Category Archives: ShOWBIZ

E rrallë/Arbana dhe Eduarti kanë ditëlindjet të dy sot, urim zemre: “Fati e donte që të lindnim në një ditë”

Arbana dhe Eduarti festojnë sot më datë 7 maj ditëlindjet. Po, është e rrallë, por Arbana dhe Eduarti e kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë. Në këtë ditë të veçantë Arbana si kurrë më parë e ka lëshuar pak dorën dhe ka postuar një foto private.

Çifti ka pozuar duke u puthur gjatë një udhëtimi të tyre me biçikleta. ‘Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua!”, shkruan Arbana.


(Video) E mbani mend Zhaden? S’do e besoni se si duket ajo sot 45 vjeçe, ja si e mban trupin në formë

Seriali “Kloni” ka qenë ndër më të suksesshmit në Brazil e vendet e Amerikës jugore në vitet 2000. Fansat nuk i mungonin edhe në Shqipëri ku arriti rekorde shikueshmërie. Por si duket sot Giovanna Antonelli, aktorja e cila luante rolin kryesore?

Në fotot e publikuar nga aktorja, duket se nuk ka ndryshuar shumë që nga transmetimi i “Zhades”. Ajo paraqitet me një stil klasik, të bukur dhe duket tepër ekstravagante.

45-vjeçarja nga fotot e publikuara në rrjetin e saj Instagram, lë përshtypjen e një vajze të re 20 vjeçare, dhe nuk tregon për moshën e saj. Përkundrazi, aktorja Giovanna Antonelli i ka hedhur pas vitet dhe shfaqet me plot stil dhe po aq e bukur si në serialin “El Clone”.

Përveç këngës ja ku do e shohim tjetër Elvana Gjatën, sapo e zbuloi vetë ajo

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo.Elvana ka treguar për Soiree se fillimisht plani i saj ka qenë që së bashku me Dalina Buzin të krijonin një film muzikor. Mesa duket këngëtares i ka mbetur peng, por ajo do e sjellë padyshim në një moment të dytë.


Me tej Projekti “Çelu”, fillimisht ishte menduar të publikohej në 8 mars.

“Në fakt këtë projekt doja që t’ia kushtoja gruas shqiptare, prandaj zgjodha datën 8 mars. Ishte një projekt për të cilin kam punuar shumë me Dalina Buzin, skenariste, regjisore dhe ndër njerëzit më kreativë dhe ‘cool’ që unë njoh dhe jam me fat që kam mundësinë të punoj me të. Projekti, në fillim ka qenë një film muzikor dhe absolutisht që do punojmë që ta bëjmë të mundur këtë gjë në një kohë të dytë.”

Mes pyetjeve të publikut, bërë nga Instagram, YouTube dhe rrjete të tjera sociale, Elvana i përgjigjet pyetjes “a plakesh ndonjëherë?” me ca sekrete të thjeshta bukurie:

Fle mirë, ha vakte të shëndetshme, nuk pi alkool, është vegjetariane, ndonjëherë edhe vegane dhe bën stërvitje rregullisht.

Në pjesën e dytë, intervistës i bashkohet edhe motra e Elvanës, Migena Gjata, soprano me një karrierë të suksesshme në Gjermani, në një rrëfim personal për marrëdhënien e tyre.

Kënga “Vendi im” është bashkëpunimi i parë i dy motrave, pjesë e albumit “ÇELU”. Gjatë intervistës, autori i këngës, Pirro Çako, tha se kënga është një dedikim për të atin, por edhe për gjithë njerëzit që ndjejnë mall për dikë që nuk e kanë pranë fizikisht, një dedikim për distancën. Në këtë aspekt, kënga ka një kuptim të veçantë edhe për Elvanën dhe motrën e saj.

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj gati për t’i thënë PO njëri-tjetrit

Ky është viti i Luana Vjollcës. Pasi moderatorja mbylli një sezon të suksesshëm të “Shiko kush Luan”, duket se tashmë po i kushton më shumë vëmendje planeve të tjera. Ashtu si vetë ajo na ka zbuluar me copëza nga postimet në rrjetet sociale, ajo po punon për këngën e saj të rradhës.


E duke njohur tashmë projektet që ajo lançon, dihet që shumë shpejt kënga do të shndërrohet në hitin e verës.Por duket se edhe kaq nuk mjafton. Ditë të arta Luana po shijon edhe në jetën e saj private.

Prej vitesh në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn, dyshja duket se më në fund ka gjetur gjuhën drejt martesës.Dyshja është një ndër çiftet më të pëlqyera, por edhe më hermetike në showbizzin shqiptar, duke preferuar që ta mbajnë lidhjen sa më diskrete, madje mundësisht duke e shijuar lirshëm vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, por prapë në rrjetet sociale nuk kanë munguar foto nga kjo dyshe.

Shpesh ata janë përfolur për një ndarje, duke qenë një nga çiftet me statusin më të ndryshueshëm. Disi largësia dhe disi xhelozia ka bërë që Luana dhe Krenari shpesh të kalojnë kohë edhe të ndarë.

Por mesa duket gjithçka i përket të shkuarës dhe tanimë dy të rinjtë kanë konsoliduar këtë raport dhe janë gati për hapin e rradhës.

Nëse 29-vjetori e gjeti Luanën beqare, pasi në atë kohë ishte e ndarë nga Krenari, duket se 30-vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar.

Bëhet me dije se showgirli dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator.

Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do ti thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Olta Gixhari: Rashë në dashuri shumë keq, Amarin dua ta bëj me motër!

Nga njohja me partnerin në Spanjë deri të shtatzënia me Amar dhe planet për një fëmijë të dytë, Olta Gixhari i ka treguar të gjitha. Bukuroshja 34 vjeçare ka zhvilluar një intervistë me “Revistën Who” dhe ka treguar se do një vajzë dhe e ka planifikuar tashmë që Amari do të bëhet me motër. Madje e ka të qartë edhe se kujt do t’i ngjajë: mamit, sigurisht!

Aktorja e njohur ka rrëfyer edhe se partnerin e ka njohur për Krishtlindje në Madrid e se më të ra në dashuri keq.

“Në Madrid, për Krishtlindje, aty jemi takuar. Por njiheshim, nuk ishte dikush që doli nga hiçi. Diku ishim parë e takuar nëpër Tiranë, por ishte nga ato njohjet e përcipta. Nuk është se e kisha qejf dhe nuk di nëse më kishte, thjesht nuk kam pasur asnjë një mendim për të. Atë ditë që e pashë, fjalia e parë që i kam thënë ka qenë: Sa i bukur qenke bërë ti… dhe ai qeshi,” është shprehur ajo.

E pyetur se çfarë e bindi më vonë të ikte për të jetuar në Spanjë, Olta theksoi: “Rashë në dashuri, pra. Rashë shumë keq!”

Soni Malaj i jep fund lidhjes 6-vjeçare me biznesmenin? Ja për çfarë po përflitet

6 vite pas historisë së dashurisë së tyre, mësohet se Soni Malaj dhe i fejuari i saj kanë vendosur të bëjnë një pauzë nga raporti që gjithmonë ka qenë larg vëmendjes së mediave.

Soni dhe Klevi janë në një krizë në lidhjen e tyre, shkruan Panorama. Megjithatë pavarësisht mediave të shkruara dhe lajmeve të ndryshme, Soni ka zgjedhur të mos reagojë asnjëherë vrullshëm dhe të mos japë asnjë koment apo përgjigje, duke bërë kështu një zgjedhje të zgjuar pasi koha do të flasë vetë


Ky mund të jetë dhe një “pushim” i shkurtër mes dyshes, ashtu siç ndodh në çdo marrëdhënie të gjatë apo të shkurtër, megjithatë duke qenë se Soni është një perzonash publik, mjafton shumë pak për t’u kthyer gjithë sytë nga ajo.

Në fillesat e kësaj marrëdhënie, Soni ka treguar se ndihej shumë mirë me Klevin dhe se janë përfshirë 100% në jetën e njëri-tjetrit.

Të përfundosh një lidhje, nuk është zgjedhje që një njeri do donte të bënte. Unë jam rritur me përrallën e Hirushes që gjen princin dhe ata jetojnë të lumtur përgjithmonë. Më në fund fati më buzëqeshi edhe mua!”, ka pohuar ajo.

Sukseset ne skene nuk kane fund/Dua Lipa shkëlqen e veshur me kominoshe të shkurtra(Video)

Dua Lipa dje (e martë) performoi në “Live Lounge” të BBC Radio 1.Stilisti i saj Lorenzo Posocco ndau pamjen në Instagram dhe duket se ai zgjodhi pjesët nga pasarela Vjeshtë/Dimër 2021 e Prada për Duan.


Ajo zgjodhi kominoshet me mëngë të gjata, të zbërthyera për të treguar sytjenat e zeza me dantella dhe një gjerdan me varëse ari. Kominoshet janë një të stilit minimalist, të shkurtra në pjesën e poshtme, të cilat mund t’i shohim më nga afër në Instagramin e Duas.

E gjitha është e shtresuar mbi gete të holla dhe disa çizme me platformë prej lëkure të zeza deri në gju.

https://www.instagram.com/p/CN3O7NJHJUZ/?igshid=fy4a8u5me4sw

Aktorja simpatike dhe mjaft dashur per publikun,Matilda Makoçi ka festuar datëlindjen: Shëndet e të mira

Matilda Makoçi (1963). Aktore. Lindi ne Tirane me 19 prill. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, dega e drames, me 1985. Qysh studente luajti rolin kryesor, Eden, ne filmin Ne kufi te dy legjendave, 1981.

Vijoi me pas ne 7 filma me role kryesore. U nderua me medaljonin e festivalit ne rolin e Mires ne filmin Apasionata (1983), ku deshmoi prirjen e saj te natyrshme per zhbirilime ne psikologjine e personazhit, si dhe nje ndjeshmeri te dukshme aktoriale.

Keto dhunti u shfaqen edhe me rolin e Marjetes ne filmin Hije qe mbeten pas (1985), sidomos me rolin e Silvit ne filmin Te mos heshtesh (1985), e nderuar me medaljonin e festivalit.

Nga e thjeshta dhe e zakonshmja, ajo kalonte natyrshem drejt te koklavitures dhe te veshtires duke i dhene ndjesi dhe kah gjendjeve te ndera dramatike.

Me lojen e saj, posacerisht ne filma, deshmoi dhuntine per te interpretuar figura te perfshira ne shtjellen e nje pervuajteje e brenge te skajshme shpirterore, cka e bente te ngu lmonte enkas ne zberthimin e dra mes se brendshme te tyre, rendom fale perdorimit te kujdesshem te kundershtive ne qendrimet dhe mendimet e personazhit.

Nuk do ta besoni sa eshte rritur djali i Ingrid Gjonit/Ja fotot qe tregojne ngjshmerine e tij me kengetaren

Ingrid Gjoni eshte nje nje nga kengetaret shume te dashura dhe te pelqyera ne tregun shqiptare.Ajo numeron disa albume por edhe bashkepunime me kengetare te shumte dhe cdo kenge qe ajo publikon behen hit per nje kohe shume te shkurter.

Prej shume vitesh ajo eshte pjese e muzikes shqiptare dhe prandaj ka me mijeea fansa qe e mbeshtesin edhe e duan. Pavaresisht viteve ajo ka ditur gjithmone te jete ne mode me kenget e saj pavaresisht se trendet ndryshojne me kalimin e viteve.

Nderkohe edhe ne planin personal duket se jeta e Ingrid Gjonit shkone shume mire.Ajo eshte prej disa vitesh e martuar por ajo ka qene shume skeptike per te treguar bashkeshortin e saj pasi donte te ruante privatesine e tij.

Ingridi gjithashtu nga martesa ka nje djale te quajtur Parid i cili qenka rritur kaq shume sa nuk do ta bssoni.Pavaresisht statusit si nene ajo nuk e ka lene per asnje moment muziken.

Ajo publikon shpesh foto te djalit i cili duket nje kopjo e se emes. Paridi tashme eshte 9 vjec dhe ai ka nje stil teper te vecante ku shpesh here ata pozojne me veshje te njejta.

Pavaresisht muzikes ajo eshte bere edhe nje biznesmene shume e sukseshme ne arredimin e vilave dhe kopshteve per evenimente te rendesishme.Le ti urojme asaj shume suksese ne fushen e muzikes dhe ne biznesin e saj.

E pyesin a është greke, Korçarja Anxhela Peristeri i mbyll gojën të gjithëve me përgjigjen: “Krenare që jam shqiptare”

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Korçare Anxhela Peristeri do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”.Kujtojmë qe nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj.


Peristeri është duke promovuar këngën e saj “Karma” në mbarë shtete konkurruese të “Eurovision”-it, ndërsa së fundmi ka qenë e ftuar edhe në emisionin e famshëm grek, “Eutixite”, që transmetohet në Open TV.

Peristeri ka folur në këtë emision rreth origjinës së saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke.

Anxhela nuk ka ngurruar te pergjigjet:

Jo une jam shqiptare, une dhe prinderit e mi kemi lindur ne Shqiperi, me Greqine me l idh prejardhja e larget dhe fakti qe kam punuar”- ka thene ajo duke sqaruar njehere e mire kete situate.

Mahnit Elvana Gjata me album e ri: ‘Çelu’-:një projekt që jep dritë e shpresë për të jetuar…

Pas një pauze të gjatë, Elvana Gjata sot publikoi albumin e saj më të ri.

Çelu” është emri i albumit të cilin Elvana Gjata e paralajmëroi sot nëpër rrjete sociale, duke e konsideruar një projekt që jep dritë e shpresë për të jetuar.


Videoklipe të cilat mjaftonte t’i shihje pak sekonda për të të mbushur me optimizëm, erë pranverore dhe energji shprese.

Përtej këngëve, është e pamundur të mos përqëndrohesh tek ideja e klipeve dhe tek vetë figura e këngëtares. Tek thuajse të gjitha, Elvana i kishte qëndruar besnike një filozofie dhe një stili. Veshjet, kryesisht sete ishin sa vintage aq edhe moderne e ndërsa grimi qe fare minimalist, aq sa i duhej atmosferës që krijon muzika dhe sfondit pas saj.

”E di që të gjithë kemi kaluar kohë të vështira me veten, familjen dhe të afërmit tanë”, ka shkruar Gjata në statusin e saj.

Në vitin 2018 Gjata debutoi me albumin e saj akustik, i cili akoma vazhdon të dëgjohet nga adhuruesit e saj. ”Më fal”, ”Gjërat kanë ndryshuar”, ”Xheloz”, ”Veç një pikë” etj, ishin vetëm disa nga këngët e këtij albumi të cilat me tekst të Pirro Çakos e me vokalin e saj të fuqishëm do të mbesin gjatë në kujtesën e adhuruesëve të këngëtares.

Keto jane kenget e tjera pjesë të Albumit Çelu qe Artistja ka publikuar sot :

Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen, nuk do e besoni dot se sa vjeç mbush këngëtarja (Video)

Sot në familjen e tyre ka festë! Sepse është një ditë speciale. Mami i Ajkës dhe bashkëshortja e Bes Kallakut feston sot ditëlindjen e 28-të.Në mesnatë këngëtarja është surprizuar nga një dhuratë e veçantë që i ka bërë motra e saj Alba.

“Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhet në pusullën krahas dhuratës.


Xhensila më pas ka ndarë momente të bukur me vajzën e saj Ajkën në ambientet e shtëpisë të dekoruara me tullumbace dhe zbukurime të shumta, duke krijuar një atmosferë përrallore.

Ajo ka publikuar dhe një video me mikeshat e saj më të mirë ku shihen të gjitha me nga një shampanjë në dorë, të cilat i hapën njëkohësisht për të festuar 28-vjetorin e këngëtares.

https://twitter.com/korcab/status/1380511432438071298?s=21

Pa makijazh dhe me flokë kaçurrela, Bebe Rexha zbulon dukjen e saj nga përditshmëria

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është gjithmonë shumë e komentuar për paraqitjet e saj.Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave nuk heziton që shpesh të ndajë me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, 31-vjeçarja ka publikuar në InstaStory disa imazhe, duke treguar modelin e ri të flokëve me kaçurrela.


Ndonëse nuk janë mësuar që ta shohin shpesh me këtë pamje, Rexha thotë se kështu duket në përditshmëri kur nuk është e rregulluar.

Duke qenë e çiltër me fansat e saj, artistja me origjinë nga Dibra nuk nguron që në shumë prej fotografive dhe videove që publikon të shfaqet pa makijazh – ashtu siç ka bërë edhe në postimin e fundit.

Kjo këngë është vetëm paralajmërim i albumit të saj të dytë, i cili do të publikohet i plotë gjatë muajve në vazhdim.

Enca Haxhia “Sheikja e vetes time”./Behuni gati per kete foto +18

Dubai vazhdon të mbetet një nga distenacionet më mikluese për të famshmit shqiptarë.E radhës që ka shkuar me pushime në vendin luksoz, është këngëtarja Enca Haxhia.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale dhjetëra foto, ku shfaqet mjaft provokuese.

Përshëndetjee Dubai, sheikja e vetes time”, shkruan Enca përbri fotove të publikuara.

25-vjeçarja në fotot në fjalë ka ekspozuar format trupore, për të cilat pëlqehet shumë nga fansat, krahas dhe sukseseve të saj muzikore.

Bëhuni gati për këtë foto +18 nga Enca Haxhia, këngëtarja mahnit nga Dubai

Tashmë Dubai është bërë zyrtarisht vendi i preferuar i artististëve dhe politikanëve për të bërë pushime.Nuk ka ditë që nuk shohim fotografi në rrjete sociale të personave VIP në plazhet e Dubait.

Këtë herë është Enca Haxhija, ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë imazhe nga atje, dhe me një fjalë duket “përvëluese”.


“Nashta” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga fansat e muzikës së saj.