(Video) E mbani mend Zhaden? S’do e besoni se si duket ajo sot 45 vjeçe, ja si e mban trupin në formë

Seriali “Kloni” ka qenë ndër më të suksesshmit në Brazil e vendet e Amerikës jugore në vitet 2000. Fansat nuk i mungonin edhe në Shqipëri ku arriti rekorde shikueshmërie. Por si duket sot Giovanna Antonelli, aktorja e cila luante rolin kryesore?

Në fotot e publikuar nga aktorja, duket se nuk ka ndryshuar shumë që nga transmetimi i “Zhades”. Ajo paraqitet me një stil klasik, të bukur dhe duket tepër ekstravagante.

45-vjeçarja nga fotot e publikuara në rrjetin e saj Instagram, lë përshtypjen e një vajze të re 20 vjeçare, dhe nuk tregon për moshën e saj. Përkundrazi, aktorja Giovanna Antonelli i ka hedhur pas vitet dhe shfaqet me plot stil dhe po aq e bukur si në serialin “El Clone”.