Kapet me çaj mali por i duket si kanabis, policia angleze lë nam me shqiptarin…

Një shqiptar në Angli, Agim Agaj 53 vjeç është ndaluar nga policia dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë pasi i gjetën çaj mali në furgonin e tij. Oficerët anglezë menduain se shqiptari po transportonte kanabis dhe e prangosën. Për “The Sun” Agimi shprehet:

Ishin dy policë. Një hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit.


Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej sepse nuk kishte prova. Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku. Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: “Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme”. Policia e Dorset tha se pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: