Category Archives: Pikante

Habit 35-vjeçari: Me lejen e gruas do të martohem me dy të dashurat/Shokët më kanë “zili” (Foto)

Marco Santo Silva, 35 vjeç, nga Këlni i Gjermanis është martuar ligjërisht me Daniela Silva, 35 vjeç, dhe ata kanë qenë në një martesë të hapur që nga 2012. Tani ai po planifikon të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni simbolike, me bekimin e gruas së tij.Sic raporton “Mirror”, Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila, të dyja 35 vjeç, në një festë në vitin 2019. Ata shpejt u dashuruan me njëri-tjetrin dhe janë në një lidhje romantike.


Tani ata shpresojnë të jetojnë së bashku, me Marcon i cili e ndan kohën e tij midis shtëpisë së tyre dhe shtëpisë së familjes, ku jetojnë edhe dy fëmijët e tij. Ata janë gjithashtu të hapur për të rritur më shumë fëmijë së bashku.


Ai tregon se u takua me dy vajzat në një festë në 2019 dhe i prezantoi ato me njëra-tjetrën ku menjëherë patën një kimi mes tyre. Marco, Jessica dhe Kamilla janë të etur t’i tregojnë botës se përkundër natyrës atipike të marrëdhënies së tyre, ajo mund të funksionojë po aq mirë sa një partneritet monogam.Që nga ajo kohë, ne kemi qenë në një marrëdhënie prej tre personash. Unë kam një lidhje dashurie me Kami dhe një lidhje dashurie me Jessi, dhe Kami dhe Jessi nuk janë lesbike por shoqe.

Euro 2020/ Stërvitja e Maqedonisë së Veriut bëhen “meme “ (video)

Një sekuencë e seancës stërvitore të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.Ata shihen teksa vrapojnë me disa kona me topin e vendosur në to, teksa pas një vrapimi i shkëmbejnë topat.Rrjetet sociale kanë shpërthyer me këtë stërvitje, e cila po cilësohet shumë qesharake.


Legjenda e Hollywood,më 6 korrik mbush 75 vjet, por Stallone në asnjë çast nuk u ndahet ushtrimeve

Nëse nuk e keni ditur, legjenda hollivudiane, Sylvester Stallone, ka 74 vjet, ndërsa më 6 korrik do të mbushë 75 vjet.Mirëpo, ai në asnjë moment nuk heq dorë nga aksioni, edhe atëherë kur nuk është duke e portretizuar të fortin nëpër filma.

Aktori, skenaristi dhe regjisori i famshëm, gjithmonë kujdeset për ta mbajtur veten në formë, prandaj është i rregullt në palestër.Përkushtimin e tij, Stallone e ndan me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale për t’i motivuar lidhur me aktivitetin fizik.


Çifti që la karrierën në Barcelonë për të zbuluar Shqipërinë

Historitë e aventurave e aventurierëve që dëgjohen sot, nga Shqipëria e nga bota, janë të shumta, por në thelb mbeten të njëjta, me qëllimin për të zbuluar botën e bashkë me të edhe veten. Jana dhe Mathias janë çifti që po zbulon vendet e pashkelura prej tyre më parë.

Me një profil në Instagram, GuideVenturous, me çantë shpine dhe shumë fotografi, Jana nga Çekia dhe suedezi Matthias që ka lindur në Gjermani, po na tregojnë këndvështrimin e tyre vlerave historike. Ditët që ishin në Shqipëri, i kaluan kryesisht në Berat, sepse ai ishte qyteti që iu la më shumë mbresa.


Me gjithë udhëtimet që kanë bërë nëpër botë, veçimi i Shqipërisë për natyrën, ushqimin, mikpritjen është vlerësim që u shërben edhe ndjekësve të tyre të shumtë, sepse, në fund, ky është edhe objektivit, që të jenë nxitës për të tjerët. Jana dhe Matthias janë të parët që kanë në fokus vendet e UNESCO-s, prandaj profili i tyre është i ndryshëm dhe tërheqës. Fotografitë nuk përcjellin vetëm çastet e tyre të gëzimit, por historinë e vendit që vizitojnë. Destinacionet e tyre janë 1121 ndërsa tani janë vetëm në fillim të rrugës.

Vendet që kanë vizituar më parë tashmë u shërbejnë edhe për të fituar të ardhura sepse të dy, kur nuk zbulojnë vende të reja, bëjnë guidën turistike për grupe që i kërkojnë. Kjo ka qenë dëshira dhe puna që i ka çuar deri në Indi, Meksikë, Laplandi të Suedisë, Zanzibar, Tenerife, Filipine, Marok, Islandë, Kepin i Gjelbër, Sri Lanka, etj.

Në Shqipëri, Matthias pëlqeu veçanërisht Beratin, vendndodhjen e tij buzë lumit të Osumit, rrugicat me kalldrëm në lagjet historike të qytetit, Mangalem e Goricë dhe kështjellën në majë të malit.

Jana pëlqeu fshatrat e vegjël si Linin në Pogradec.

Edhe Korça, Këlcyra e Llogaraja mbetën në kujtimet e dëshmitë e tyre fotografike, si momente për t’ia rrëfyer ndjekësve nga e gjithë bota.

Megjithatë, Barcelona, vendi ku jetojnë kur nuk janë duke udhëtuar, ngelet vendi i tyre më i sigurt, prandaj, nëse dikush mendon të udhëtojë drejt Spanjës, mund t’i marrë si guidë personale për të zbuluar gjëra që pak turistë mund të shohin./living/


Faqja e njohur turistike: Ksamili ose Maldivet e Shqipërisë së Jugut

Ksamili është një nga vendet më befasuese që kam vizituar në Ballkan, shtëpia e ushqimeve të shijshme të një deti shumëngjyrësh dhe ishujve të bukur, kështu shkruan për faqen e njohur turistike MagnificientWorld fotografja dhe blogerja e njohur e udhëtimeve, Julia Berkuta. ”E kam vizituar Ksamilin në dy raste tani dhe e rekomandoj atë për këdo që udhëton në Shqipëri dhe në këtë udhëzues destinacioni, dua t’ju tregoj përvojat e mia në Ksamil, si edhe t’ju ofroj gjërat më të mira për të bërë gjatë vizitës suaj”, vazhdon ajo .


Dy udhëtime të mrekullueshme në Shqipëri. Hera e parë që vizitova Shqipërinë ishte në vitin 2018 dhe ishte një udhëtim spontan. Hera e dytë ishte në vitin 2020, me bashkëshortin, sepse dëshiroja t’i tregoja vendet që kisha parë. Në vizitën time të parë në Shqipëri, erdha për disa ditë për të zbuluar dy pika të bukura, Ksamilin dhe Dhërmiun. Në vizitën e dytë, kisha më shumë kohë, me pesë ditë në Ksamil dhe tri ditë në Dhërmi. Të dyja këto udhëtime ishin thjesht fantastike dhe nuk mund ta rekomandoj mjaftueshëm Ksamilin!

Vizitoni plazhet e bukura të Ksamilit. Ksamili është një fshat mjaft i vogël dhe tërheqja kryesore është deti. Kështu që gjëja e parë që mund të bëni është të vizitoni plazhet e shumta që ai ofron. Plazhet e mia të preferuara ishin Stela, Bora Bora dhe Lori, por mund të merrni, gjithashtu, me qira një makinë dhe të zbuloni më shumë plazhe aty pranë, si Plazhin e Pulëbardhës, Plazhin e Krorezës dhe Shpellën e Pëllumbave.

Shikoni perëndimin e diellit nga manastiri i shën Gjergjit. Ky manastir është një manastir antik ortodoks, që gjendet në gjysmë të rrugës midis Ksamilit dhe Sarandës. Nëse merrni me qira një makinë, mund të shkoni në manastir dhe të shihni një perëndim të diellit madhështor.

Vizitoni lagunën e kripur të liqenit të Butrintit. Në anën tjetër të Ksamilit është liqeni i Butrintit, një lagunë e bukur me ujë të kripur, e rrethuar nga kodra të dendura të pyllëzuara, një bregdet shkëmbor dhe këneta me ujë të ëmbël.

Zbuloni historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Parku Kombëtar i Butrintit është një domosdoshmëri për t’u parë, nëse keni kohë dhe jeni të interesuar për natyrën dhe historinë. Ky park prej 9 400 hektarësh është shtëpia e liqeneve me ujëra të ëmbla, peizazheve kodrinore dhe shumë thesareve të tjera natyrore. Atje ka specie të panumërta bimësh dhe kafshësh për të zbuluar, si edhe ishujt e Ksamilit dhe vende të tjera arkeologjike historikisht të rëndësishme, që datojnë me shekuj, disa prej të cilave janë shpallur Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Eksploroni shpellën magjepsëse të Kreshmoit. Udhëtimi nga Ksamili në shpellën e Kreshmoit zgjat më pak se një orë dhe ia vlen, sidomos për ata që e duan arkeologjinë. Është një nga shpellat më të vjetra të banuara në Europë, që arkeologët besojnë se është 20 000-vjeçare.

Kaloni një ose dy ditë në Sarandë. Saranda është një qytet afër Ksamilit, ku mund të pushoni në plazhe, të shikoni perëndimin e diellit nga Kalaja e Lëkursit, të vizitoni manastirin e 40 Shenjtorëve dhe të shijoni ushqimin dhe pijet lokale në shumë kafene dhe restorante fantastike.

Mrekullohuni me ujërat e “Syrit të kaltër”. Syri i Kaltër është një burim natyror pranë fshatit Muzine. Ky burim është i famshëm për ujërat e tij të pastër blu, nga merr edhe emrin “Syri i kaltër”.Thellësia e burimit besohet të jetë më shumë se 50 metra. Një vend magjepsës për të vizituar pasdite, në udhëtimet tuaja nëpër Shqipërinë e Jugut.

Vizitoni qytetin e UNESCO-s, Gjirokastrën. Gjirokastra është një qytet i UNESCO-s dhe ndodhet një orë e gjysmë larg Ksamilit. Qyteti i Vjetër është i njohur për shtëpitë e tij prej guri dhe arkitekturën. Ky destinacion është, gjithashtu, shtëpia e një prej kështjellave më të pabesueshme në Shqipëri, në të cilën mund të kaloni orë të tëra duke eksploruar dhe mësuar mbi historinë.

Bëni një udhëtim të shkurtër me anije në Korfuz. Nga Saranda është e mundur të bëni një udhëtim të shkurtër me anije në ishullin e bukur të Korfuzit.

Blogerja e njohur: Ksamili ose Maldivet e Shqipërisë së Jugut

Ksamili është një nga vendet më befasuese që kam vizituar në Ballkan, shtëpia e ushqimeve të shijshme të një deti shumëngjyrësh dhe ishujve të bukur, kështu shkruan për faqen e njohur turistike MagnificientWorld fotografja dhe blogerja e njohur e udhëtimeve, Julia Berkuta.

”E kam vizituar Ksamilin në dy raste tani dhe e rekomandoj atë për këdo që udhëton në Shqipëri dhe në këtë udhëzues destinacioni, dua t’ju tregoj përvojat e mia në Ksamil, si edhe t’ju ofroj gjërat më të mira për të bërë gjatë vizitës suaj”, vazhdon ajo.


Dy udhëtime të mrekullueshme në Shqipëri

Hera e parë që vizitova Shqipërinë ishte në vitin 2018 dhe ishte një udhëtim spontan.

Hera e dytë ishte në vitin 2020, me bashkëshortin, sepse dëshiroja t’i tregoja vendet që kisha parë.

Në vizitën time të parë në Shqipëri, erdha për disa ditë për të zbuluar dy pika të bukura, Ksamilin dhe Dhërmiun. Në vizitën e dytë, kisha më shumë kohë, me pesë ditë në Ksamil dhe tri ditë në Dhërmi.

Të dyja këto udhëtime ishin thjesht fantastike dhe nuk mund ta rekomandoj mjaftueshëm Ksamilin!

Vizitoni plazhet e bukura të Ksamilit

Ksamili është një fshat mjaft i vogël dhe tërheqja kryesore është deti. Kështu që gjëja e parë që mund të bëni është të vizitoni plazhet e shumta që ai ofron. Plazhet e mia të preferuara ishin Stela, Bora Bora dhe Lori, por mund të merrni, gjithashtu, me qira një makinë dhe të zbuloni më shumë plazhe aty pranë, si Plazhin e Pulëbardhës, Plazhin e Krorezës dhe Shpellën e Pëllumbave.

Shikoni perëndimin e diellit nga manastiri i shën Gjergjit

Ky manastir është një manastir antik ortodoks, që gjendet në gjysmë të rrugës midis Ksamilit dhe Sarandës. Nëse merrni me qira një makinë, mund të shkoni në manastir dhe të shihni një perëndim të diellit madhështor.

Vizitoni lagunën e kripur të liqenit të Butrintit

Në anën tjetër të Ksamilit është liqeni i Butrintit, një lagunë e bukur me ujë të kripur, e rrethuar nga kodra të dendura të pyllëzuara, një bregdet shkëmbor dhe këneta me ujë të ëmbël.

Zbuloni historinë e Parkut Kombëtar të Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit është një domosdoshmëri për t’u parë, nëse keni kohë dhe jeni të interesuar për natyrën dhe historinë.

Ky park prej 9 400 hektarësh është shtëpia e liqeneve me ujëra të ëmbla, peizazheve kodrinore dhe shumë thesareve të tjera natyrore.

Atje ka specie të panumërta bimësh dhe kafshësh për të zbuluar, si edhe ishujt e Ksamilit dhe vende të tjera arkeologjike historikisht të rëndësishme, që datojnë me shekuj, disa prej të cilave janë shpallur Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Eksploroni shpellën magjepsëse të Kreshmoit

Udhëtimi nga Ksamili në shpellën e Kreshmoit zgjat më pak se një orë dhe ia vlen, sidomos për ata që e duan arkeologjinë.

Është një nga shpellat më të vjetra të banuara në Europë, që arkeologët besojnë se është 20 000-vjeçare.

Kaloni një ose dy ditë në Sarandë

Saranda është një qytet afër Ksamilit, ku mund të pushoni në plazhe, të shikoni perëndimin e diellit nga Kalaja e Lëkursit, të vizitoni manastirin e 40 Shenjtorëve dhe të shijoni ushqimin dhe pijet lokale në shumë kafene dhe restorante fantastike.

Mrekullohuni me ujërat e “Syrit të kaltër”

Syri i Kaltër është një burim natyror pranë fshatit Muzine. Ky burim është i famshëm për ujërat e tij të pastër blu, nga merr edhe emrin “Syri i kaltër”.

Thellësia e burimit besohet të jetë më shumë se 50 metra.

Një vend magjepsës për të vizituar pasdite, në udhëtimet tuaja nëpër Shqipërinë e Jugut.

Vizitoni qytetin e UNESCO-s, Gjirokastrën

Gjirokastra është një qytet i UNESCO-s dhe ndodhet një orë e gjysmë larg Ksamilit. Qyteti i Vjetër është i njohur për shtëpitë e tij prej guri dhe arkitekturën.

Ky destinacion është, gjithashtu, shtëpia e një prej kështjellave më të pabesueshme në Shqipëri, në të cilën mund të kaloni orë të tëra duke eksploruar dhe mësuar mbi historinë.

Bëni një udhëtim të shkurtër me anije në Korfuz

Nga Saranda është e mundur të bëni një udhëtim të shkurtër me anije në ishullin e bukur të Korfuzit.

Video/ “Erdogani tha me goje Shqiperine do ta ndihmoje”.Fierakët i kushtojnë këngë presidentit turk pas premtimit për spitalin

Nga dje, këngëve isopolifonike i është shtuar edhe një këngë kushtuar presidentit turk. Grupi polifonik i Mallakastrës “Gjergj Aranitasi”, publikoi këngën dedikuar Rexhet Taip Erdoganit, si mirënjohje ndaj ndihmës që Turqia po i jep Shqipërisë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç dhe ndërtimin e një spitali në Fier.


Teksti i këngës është i mbushur me lëvdata dhe himne për udhëheqësin turk duke shprehur falënderim për ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, “si nëna evlatit”, sikundër thuhet në vargjet e saj.

Në vetëm një ditë pasi është hedhur, kënga ka marrë mijëra shikime në YouTube, por të shumta janë dhe kritikat në rrjetet sociale.

Si për ironi të fatit grupi mban emrin e Gjergj Aranitit që konsiderohet si një nga luftëtarët më të njohur në Shqipëri kundër Perandorisë Osmane pas heroit kombëtar, Skënderbeut.

‘Të legalizohet prostitucioni’, deklarata epike e qytetarit: ‘Mallin’ ta sjellin nga jashtë se këtu s’kemi shumë (Video)

Një qytetar në Tiranë është shprehur pro legalizimit të pros titucionit, pork a kërkuar që ‘lënda e parë’, të vijë nga jashtë.Në një prononcim për TVKlan, qytetari është shprehur se femrat duhet të vinin nga jashtë sepse në Shqipëri nuk ka shumë.Ai shton më tej se kur ka qenë vetë në Greqi, vajzat shkonin nga Rusia, Afrika e të gjitha vendet e botës.

Pjesë nga biseda:


Qytetari: Jam pro legalizimit te prostitucionit por mallin ta sjellin nga jashte sepse… A do hymë në Europë? Duhet të futet patjetër.

Gazetarja: Pra sipas mendimit tuaj?

Qytetari: Duhet të jetë, por pak me kujdes sepse vend i vogël këtu. Duhet të marrim lëndën e parë nga jashtë si fillim.

Gazetarja: Lënda e parë?

Qytetari: Femrat pra, duhet të vijnë nga andej, pastaj kur të shtohet mileti, futet. Edhe këtu ka por shumë pak. Në Greqi kur isha unë vinin nga Rusia apo nga Afrika.

Gazetarja: E legalizuar ishte?

Qytetari: E legalizuar, me dokumente atje, kishte licence, edhe atë të mjekësisë, të gjitha.

Prezantuesja e Top Channel: Mua më nxorrën kokrën e kur*ës vetëm për një foto

Rreth një vit më parë, moderatorja Dojna Mema publikoi në llogarinë e saj në Instagram një pikturë të piktorit francez, Gustave Courbet. Në qendër të pikturës është organi gjenital i një femre, që simbolizon origjinën e gjithë botës. Prandaj, piktura mban edhe titullin “L’origine du monde” (Origjina e botës) dhe është realizuar në vitin 1866. Ajo ka zënë edhe një vend të rëndësishëm në historinë e pikturës moderne.


Por, shumë komentues të moderatores nuk e kanë pritur mirë publikimin e një imazhi të tillë. Shumica e ndjekësve janë shprehur se një profil publik nuk duhet të bëjë të tilla postime, sepse e trajtojnë si pornografi.

E ftuar dje në “Trotuar”, Dojna tha se për shkak të kësaj është ndeshur me komente nga më të paimagjinueshmet.

Ajo zbuloi se edhe partneri i saj, Vlashent Sata, e kishte postuar të njëjtën foto, por reagimi kishte qenë krejtësisht ndryshe.

“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme.

Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë.

Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale.

Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë.

Nga vajza e mirë e ekraneve, unë dola kokrra e k*rvës. Është bërë një tmerr i madh.

Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim. Ai poston të njëjtën foto në Instagram.

Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, -u shpreh moderatorja.

Skenderbeu po kthehet ne meme ….

Presidenti I këtij klubi ArdjanTakaj nuk shihet më si njëherë e një kohë me puro në tribunën e stadiumit ose në aneksin stërvitor të ekipit….Po kështu Filo, kryebashkiak I Korçës, që firmos miliona lekë fonde për klubin e futbollit, nuk shfaqet më në atë tribunë.Punonjësit e stadiumit përpiqen ta pastrojnë dëborën në mënyrë thuajse primitive duke përdorur zetor, që tërheq një strukturë prej druri në mënyrë që të bëjë të mundur vijëzimin e fushës.Në fakt, për një situatë të tillë, do të duheshin mjete më të specializuara.


SKËNDERBEU, sot jo në fushë, por nesër përsëri edhe aty. Individët ikin dhe vijnë por një gjë mbetet gjithmonë stema dhe fanella !

A mendoni qe Skenderbeu nuk funksion me ?