mirë shekujt e kaluarë të ballkanizmës. Gjithë të mirat bashkohen dhe rrethojnë Shën Naumin, dashurija e popujve arti ballkanik, malet, pyjet, liqeni, gëzimi i peligrinëve, dhe të gjitha këto sëbashku të frymëzojnë ideale të larta, e rrëmbejnë përfytyrimin, e shpiejnë në lëmën e veprimtarisë prodhimtare, në lëmën e poezisë, në lëmën e veprës së Naimit: Bagëti e Bujqësia:
“Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë
Tek mbin lulja me gaz shumë dhe me bukuri e erë
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtoja,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam unë mënt e mija”.
Profesor Pepo: “Ja si u themelua manastiri i Shën Naumit”
Në reportazhin e tij për Manastirin e Shën Naumit të botuar në revistën e përmuajshme “Drini” që nxirrte Enti Kombëtar i Turizmit në Shqipërinë e viteve 1939-1943, profesor Petraq Pepo, ka bërë edhe një përshkrim të shkurtër mbi historinë e themelimit të atij manastiri të famshëm i cili që nga viti 1943, ndodhet jashtë kufijve politikë të Shqipërisë. Lidhur me këtë, ndërmjet të tjerash, Lafranceska shprehet:
“Nga Poradeci duke kaluar 7 km. në buzë të liqenit, arrin në Manastirin e Shën Naumit. Themelimi i këtij Manastiri të Shenjtë, humbet në mjegullat e kohës së mesme. Në gjirin e tokës shqiptare, ndodhen 71 Manastire Ortodokse, një pjesë e madhe janë ndërtuar para shekullit të XVI-të, d.m.th. gjat atyre shekujve kur në zemrën e periudhës bizantine u zhvillua një ballkanozmos, n’ato kohë kur në Shqipëri si rrjedhoje e pushtimeve të ndryshme lanë gjurmët e tyre Bulgarët, Normandët, Despotati i Epirit, Serbët, princët Shqiptarë dhe të gjithë kanë ndikimin e frymës së artit bizantin.
Këtë frymë, këto gjurma i mban me krenari dhe Manastiri i Shën Naumit. Shën Naumi, Prift, dhe kohë shoku i tij, Klementi, peshkopë të paisur me dhuratat e Shenjtit, kanë ndjekur me urtësi rrugën e Cirillit dhe të Methodhit për të zhvilluar krshterizimin nër popujt ku qëndronte akoma paganizmi.
Shën Naumi me butësi, me fjalën e ëmbël, me shembuj të mirë, me mrekullia, prandaj u bë i njojtur, prandaj e nderonin si shenjt, me këto cilësi dhe në këtë mënyrë në gjithë krahinat e Maqedonis Perendimore, zhvilloi nga tërë anët krishtërizmin dhe çduki gjurmët e fundit të fesë politeiste. Për të krishterët e këtij krahu, ndërtovi rreth vitit 1000, një faltore, të cilën ja u dedikovi Arkangjellëve. Kur mirëbërsi ndërrovi jetë, populli për mirënjohjtje, këtë kishë e ka pagëzuar me emrin e Shën Naumit”.
Aleko Prodani (1938-2006). Lindi ne Korce, me 19 maj. Kreu shkollen e mesme pedagogjike ne vitin 1956. Punoi mesues ne fshatin Moglice. Nisi te aktivizohet që ne vitin 1956, kryesisht ne qytetin e Maliqit me grupin amator te teatrit dhe te estrades.Ishte nder aktoret themelues te Estrades Profesioniste te Korces. Me vone punoi per pak kohe ne Estraden e Ushtarit, pastaj rishtazi u kthye ne trupen e Estrades se Korces dhe aty u afirmua si aktori me i shquar i saj, me nje profil te patjetersueshem artistik.
I shkathet, me fantazi, energjik, i pershtatshem ndaj rrjedhes se pritur te ngjarjeve dhe thyerjeve te veprimit skenik, po ashtu improvizues, organik dhe i atyapertyshem ne raport me partnerin, nga ana tjeter ai eshte dalluar edhe per sensing e holle te lojes, ku spikat aftesia dhe qasja e tij vetedemaskuese kundrejt personazheve.
Kishte dhunti te mira vokale si kupletist e parodist. A. Prodani ka njemendesuar qindra role ne gjinite e shkurtra te humorit, si komedia me nje akt, skeci, parodia, dialogu, monologu, pantonomia etj. Realizoi me sens te holle komik rolin e Zylo Kamberit ne nje shfaqje variete me po kete emer te Estrades se Korces, si dhe ne nje cikel televiziv.
Ka marre cmimin “Aktori me i mire” ne Festivalin e Estradave ne Gjirokaster (1978), sikurse edhe ne ate te Tiranes (1994). Krahas morise se roleve ne estrade, luajti mblesin Sofo te koemdia Nje nuse per Stasin e Teodor Lacos* dhe ne vitin 2001 realizoi me cilesi te larte rolin e Thimaqit ne komedine Zonjusha 39 vjece e Saqellarsit.
Me rolin e Dhorit ne komedine O deputet, o gjenjeshtar, e Dhimiter Psathait, ate te Kishotit ne komedine Hajdutet shkojne ne DP e Dario Fo-se, si dhe Andrean ne komedine Hipokritet te K. Papadhopulos, fitoi cmimin e “Aktorit me te mire te komedise” ne Festivalin e Aktorit “Apollon” ne Fier, perkatesisht ne vitet 2002, 2004 dhe 2005.A. Prodani eshte nje nga aktoret humoriste shqiptare me individualitetet te qarte e te paperseritshem; elegant, i paster, fin.
Ben nje loje te kulturuar, pa banalizime e vulgarizime. Shfrytezon me efikasitet te plote situaten komike ku ndodhet personazhi, duke operuar me nje pershtatshmeri aktoriale te lakmuar dhe duke e veshur sjelljen e ketij personazhi me nje mori hollesish, detajesh e gjetjesh komike te mprehta.
Vdiq ne skene me 2 maj 2006, duke interpretuar rolin e Aldos ne komedine Tre burra per nje grua te Dario Fo-se. Mbante titullin “Artist i merituar”.
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.
Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887.Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.
Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që: dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.
“Dua të kthehem në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e një 33-vjeçari i cili u ndalua dje nga një patrullë e policisë italiane ndërsa pedalonte biçikletën e tij, përgjatë autostradës A27: një skenë në prag të surreales që nuk ka kaluar pa u vënë re nga shoferët e mjeteve që njoftuan policinë.Ai rrezikohej seriozisht prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja në kohën e duhur shmangi një tragjedi të mundshme.
Autor i këtij veprimi të çmendur është një shqiptar 33-vjeçar, me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello për shkak se vuante nga problemet me ankthin shkaktuar prej izolimit të gjatë.Ai ende mbante në kyçin e dorës, byzylykun e spitalit me emrin dhe datën dhe shtrimit në spital.
Burri mori biçikletën e tij i pa pajisur me doreza dhe maskë, të cilat janë gjithashtu të detyrueshme për çdo lloj lëvizje dhe u drejtua drejt daljes së autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba.Pas njoftimit prej shoferave në autostradë, një ambulancë është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa një patrullë e nga policia e autostradës arriti tek ai në pak minuta.
33-vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirus.I pyetur nga policët për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, burri u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.Por fatkeqësisht ai duhet të presë ende gjatë për të bërë këtë gjë.
Shkrimtari Stefano Massini na tregon sesi ky virus, po ndryshon thellësisht perceptimin tonë për kohën dhe, në veçanti, për të ardhmen.
Të flasim për të ardhmen si të mirëqenë
Koronavirusi na e hoqi këtë abuzim në përdorimin e së ardhmes. Të ardhmen e kishim marrë absolutisht të mirëqenë. Përcaktuam kontrata që na lidhnin me këste për dy ose tre vjet, i rregulluam pushimet shtatë ose tetë muaj përpara, për të mos përmendur hipotekat tridhjetëvjeçare të shtëpive. E ardhmja ishte përgjithësisht një përfundim i parathënë. Tani mekanizmi ka ndaluar. Dhe ai na ka deklaruar që e ardhmja nuk është aspak e mirëqenë. Një gjë e tillë u vu në mëdyshje nga virusi.
Është një revolucion kopernikian, gjendemi në mëshirën e diçkaje që vendos për ne, kështu që na bën të ndjehemi plotësisht të privuar nga ajo e drejtë e vetes, mbi të cilën njerëzimi u orvat të nënshtrojë krijuesin. Por si? Kemi shpyllëzuar pyje, kemi nëpërkëmbur ekosistemin, kemi zhdukur specie shtazore, shkrirjen e akullnajave, kemi ndikuar në oqeane, kemi ngritur në mënyrë arbitrare ngrohjen globale të planetut me disa gradë… dhe tani të gjithë të gjunjëzuar, për të lypur mëshirën e një spërke të vogël vrastare? Po. Na pëlqen apo jo, kështu është.
Para, gjatë dhe pas
Gjithsesi, ka edhe një gjë tjetër në marrëdhënien tonë me kohën, që virusi ka futur në krizë. Ka nga ata që thonë se do të ketë një kohë para virusit dhe një kohë pas virusit. Por nuk është saktësisht kështu. Do të ketë një para, një gjatë dhe një pas. Ne nuk e pranojmë “gjatë”. Faza kalimtare, faza e paqartë, në të cilën gjithçka është pezulluar, nuk është në mentalitetin tonë të përparuar teknologjikisht. Ne mendojmë se mund të sigurojmë kohë në favorin tonë.
Për shembull, kur porosisim diçka në internet, edhe nëse nuk kemi ndonjë urgjencë, ne zgjedhim transportin e menjëhershëm. Sepse ne nuk mund ta konceptojmë një kohë pezull, pritjen, përpara se ajo që dëshirojmë të arrijë në duart tona. Këtë herë jo. Ne jemi të detyruar t’i nënshtrohemi një “gjatë”. Ne jemi duke pritur për këtë të mallkuar pik, që nuk vjen kurrë.
Çfarë do të na lërë virusi?
Kjo fazë është përtej kapacitetit tonë të kontrollit, pasi ka një mospërputhje të tmerrshme me mënyrën se si e menaxhojmë ne kohën, që është në thelb, e menjëhershme. Midis shumë gjërave që do të na lërë ky virus, ekziston edhe diçka jo aq negative: do të na japë një mësim mbi abuzimin e së ardhmes. Tani e tutje, para se të bashkojmë një folje për të ardhmen, ne do të ndalemi të mendojmë nëse po e hedhim hapin më shumë se ç’duhet. I vetmi mësim që do të mbetet, besoj, është ndërgjegjësimi drastik i ekuilibrit të vërtetë të forcës: njerëz, ne nuk kemi asgjë në dorë, ne jemi vogëlsira, mysafirë në një planet që në çdo moment mund t’i soset durimi duke na toleruar.