Category Archives: ShOWBIZ

Ditë mjaft e veçantë per artisten/Fifi feston ditëlindjen sot

Për këngëtaren e njohur Fifi sot është një ditë mjaft e veçantë. Sot, ajo numërn plot 27 vite jetë, dhe në këtë ditë të shënuar për të nuk munguan as urimet e shumta nga ndjekësit.Ishte vetë Fifi ajo që tregoi se sot është ditëlindja e saj , duke ndarë një portret të saj të realizuar nga fasnat në rrjetin e saj social Instagram, teksa shkroi: “31.03.1994 – 31.03.2021”.

Kujtojmë, se pak ditë më parë, këngëtarja publikoi këngën e saj të fundit ‘Maniak i dhimbjes’, një këngë që numëron mbi 1 milion klikime në vetëm pak ditë.


Këngëtarja Eneda Tarifa feston datëlindjen sot, s’do e besoni dot se sa vjeçe bëhet

Këngëtarja Eneda Tarifa feston sot ditelindjen. Ajo ka zgjedhur që në këtë ditë mjaft të veçantë t’u drejtohet ndjekësve të saj me një mesazh mjaft domethënës.


Po, sot kam ditelindjen. Nuk ka asgje te vecante nga ndonje dite tjeter ditelindjeje e cdokujt prej nesh, por ditelindjet jane te bukura se mbartin nje ndjesi shprese, celebrojne “jeten” (sado e ndryshme eshte ajo per secilin prej nesh). Mendoj se jetet tona duhet ti ndertojme vete, ti zbukurojme vete, pa u dorezuar asnjehere. Per mua ky eshte suksesi i nje jete kryesisht te lumtur. Dhe mos me thoni qe eshte ceshtje fati. Fati eshte vetem nje “kurthez i vogel” per te ndejtur rehat… Ajo qe nderton ne jete eshte vepra jote dhe kete mundohem ti mesoj Arias perdite. Faleminderit per te gjithe dashurine qe me jepni cdo dite. Tagni miqte qe kane ditelindjen sot. Ju dua”, ka shkruar Eneda në Instagram.

Ky postim u shoqërua me mjaft urime nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët i kanë uruar me fjalët më të bukura ditën e lindjes.

Për të gjithë ata që janë kuriozë, Eneda ka mbushur sot 39 vjeç!

Ky është arushi i babit/Alban Skënderaj publikon foto me Duamin

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj ka vendosur t’i ëmbëlsojë të gjithë ndjekësve të tij në rrjete sociale me një moment shumë të bukur me vogëlushin e tij, Duam.

Duami shfaqet i mbështetur në kraharorin e të atit ndërsa këngëtari duket se po e shijon pamasë këtë moment babë e bir. “Duami, arushi i babit”, shkruan Albani krah fotos.


Duami erdhi në jetë në janar të vitit të kaluar dhe çifti i vendosi emrin e këngës me të cilën kurorëzuan martesën, ditë e cila përkoi me momentin e paharrueshëm kur zbuluan qe Duami kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë.

Shkëlqen Anxhela Peristeri/Ja pamjet nga festa e 35-vjetorit të lindjes

Këngëtarja Korçare që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021 me këngën “Karma”, ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuara gjatë festës, ku shfaqet në shoqërinë e shumë të ftuarve, emra të njohur të skenës dhe ekranit duke organizuar një super festë për 35-vjetorin e saj të lindjes.


Artistja kishte zgjedhur një fustan të zi, mjaft klasik, dhe flokët i kishte lënë lëshuar me onde të mëdha për të shkëlqyer në këtë ditë të veçantë.

Ju falënderoj nga zemra për çdo fjalë të ngrohtë që më dhuruat në këtë 35-vjetor dhe për çdo ndjesi të bukur që përjetova! Zoti ua shpërbleftë 1000 herë më shumë! Ju dua!”, shkroi Anxhela krahas fotos së saj.

Ajo zbuloi edhe tortën e ditëlindjes, e cila ishte krijuar duke pasur parasysh që ajo do të performojë në Eurovizion për këtë vit.

Showbiz/Jonida Maliqi feston ditëlindjen nga Nusreti ,ja sa vjeç mbush artistja

Këngëtarja ka pozuar në një restorant E këtë vit ajo ka vedosur të përkëdhelë veten me një udhëtim në Turqi. Ndalesa e këngëtares ka qenë në një prej restoranteve të Nusretit duke drekuar dhe si gjithmonë e kombinuar me ngjyra e duke shijuar gotën e verës.


Më beso, më duaj, më kripos”, ka shkruar Jonida duke bashkangjitur në foto mbishkrimin edhe të vendit ku ka zgjedhur të festojë këtë vit, pa zbuluar se me kë ka udhëtuar.

Personi i cili po shoqëron Jonidën në këtë udhëtim dhe që po feston me të mbetet enigmë.

Korçarja Anxhela Peristeri feston ditëlindjen,ja sa vjeç mbush sot

Këngëtarja e njohur Korçare ,Anxhela Peristeri është ndër këngëtaret më të mira të muzikës live dhe performancat e saj janë gjithmonë të duartrokitura nga publiku.Dita e sotme është vërtet e veçantë për këngëtaren, pasi data e sotme shënon edhe ditën e lindjes.


Anxhela sot feston 35 vjetorin, edhe pse duket se mosha është vetëm një numër për të.

Ishte vetë Anxhela ajo që e ndau këtë ditë të veçantë me ndjekësit, teksa shpërndau një foto të tortës së ditëlindjes në Instagram , ku mbi të shkruhej: Edhe 100 Angela, ‘Eurovision’ konkursi i këngës, Rotterdam 2021”.Po ashtu, në një cep të tortës dallon numri “35”.

Mahnit me dukjen si nuse përkrah Fisnikut/Fjolla Morina publikon pamje nga ceremonia e dasmës në ishujt Maldive

Artistja shqiptare, Fjolla Morina, tash e disa ditë është duke shijuar një udhëtim përrallor në ishujt Maldive me partnerin e saj, biznesmenin, Fisnik Syla.

Çifti, të cilët janë së bashku prej disa muajsh, ditën e djeshme (e enjte) bënë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.


Fisniku zgjodhi 18 marsin e vitit 2021 për t’i propozuar partneres së tij, e cila nuk hezitoi t’i përgjigjej kësaj surprize madhështore duke thënë “PO”.

Kurse sot, Morina ka ndarë në rrjete sociale pamje të tjera nga ceremonia e tyre ku shfaqen të rrethuar nga stafi i hotelit dhe duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Traditat aziatike po ashtu kanë qenë të pranishme në dasmën e çiftit, të cilët duken mjaft të lumtur.

Syla kishte te veshur një kostum elegant, kurse Fjolla në anën tjetër u shfaq e mahnitshme në fustanin e bardhë.

I thashë po, po përgjithmonë. Nuk ka askënd me të cilin preferoj të kaloj përgjithmonë”, ka shkruar ajo krahas postimeve.

Kjo është martesa e parë zyrtare e këngëtares së njohur, e cila ka dy vajza nga martesat e mëparshme, ndërsa martesa e dyta për Fisnikun.

https://www.instagram.com/p/CMmX_AGpW45/?igshid=1kfl4zeq57x4y

Fjolla thotë “Po” si nëpër filma, biznesmeni i propozon për martesë në Maldive(VIDEO)

Këngëtarja Fjolla Morina prej disa javësh vijon turin e pushimeve, ku ka udhëtuar në vende të ndryshme.Nga Dubai ku publikoi disa foto pak ditë më parë, Morina ka treguar bashkë me Fisnik Sylën ndodhen në Maldive.

Edhe pse është në kërkim nga policia që prej muajit janar, pasi theu arrestin e shtëpisë, këngëtarja e njohur, Fjolla Morina po vazhdon të shijojë lirinë.Ditën e sotme, ajo ka marrë propozimin romantik që çdo vajzë do të donte.

Mes detit shtëpizën luksoze që ata kanë qëndruar, Fisniku e ka bërë çdo gjë sipas traditës, me uljen në gjunjë dhe shkruar me petale: “A do martohesh me mua?”


https://www.instagram.com/p/CMkc2YzpbQ8/?igshid=b8ksif178sev

Edhe sigurisht që përgjigja e këngëtares ishte “Po”, në këtë mënyrë ata kanë konsoliduar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

https://www.instagram.com/p/CMkepF9JMtK/?igshid=1v8tx1bgkgrz2

Lidhja e Fisnikut dhe Fjollës u bë publike vitin e kaluar, ndërsa janë komentuar shumë për diferencën e madhe në moshë, pasi Fjolla është 11 vite më e madhe se Fisniku.

Elvana Gjata i bën urimin e bukur çdo gruaje shqiptare për 8 Marsin: Bëni diferencën!

Elvana ka uruar gratë në ditën e 8 marsit me një foto që dukshëm është konceptuar para realizimit.

“Për të gjitha femrat që më mësuan respektin, sinqeritetin dhe përuljen. Për të gjitha femrat që më inspiruan mua, ndryshuan jetën e tyre, bënë diferencën, folën për të tjerët”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CMKnN7NsYmP/?igshid=1rar67s2nkccd

Elvana u rikthye me postim në ‘Instagram’ ku më shumë nuk është aktive, në këtë ditë të mbushur me urime dhe fjalë të bukura. Por nuk postoi një foto me nënën apo motrën, siç kanë bërë shumica (megjithëse ky urim është veçanërisht i dedikuar për to). Këngëtarja qartazi është frymëzuar nga Frida Kahlo, imazhi i gruas luftarake dhe të fortë që ka pasur specifik të sajën edhe lulet në flokë.

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Selvija gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale.

E pyetur se kur e kanë në plan që të martohen, Selvija është përgjigjur:

“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë nuk kemi ndonjë plan për shkak të pandemisë.”

Kurorëzimi fetar sipas gjuhës së islamit quhet “Nikah”.


Amarda Toska feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush moderatorja

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Amarda Toska, ka festuar sot ditëlindjen e saj. Kjo ditë e ka pritur me surpriza të bukura në punë, pasi stafi e ka bërë të lumtur me dhuratat që i ka bërë që në mëngjes.


Ami ka ndarë në ‘Instastory’ një video ku duken tollumbacet e mëdha me urimin ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe letrat e bardha me mesazhe për këtë ditë speciale për të. “Surprizat e ëmbla nga stafi. Ju dua”, ka shkruar Amarda krah videos. Për të gjithë ata që janë kuriozë, ami ka mbushur sot 39 vjeç!

Ashtu si çdo femër, edhe Amarda Toska nuk është imune ndaj xhelozisë kur sheh bashkëshortin me dikë tjetër! Ermal Mamaqi ka treguar në emisionin “3shat” se partnerja e tij nuk është mësuar ende me skenat e puthjes në ekran, edhe pse “I Love Tropoja” është filmi i tij i tretë. Aktori i njohur i humorit ka treguar në një intervistë me Bora Zemanin se Ami nuk ndihet mirë kur e sheh atë të puthet me dikë tjetër, por të dy kanë rënë dakord për një gjë.

“Ami nuk është mësuar por kemi një diskutim. Nuk ndihet mirë kur më sheh mua por e di që po e bëjmë për punë e jo per qejf”, u shpreh ai. Por atëherë përse Ami nuk luan në një film me bashkëshortin e saj? Për këtë gjë, Ermali foli mbrëmë në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku tha se ia ka bërë ftesën partneres për t’u bërë pjesë e filmit.“I kam thënë Amardës hajde, hajde, nuk do të vijë. Amarda performon më mirë në kuzhinë, nuk e di, nuk i dihet, por nuk është se ka qejf të duket në kinema”, u shpreh ai.

Shtatzënë dhe s’mori asnjë mjekim, Eliona Pitarka rrëfen eksperiencën e saj të infektimit me Covid-19

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eliona Pitarka, sapo ka hyrë në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël. Ajo po pret një vajzë dhe ka treguar se e ka shijuar në maksimum shtatzëninë. Për më tepër, Eliona ka punuar çdo ditë të pritjes së ëmbël, duke u shfaqur në skenë me rolet e saj.


Por, e dinit se Eliona e ka kaluar Covid-19 ndërkohë që ishte shtatzënë? Këtë e ka treguar vetë aktorja teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory. Eliona ka rrëfyer se e ka kaluar Covid-in në janar dhe fatmirësisht ka patur shumë pak simptoma.

Ndjekësit u bënë kuriozë të dinin nëse kishte rrezik për bebin, duke qenë se u infektua ndërkohë që ishte në pritje të ëmbël. “Jo, shyqyr Zotit e kalova shumë lehtë dhe në muajin e shtatzënisë që ndodhesha nuk kishte asnjë rrezik për bebin pasi ka qenë totalisht i formuar.”- ka treguar ajo.

Gjithashtu, Eliona tregoi simptomat me të cilat e kishte kaluar virusin: “Me dhimbje trupi, temperaturë 37.5 dhe dhimbje grykësh. Vetëm këto simptoma pata.”- rrëfehet ajo.

Por, duke qenë shtatzënë aktorja nuk e kishte të lejuar të merrte medikamente, ndaj s’ka përdorur asgjë. “Nuk përdora asnjë ilaç pasi isha në muajin e 7-të të shtatzënisë, nuk lejohej të përdorja asnjë gjë. Kam pirë vetëm vitaminat C dhe D dhe pafund ushqime të shëndetshme si supa me lëng mishi, perime.”- treg0n Eliona.

“Dy javë me Covid-19, pesë ditë helmim dhe…”- Nevina Shtylla komenton me ndjekesit ndryshimet trupore qe i kane ndodhur

Nevina Shtylla ka kaluar një periudhë të vështirë që pas infektimit me Covid-19.Moderatores iu desh të izolohej në shtëpi e fill pas kësaj, ajo mori edhe pushimet duke mos u kthyer më në ekran.Kohët e fundit, ndjekësit e saj në rrjete sociale kanë vënë re se ka rënë shumë nga pesha dhe madje njëri ia vuri në dukje.

Nevina vendosi që këtë koment ta veçonte dhe ta publikonte në Instastory, duke dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm.

Njerëz të mirë. Dy javë me Covid, pesë ditë helmim, shto dhe një javë tjetër ftohje të lehtë, besoj e kuptoni pse s’jam në formën time më të mirë dhe jam dobësuar.

Për fat, tani jam mirë me shëndet dhe po vazhdoj të kujdesem për veten. Kilet shkojnë e vijnë. Kujdesuni të keni shëndet të fortë se janë kohë të vështira këto që po jetojmë”, iu përgjigj ajo komentuesit.

Çiljeta Xhilaga rrëfen marrëdhënien me Alban Hoxhën: Pesë vite bashkë, kur dashuria është e fortë çdo gjë kalohet

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga,ka një kohë të gjatë ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me projektet që ka realizuar.

Krahas karrierës, ajo ka qenë mjaft e komentuar edhe për jetën private e veçanërisht pas lidhjes me portierin Alban Hoxha.

Për këtë të fundit ka folur më gjerë në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, ku zbulon raportin e tyre dhe atë që ka me djalin e këngëtares.


https://www.instagram.com/p/CL40f8uBMZW/?igshid=xqm8eq38zre3

Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës tonë, ndërsa tani është 8 vjeç normalisht që kjo ka ndikuar shumë, kanë një marrëdhënie shumë të mirë janë si shokë”, ka thënë ajo.
E pyetur se çfarë i pëlqen më shumë te Hoxha, Xhilaga nuk heziton të shpreh disa arsye se përse qëndron në një romancë me portierin shqiptar.

Gjërat ndonjëherë janë të shkruara, qoftë unë apo Albani se kishim menduar ndonjëherë pasi ishim të dy nga marrëdhënie të mëparshme me nga një fëmijë, as ai as unë nuk e mendonim që të njiheshim e të dashuroheshim. Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta, ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që çdo marrëdhënie kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe dashuria është e fortë çdo gjë kalohet dhe pastaj merr një trajtë tjetër kur t’i kupton që nuk rri dot pa njëri-tjetrin. Albani është një djalë sentimental dhe besnik, njeri familjar ka sedër shumë”, thotë më tej ajo.

Dua Lipa, artistja e dytë në botë më e dëgjuar në platformën Spotify

Vetëm një ditë më parë albumi i Dua Lipës është certifikuar si “platinum” në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa arriti një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e dytë në karrierë të quajtur “Future Nostalgia”.


Së fundi Dua ka bërë me dije se është bërë artistja e dytë në botë më e dëgjuar në platformën e popullarizuar, Spotify.

 “Dua Lipa bëhet artistja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify me më shumë se 63 milionë dëgjues në muaj”, thuhet në një postim të bërë nga faqja “Dua Lipa Argentina”.

Ajo ka arritur mbi 63 milionë dëgjues në muaj dhe duket se e gjithë kjo pas publikimit të albumit të lartpërmendur.

“Future Nostalgia” u publikua në mes të pandemisë vitin e kaluar dhe numëron 11 këngë të frymëzuara nga stili i muzikës në vitet 80 dhe 90.