Category Archives: PIKANTE

“Wizz Air” sërish me probleme/ Moti i keq nuk e lejon të ulet në Rinas, pas 2 orësh në ajër pasagjerët kthehen në Brindisi

Sërish probleme në Wizz Air. Avioni i linjës Pescara-Tirana ka shfaqur probleme. Qytetarë kanë thënë për “BalkanWeb” se janë të shqetësuar pasi nga koha e keqe avioni nuk është ulur në Rinas. Pas gati dy orësh në ajër, avioni i linjës Pescara-Tirana është kthyer në Brindisi në Itali.

Ndërsa qytetarët kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë përgjigje se si do të vijojnë më tej dhe nëse do të niset apo jo sërish.

Tirana “mbushet” me vajza aziatike që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës…

Në Shqipëri dhe kryesisht në kryeqytet janë parë shpesh të huaj që kanë gjetur në vendin tonë një treg të sigurt pune. Por së fundmi është vërejtur një tjetër fenomen. Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave nga lindja që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga Libia, Taxhikistani apo Azerbaxhani por edhe Kina apo Vietnami vijnë në vendin tonë si turiste dhe marrin apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin e tyre kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro.

Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’. Ky aktivitet ra në sy të autoriteteve ku 3 nga vajzat ranë pre e grabitjes nga disa adoleshentë të cilët nën kërcënimin e thikës, u morën celularët dhe paratë.

Tre të miturit të dyshuar për vjedhje me dhunë thanë para uniformave blu se ranë në kontakt me të huajat në një faqe internet ku ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamente të marra me qira në Tiranë. Të miturit të moshave 16-17 vjeç i kontaktonin vajzat duke u hequr si klientë, e më pas kur shkonin në destinacion i grabisnin.

Para disa ditësh një incident i tillë ndodhi në rrugën ‘Dervish Hatixheja’. Komisariati nr.3 i policisë i identifikoi të miturit dhe për shkak të moshës i procedoi në gjendje të lirë. E njëjta situatë ka ndodhur javë më parë në rrugën ‘Islam Alla’ ku pre e vjedhjes ranë dy vajza nga Libia. /Top Channel

Grida Duma flet hapur: “Kam të dashur, s’kam pse ta mohoj…

Moderatorja Grida Duma ka pranuar se është në një lidhje të re. E ftuar në “Më lër të flas”, Grida që hoqi dorë nga politika për t’iu futur televizionit tha se ka një person në jetën e saj, katër vite pasi është divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina. Përballë binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, Grida Duma tha se koha që kalon me të dashurin është e pakët, por cilësore.

Pjesë nga biseda:

Romeo Veshaj: Si ia bën o Grida, a të del koha për të dashurin?

Grida Duma: Është kohë cilësore mjafton edhe me pak.

Romeo Veshaj: Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur….

Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja kam. Jo më kur kam.

Romeo Veshaj: Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.

Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.

Romeo Veshaj: A e ke atë përqafimin?

Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.

Romeo Veshaj: Tani vdiqën ëndrrat e treçerekut të shqiptarëve.

Dhurimi i pronave brenda familjes, një lajm i mirë hyn në fuqi nga viti i ardhshëm…

Nisur nga viti i ardhshëm, çdo trashëgimi apo dhurim edhe brenda lidhjes gjinore motër-vëlla përjashtohet nga tatimi prej 15 % e vlerës së pasurisë. Ligji për tatimin mbi të ardhurat këtë herë ka përcaktuar më qartë kategoritë që përjashtohen nga ky tatim, duke mos lënë më vend për abuzime.

“Ligji ka ndarë qartë kategoritë, janë marrëdhëniet brenda një familje, prindi me fëmijën, fëmijët me njëri-tjetrin”, tha Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Për herë të parë nga viti 2024 përjashtohen nga taksimi 15% edhe personat përtej brezit të parë dhe të dytë, kjo për dhurimet dhe trashëgimitë deri në vlerën e 5 milion Lekëve për pasuritë e paluajtshme dhe 1 milion Lekëve për pasuritë e luajtshme.

“Kuptohet, ligji ka vendosur edhe disa pragje të vlerave për qëllime të mosabuzimit”, tha Gjokutaj. Gjatë vitit 2022 janë paguar gati tre herë më shumë tatime në vlerë nga trashëgimitë dhe dhurimet.

Gerta Gixhari: “Te Top Channel më hoqën nga puna padrejtësisht, shefja ishte xheloze për mua…

Gerta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka treguar gjatë intervistës një rast kur e kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. Gerta tregoi se shefja ishte xheloze për të dhe ia ka thënë hapur. Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam nga ajo feministja e thekur. Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur.

Për shembull nga Top Channel unë ika sepse ajo që ishte mbi mua, kryeredaktorja u ndje xheloze dhe ma tha shumë hapur. Më tha arsyeja pse dua të ikësh Gerta nuk ka të bëjë më punën, por thjesht nuk më ecën muhabeti me ty. Unë nuk isha ajo vajza që bëja lajka, të shkoja në mëngjes t’i çoja ndonjë frut, kafe.

Ky rast ka vite, por këto janë situata që ekzistojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto njerëz që të pengojnë të ecësh përpara. Në fakt bëri shumë mirë që më hoqi se menjëherë pas kësaj unë shkova në RTSH dhe realizova ëndrrën time që ishte të kisha një program timin personal”, tregoi Gerta.

Vrenozi flet për situatën pas zgjedhjeve: “Demokratët ngelën me slims të hapur ata të bashkisë hapen b…ësh

Ilir Vrenozi është një nga personazhet më të njohur në rrjetet sociale, pasi çdo gjë e shpreh hapur dhe pa dorashka e më së shumti komenton zhvillimet politike në vend. Së fundmi Vrenozi ka publikuar nje video ku interpreton situatën ekonomike ku ndodhen Demokratët pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pas disfatës 10- vjeçare të opozitës….

Na keni lënë rrugve që nga 2013, ikni të gjithë…Demokratët ngelën me cigare të hapura diskutojnë 5 lekëshin ndërsa ata të Bashkisë hapen b…ësh thotë mes të tjerash Ilir Vrenozi….

‘E kam therrur vetë, unë punoja gjithë ditën gruaja sh…/Shqiptari pas masakrës: “E vrava dhe çupën se e ngacmonte….

45-vjeçari, i cili punonte në një furrë buke në Foggia, ka shkuar rreth orës 2, pas mesnate në shtëpinë e tij dhe atje e ka kapur ne flagrancë shtetasin italian… Shqiptari i ka bërë video viktimave dhe ka treguar arsyen se pse i ka masakruar. Sipas tij, bashkëshortja e tradhëtonte me shtetasin italian dhe ky i fundit kishte filluar t’i t’i ngacmonte dhe vajzën. Sipas mediave italiane dhe sipas asaj që dëgjohet në video, shqiptari ka dashur të vrasë edhe djalin e tij 5 vjeç, por fatmirësisht ai ka dalë menjëherë nga shtëpiapasi ka aluduar nëse ishte ose jo djali biologjik…

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca pasi fqinjët i lajmëruan si pasojë e të bërtiturave që dëgjuan. Për De Santis ishte shumë vonë ndërhyrja, ndërsa vajza 16-vjeçare ishte akoma gjallë. Ajo u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës. Ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. Policia thotë se ka sekuestruar armën e krimit, një thikë kuzhine…

Mirëmbrëma. Quhem Taulant Malaj, nga Selenica e Vlorës. A e shihni këtë këtu? Ky është italian. Gruaja ime shk***dhehet gjithë ditën, ndërkohë që unë punoja. Ja ky është. Ja fala (gruas) një herë me të parin. Ky është i dyti. Shikoje, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre. Edhe çupën, se ngacmonte edhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu. Këta janë” – thotë shqiptari duke filmuar skenën e tmerrshme.Çfarë bëre kështu?” – dëgjohet gruaja duke rënkuar, por ai i kthehet me fjalë të rënda.

Familja Malaj nga Selenica, Vlorë
Massimo De Santis, 51 vjeç
Banesa ku banonte familja Shqiptare
Pamja nga vendngjarja.
Çfarë bëre kështu?” – dëgjohet gruaja duke rënkuar, por ai i kthehet me fjalë të rënda. Pusho! Pusho k**vë e m**tit! Pusho! Të shk**dhefsha gjithë ditën! Boll k**vë! Boll, se te… Boll, se ta fala një herë! Boll, boll! Ku është djali? Shiko, i kam therur. Do t’i ther akoma” – thotë shqiptari në videon mjaft të rëndë ndërsa dëgjohen rënkimet e gruas.

‘Blerjet në fushatë’/ Gazetarja e njohur për Çiljetën: “S’ka më peshë që kur ka bërë operacion zvogëlimin e gjoksit…

Pasi u blenë nga Erion Veliaj për të bërë fushatë për të dhe për të dhënë mesazhe, që Veliaj e ka ndryshuar Tiranën, reagimi i shqiptarëve ndaj mesazheve të tyre ka qenë i qartë. Nga shifrat e rrjeteve sociale më i dëmtuari është Noizy, ku llogaria e tij në Instagram është ulur me 70 mijë ndjekës vetëm brenda 24 orëve të fundit. Ndërkaq Ermal Mamaqi ka humbur shumë nga aktiviteti i tij në rrjetet sociale, me -426 për qind të aktivitetit të tij, ndërsa gjatë gjithë javës ai e ka pasur në rënie të shpejtë.

Edhe Çiljeta, edhe pse ka më pak ndjekës në rrjetet sociale, ka pasur një rënie masive të ndjekësve dhe të aktivitetit të saj në rrjetet sociale.

Për këtë të fundit një nga më pikantet e ka bërë gazetarja Ambrozia Meta: “Mendoj që kalimi i Çiljetës te mazhoranca, në përkrahje të Veliaj, nuk ka kurrfarë peshe dhe ndikimi, tashmë që ajo ka bërë operacion për zvogëlimin e gjoksit” ka shkruar Meta në faqen e saj në Facebook.

Kishte veshur fanellën e PAOK-ut/ Shqiptari dhunon dhe bën për spital 16-vjeçarin në Selanik

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi akuzohet se ka rrahur një 16-vjeçar grek i cili kishte veshur fanellën e PAOK-ut, skuadër futbolli në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Ecclesias të Selanikut. Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shkelma dhe grushta pasi kishte veshur një fanellë me logon e skuadrës kundërshtare.

Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur. Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët

Ekspertja e punësimit: “Çobanë ,muratorë dhe bujq nga India, do i sjellim si familje që të mos arratisen…

Ekspertja e punësimit, Kumrie Zika ka treguar se për shkak të mungesës së punëtorëve në tregun e punës në Shqipëri, po punësohen çobanë, muratorë dhe bujq nga Nepali, Sri Lanka dhe India.E ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, ajo u shpreh se synojnë që punonjësit nga jashtë t’i sjellin familjarisht që të mos arratisen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Eksperte punësimi, Kumrie Zika: “Ka mungesa në bujqësi, kryesisht në bujqësi po bashkëpunoj për ti sjellë nga Nepali, Sri Lanka, në fushën e ndërtimit nga India. Jemi në hapat e parë, do e finalizojmë pas dy muajsh, do të jenë në Shqipëri. Fusha e bujqësisë është e paprekur, kërkohen punonjës, nuk arrijmë që ta mbulojmë me shqiptarë ndaj domosdoshmërish duhet të marrim të huaj. Njerëzit nga Sri Lanka janë njerëz që punojnë dhe e njohin mirë bimën, çështjen e bujqësisë dhe blegtorisë.

Nuk do i marrim nga qyteti atje për t’i sjellë në fshat këtu.

Do marrim edhe çobanë nga jashtë, por jo si individ, si familje. Kur një fermë këtu kërkon që t’i mbahet ferma nga një familje e huaj, i sjellim një familje dhe të qëndrojnë në fshat. I bën më të qëndrueshëm në Shqipëri. Kur i sjellim tek e tek arratisen në vende të Evropës, kështu që më mirë t’i sjellim si familje që mbas 2 vitesh i dërgojmë ne në Evropë, por jo të arratisen.”

Ngjela: “Gruaja me dy të dashur quhet prostitutë, burri me katër të dashura quhet donzhuan

Avokati Spartak Ngjela tregoi mbrëmjen e djeshme se si bëhet ndarja ndërmjet gjinive në momentin që tradhtojnë. Ai u shpreh në “Më lër të flas” se gruaja është shtypur me epitete të ndryshme fyese në momentin që ka krijuar më shumë se një lidhje, ndërsa e kundërta ndodh me burrat.

Gjithçka maskile është kjo që ka shtypur femrën. Femra ose gruaja që ka dy të dashur quhet prostitutë, kurse mashkulli që ka katër të dashura quhet donzhuan. Ky është pushteti i mashkullit”, u shpreh avokati.

Vodhi një copë djathë dhe sallam në dyqan/ Prokuroria kërkoi burg për çiftin… gjykata e liron…

Me djathë e sallam në xhep që i vodhi në frigoriferin e një dyqani, L. Xh. ja kërkoi faljen e parë administratorit duke ju përgjëruar: të kërkoj falje për gjërat që të kam vjedhur.Faljen e dytë ia kërkoi policisë, kur oficerët e departamentit për parandalimin dhe hetimin e krimeve nisën të mbajnë procesverbale për hajdutin e “kafshatës”. Shkresat tregojnë se hajduti i një cope djathë e së bashku me të dhe të një cope sallami u kap në flagrancë.

Është e vërtetë, unë i vodha një pako djathë dhe një shufër sallami. Por unë vodha sepse isha i uritur. Madje e kam bërë këtë gjë dhe dy herë të tjera. Dhe sërisht e kam bërë i shtyrë nga uria”- thotë i dyshuari.

Ajo që ndodh më pas , edhe pse vlera e produkteve u llogarit as 1 mijë lekë të reja, ishte kërkesa e prokurorisë për ta shpallur fajtor. Gjykata e Tiranës tha ‘jo’ duke refuzuar provat e prokurorisë dhe policisë gjithsej 10 veprime të tilla të përpikta hetimore që nga kallëzimi dhe një seri procesverbalesh të kapjes në flagrancë, këqyrje kamerash sigurie kur burri fut ushqimet në xhep dhe kështu me radhë.
Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata dhe në çastin që doli, drejtoi duart nga qielli.

Rasti i dytë i ndjekur nga Qendra “FOL’” në të njëjtën gjykatë është sërish një vendim pafajësie, që lidhet me kushtet ekstreme të varfërisë që shtyu për të vjedhur çiftin Shaqir dhe Nexhmie Hasa. Janë prindër të katër fëmijëve të mitur. Të papunë. Vendimi numër 2335 e thotë këtë gjë.

Çfarë grabitën ata? Dy prindërit hynë njëri pas tjetrit në dyqan dhe marrin prej andej duke vendosur në xhepa një top gjalp që kushtonte 335 lekë, një fileto pule 239 lekë, një gotë kos 380 gramë 320 lekë, një djath kaçkavall 435 lekë dhe një majonezë 205 lekë.

I futën nëpër rroba dhe krejt hapur, pa u fshehur kërkuan të largohen. Vlera e mallrave ushqimore të mësipërm sipas akt ekspertizës u llogarit 1345 lekë të reja.

“Kemi të ardhura vetëm një pension invaliditeti. Kemi katër fëmijë të vegjël dhe duhet t’i ushqenim, nuk dinim çfarë tu jepnim për të ngrënë”, pohuan në komisariat, secili nga të dyshuarit e kapur në flagrancë. Ata u dorëzuan nga prokuroria si të pandehur dhe gjykata edhe në këtë rast kujton kushtet e mbijetesës.

“Në rastin konkret, gjykata konstaton se nga të pandehurit janë marrë një sasi e papërfillshme artikujsh ushqimorë, nga njerëz ekstremisht të varfër. Ata kanë vjedhur për fëmijët e tyre të mitur në kushtet e nevojës ekstreme, pasi nga pamundësia për të blerë ushqime të domosdoshme për të vegjlit e tyre, rrezikohej seriozisht jeta dhe shëndeti i tyre. Dëm i cili është shumë herë më i madh se sa vlera e dëmit të shkaktuar pronarëve të marketit, prej 1345 lekë”, deklaron gjyqtari në vendim.

Çifti i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës jeton në rrugën “3 Dëshmorët’” Tiranë dhe siç bëhet me dije prokuroria e kryeqytetit e ka apeluar vendimin.

Biznesmenia ndan historinë e rrallë: “Mbeta shtatzanë në moshën 50-vjeçare…

Biznesmenia e njohur Silva Heijneman ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ka ndarë një histori të rrallë, teksa paneli po diskutonte për menopauzën, fazat dhe përjetimin e saj nga gratë. Silva rrëfeu se ka mbetur shtatzënë në moshën 50-vjeçare. “Në eksperiencën time personale mua më ka filluar rreth moshës 45-46 vjeçare. E kam përfunduar ciklin, që dhashë shenjën finale, unë kam ngelur shtatzënë në moshën 50-vjeçare. Kam qenë në perimenopauzë, disa e quajnë pre menopauzë dhe ishte kjo periudha që pata një çrregullim drastik të ciklit”, tha Silva.

Ajo tregoi se vendosi ta ndërpriste shtatzëninë për arsye se sapo kishte nisur marrëdhënia me partnerin aktual. “Unë e ndërpreva shtatzëninë megjithëse mjeku gjinekolog më tha ‘Silva mbaje’ sepse atje ku shkova ishte momenti, unë sapo isha lidhur me partnerin tim të ri. Kthehem nga Tajlanda, kishim rreth 5 muaj e ca që ishim bashkë.

Ishte fillimi i një lidhjeje dhe me thënë të drejtën kisha marrë vendim që këto vite më përkisnin mua, të jetoja jetën. I thashë boll. Boll bëra mamanë, boll bëra detyrën time që e bëra perfekt dhe jam shumë krenare për çfarë bëra për fëmijët por ndodhi.

Vendosa ta heq, por përpara se të hyja në sallë, 2-3 ditë më parë im shoq ishte në Holandë, ai mori një vendim ‘ti nuk do ta heqësh’. Të dy donim që jo, ishte shumë shpejt. Pastaj ai tha ‘Silva, mbase bëjmë një gocë të bukur bashkë’.

I thashë unë mund ta jap një gocë të bukur, por unë kam ndërmend të kujdesem për gocën tjetër të bukur, për Silvën kështu që kisha marrë një vendim që nuk ma prishi dot mendjen”, tha ajo.

Kapet me çaj mali por i duket si kanabis, policia angleze lë nam me shqiptarin…

Një shqiptar në Angli, Agim Agaj 53 vjeç është ndaluar nga policia dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë pasi i gjetën çaj mali në furgonin e tij. Oficerët anglezë menduain se shqiptari po transportonte kanabis dhe e prangosën. Për “The Sun” Agimi shprehet:

Ishin dy policë. Një hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit.

Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej sepse nuk kishte prova. Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku. Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: “Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme”. Policia e Dorset tha se pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë.