Category Archives: PIKANTE

Grida Duma sulmi mbi Top Channel i ngjashëm me bombardimet e NATO-s në Serbi….

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group, cak i sulmit ishte televizioni, por për pasojë i vdekur mbeti roja i sigurisë, Pal Kola. Një grup personash goditën me kallashnikov 25 herë në drejtim të media. Për ngjarjen një emision special e mbajti edhe moderatorja e Top Story-it, Grida Duma. Para prezantimit të mysafirëve që kishte në studio, ajo mbajti një fjalim mbi 5 minutësh.

Duke folur për aktin e rëndë që tronditi Shqipërinë, në veçanti median ku ajo së fundmi është punësuar ka thënë se këto raste ndodhin vetëm në vendet ku ka luftë.Mes tjerash ajo bën një krahasim skandaloz. Thotë se kjo “ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin” duke kujtuar rastin kur NATO kishte sulmuar televizionin propagandist serb që ndizte luftën dhe gjenocidet ndaj popujve tjerë në Ballkan, RTS.

Mëngjesi i sotëm i gazetarëve të Top Channel të cilët ishin të traumatizuar, një makinë është shkëmbyer me makinën që goditi ndaj godinës e nuk është goditur veç kaq është akt i paprecedentë terrorist ndaj fjalës së lirë”, ka thënë Duma.

“Ne si Top Story u përpoqëm të bëjmë kërkime kudo, ku ka ndodhur të goditet një media dhe fjala e lirë në këtë mënyrë, një media kaq e madhe prestigjioze. Vetëm në vendet ku kanë luftë. Aktualisht po të shikoni ka ndodhur në Ukrainë, ka ndodhur në Irak ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin. Nuk ka raste të tilla, sot në aktualitetin e tanishëm”, u shpreh ajo mes tjerash.

Video:

Nga Venecia e zhveshur/ Detaji që i shpëtoi prezantueses së njohur(Video)

Moderatorja seksi dhe provokuese Megi Pojani, njihet për natyrën mjaft të lirshme dhe që gjithmonë del në publik pa doreza. Së fundmi Megi është duke shijuar disa ditë relaksi në Venecia të Italisë. Akoma nuk ka ikur dimri por ky fakt se ka penguar Megin që të zhvishet dhe të tregojë hiret e saj seksi.

Madje dhe vet ajo e ka pranuar që është zhveshur dhe që e ka kthyer edhe në formë humori që mund ti ftohen vezoret.

Prezantuesja e njohur flet për herë të parë për burrin: “Ja si më lumturon…

Pak kohë më parë, moderatorja e rubrikave sportive, Ilda Bejleri u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë vajzën e saj Siena. Ajo ka zbuluar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, se nuk është e martuar, por bashkëjeton me partnerin, për të cilin ka qenë e rezervuar me detajet.

Pyetje: Si të gëzon burri ty?

Ilda: Më ka bërë Sjenën, s’ka lumturi më të madhe.

Pyetje: Po ti si e gëzon burrin?

Ilda: Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta.Nuk do i themi të gjitha këtu.

“Nuk jam e martuar. Bashkëjetojmë, kemi dhe Sienën së bashku. Për mua martesa nuk është e rëndësishme. E rëndësishme për mua është të jesh mirë me partnerin, të ndiheni mirë bashkë. Unë e kam veshur edhe kot fustanin e martesës, kështu që për mua nuk është ndonjë gjë e madhe”, rrëfeu moderatorja teksa e pyetur nëse ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë, pas vogëlushes 8-muajshe tha:

“Tani që bëra vajzën, do shijoj vajzën. Pastaj, çfarë të jetë e shkruar.”

“Sot një fidan, nesër një pyll !”/ Korça Alpin fillon konkretizimin e nismës(Foto)

Finalizohet nisma, Sot një fidanë nesër një pyll… në kuadër të ditës ndërkombëtare të pyjeve. Aktiviteti u shtri në dy ditë në Bredhi i Drenovës ,ku u mbollën rreth 310 fidanë dhe në kodrat e qytetit 380 fidanë të llojit pishë e zezë, panjë, akacie, lajthi dhe bredh.
Një falenderim për të gjithë ata qytetar model që kontribuan për rijetësimim e “Mushkëris së qytetit” kjo pasuri e jona e përbashkët të cilën duhet ta mbrojmë dhe t’ua trashëgojmë pasardhësve tanë. Një falenderim për vullnetarët që ishin të pranishëm fizikisht për të konkretizuar këtë nismë.

Mjedisi i qëndrushëm është vendi ku humbet mendjen dhe gjen shpirtin percjell si mesazh Korça Alpin nga kjo nismë.

Lajm i mirë….50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh…

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 102 vota pro paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime shërbimesh për qytetarët.Ndryshimet kanë të bëjnë me afatete e rinovimeve të patentateve, kufizimi i llojeve të mjeteve që mund të ngasin shoferët e rinj, në lidhje me profesionin e instruktorit të auto-shkollave, por edhe në lidhje me gjobat e Policisë për qytetarët.

Deri ditën e djeshme, të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkoheshin nga Policia, nëse brenda pesë ditëve shkonin dhe e paguan gjobën përfitonin një ulje 20%. Por, nga dita e sotme, çdo drejtues mjeti që është gjobitur, nëse shkon dhe e paguan brenda 15 ditëve përfiton ulje 50%. Kjo ka qenë një nismë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit/ Ç’farë tha në polici ‘mbreti’ shqiptar i Tik Tokut…

Aleks Vishaj është justifikuar se nuk ka qenë drejtues i mjetit luksoz ‘Ferrari’ në momentin që u xhirua video duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, ku rrezikuan jetën e të tjerëve.

Nuk kam qenë unë drejtues mjeti në videon që është publikuar”, ka shkruar Vishaj.

“Me cigare dhe 2 gishta lart”/Aleks Visha tallet dhe nxjerr në Tik Tok momentin e shoqërimit në polici(Video)

Aleks Visha që i rrezikoi jetën qytetarëve të tjerë duke ecur me 305 km/h në mjetin luksoz ‘Ferrari’ ka publikuar në Tik Tok videon teksa shoqërohet në polici. Ai shfaqet i qetë duke dëgjuar muzikë teksa tymos cigare dhe

i bën me 2 gishta njerëzve në rrugë.

Raketë me 307 km/h në tunelin e Kalimashit/ Shoqërohet në polici Aleks Visha, i bllokohet ‘Ferrari’

Aleks Visha, i riu që guxoi të ecte me makinën luksoze ‘Ferrari’ me 307 km/h në tunelin e Kalimashit duke rrezikuar jetën e të tjerëve është shoqëruar në komisariat nga Policia e Tiranës. Ndaj tij u vendos gjoba 100 mijë lekë të reja. Po ashtu i është sekuestruar mjeti me të cilin po ecte me shpejtësi skëterrë ndërsa filmohej nga miku i tij Cllevio Serbiano që pamjet t’i publikonin në rrjete sociale.

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Ferrari”. Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V. Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij.

Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Fërrari” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat. Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore”, njoftoi policia.

Ndryshojnë rregullat/ Shoferët e rinj nuk mund të ngasin të gjitha makinat…

Ndryshojë rregullat për patentat e reja. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor zbulon se një nga ndryshimet është rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B.Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KË/TON në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi.

Thënë ndryshe, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.

Makinat e mëposhtme janë brenda kufijve:

Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
Renault Twingo 22 kWh Zen
Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
Kia Rio 1.2 84 kf
Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
Mazda2 1.5 75 kf
Opel Corsa 1.2 75 kf
Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf

Një masë e tillë është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda si ato që kemi parë ditët e fundit. Vetëm një javë më parë një 20-vjeçar që kishte më pak se 1 vit që kishte marrë patentën shkaktoi një aksident ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë. Një ndryshim tjetër është edhe zgjatja e moshës për rinovimin e patentës. Më poshtë janë dhe afatet.

Rakete me 307 km/orë. Momenti kur reperi i njohur,….shmang aksidentin fatal në tuneli i Kalimashit

Pa ka kaluar ende një javë nga aksidenti tragjik i ndodhur në rrethrrotullimin e TEG me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, sot një video e çmendur serviret në rrjetet sociale. Dy personazhet e njohur të “Tik-Tok”, Aleks Visha dhe Kleviol Ahmeti shfaqen duke lëvizur me shpejtësi skëterrë në tunelin e Kalimashit. Plot me 307 kilometra në orë dy të rinjtë lëvizin me makinën e tyre luksoze, ndërsa në fund rrezikojnë dhe një makinë tip Mercedes Benz përpara tyre.

Aleks na vrave, të kam vëlla. Bravo Aleks, bravo”, dëgjohet t’i thotë Klevioli shokut të tij që drejton mjetin dhe pas frenimit, shmang një aksident që mund të kishte rezultuar fatal me atë shpejtësi.

Mekaniku 8-vjeçar: “Riparoj kamionë deri në darkë, më pas mësoj(Video)

Enloeni, mekaniku 8-vjeçar që është bërë i famshëm në rrjetet sociale, tregon se si e organizon ditën e tij, që përveçse të ndjekë pasionin e rregullimit të kamionëve, të mos lërë pas as mësimet e shkollës.Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Enloeni u shpreh se në servis qëndron deri vonë në darkë dhe mësimet i bën më pas.

Në servisin ku punon i ati dhe xhaxhai, Enloeni ka shkuar për herë të parë kur ishte dy vjeç e gjysmë.“Deri në orën 7 ose 8 të darkës. Mësimet i bëj më pas. Në shkollë, në mësime jam shumë i mirë. Më pëlqen lënda e matematikës. Këto i di edhe vëllai im, është 4 vjeç. Duke ardhur që 2 vjeç e gjysmë këtu te servisi, shikoja xhaxhanë edhe babin, mësoja edhe unë. Duke u rritur, mësoja pak nga pak dhe tani e kam marrë zanatin.”, theksoi ai.