SUVENIRE

Tatimet i sekuestrojnë “McLaren”-in djalit të pronarit të Birra Korçës, Hysenbelliut

Administrata Tatimore njoftoi sekuestrimin e 8 automjeteve të një tatimpaguesi në Tiranë për borxhe të papaguara ndaj administratës. Sipas Tatimeve, mes automjeteve të sekuestruara kishte dhe marka luksoze si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.

Tatimet nuk e bënë publik emrin e tatimpaguesit, mësohet se ato ishin në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu dhe djalit të tij, Fatmir Hysenbelliu.

Sipas njoftimit, sekuestrimet u bënë pasi këto subjekte kanë 6.4 milionë euro detyrime të papaguara taksash. Ky aksion është goditja më e fundit që administrata tatimore dhe agjencitë e tjera në varësi të qeverisë, kanë ndërmarrë ndaj pronarit të News 24, Irfan Hysenbelliu.

Njoftimi i plotë i Tatimeve

Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.

Në kuadër të këtyre masave, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.

I tillë është rasti i një tatimpaguesi në Tiranë me detyrime tatimore të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro, të cilit i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW. Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Moderatorja Korçare: “Dasmat tradicionale i kam inat…

Moderatorja Nevina Shtylla ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Albania Radio”, ku foli më shumë për jetën e saj personale dhe raportin me partnerin. Ajo tregoi se lidhja e tyre është ndërtuar natyrshëm dhe pa barriera.

E pyetur nëse fama i ka krijuar vështirësi në krijimin e një marrëdhënieje, Nevina u shpreh se nuk ka ndodhur kështu, pasi partnerin e njeh prej shumë vitesh.

“Jo, sepse e njoh [partnerin] prej shumë vitesh. […] Më ka njohur në një fazë që unë nuk isha dhe aq e njohur dhe në përditshmëri me njerëzit që unë i dua fort, me njerëzit me të cilët ndaj jetën time, ndaj një drekë, një darkë, shtëpinë dhe gjithçka tjetër, jam pa barriera, nuk jam i njëjti person që mund të të pres ty në studio televizive se në studio mund të presim këdo,” u shpreh ajo.

Nevina foli gjithashtu edhe për planet për martesë, duke treguar se nuk është shumë e lidhur pas formateve tradicionale të dasmave shqiptare.

“Nuk është se është diçka që unë nuk e dua apo nuk e mendoj, por kam kuptuar me kalimin e kohës që nuk jam një nga ato vajza që dua dasmë tradicionale. Përkundrazi, i kam marrë shumë inat dasmat tipike tradicionale masive. Unë mendoj që në një të ardhme do ta kem një festë, po e quaj kështu, për të celebruar ose kurorëzuar atë dashurinë tonë,” tha Nevila. 

Moderatorja u ndal edhe te tema e fëmijëve, duke theksuar se kjo është pjesë e planeve të saj për të ardhmen.

“Pjesë e jetës është dhe një fëmijë dhe normalisht është diçka që nuk e shmangim dot sado të justifikohemi që kemi ngarkesë. Pa diskutim është në planet tona, po duke parë, duke bërë, duke i shtuar gjërat pak më tepër,” theksoi ajo.

Shqiptarët ikin në emigracion, bizneset i zëvendësojnë me indianë në ndërtim dhe filipinas në shërbim

Gati 22 mijë të huaj ishin të pajisur me leje qëndrimi nga autoritetet shqiptare përgjatë vitit të kaluar, duke pësuar një rritje me 2.2 për qind në krahasim me vitin 2023. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se shumica e të huajve pa pasaporta shqiptare vijnë nga Kosova, me 4592 në total,

ndjekur më pas nga Italianët me 3763 leje qëndrimi.

62 për qind e tyre janë meshkuj, ndërsa 38 për qind femra. Grupmosha më e përfaqësuar është 30 deri në 39 vjeç, që zë një të katërtën e totalit, ndërsa sa u takon arsyeve të qëndrimit në Shqipëri, gati 11 mijë prej tyre deklarojnë punësimin, ndërsa të tjerë janë për bashkim familjar dhe studime.

Nga 2023 në 2024, të dhënat tregojnë rënie me mbi 5 për qind të të huajve me origjinë nga një prej vendeve europiane, rritje me 23 për qind të të huajve me origjinë nga Afrika dhe me 20 për qind e atyre nga Azia.

Ndërkohë, në listën e pesë vendeve kryesore të origjinës së të huajve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri në 2024 u shtua India dhe Filipinet, që pasojnë Kosovën, Italinë dhe Turqinë.

Të dhënat tregojnë prirjen e bizneseve shqiptare për të gjetur krah pune jashtë vendit. Tregut indian i është drejtuar kryesisht sektori i ndërtimit, ndërsa bizneset e shërbimit janë orientuar drejt Filipineve, Vietnami dhe Tajlandës.

E trishtë/ Qytetit të shkollës së parë shqipe i mbyllen 22 shkolla për 5 vite

Korça, e njohur si qyteti ku u hap shkolla e parë shqipe “Mësonjëtorja e Korçës” dhe si kryeqendra e juglindjes, po përballet sot me një krizë të dukshme në fushën e arsimit. Çdo vit, gjithnjë e më shumë institucione arsimore po mbyllin dyert e tyre.

Shkaku kryesor lidhet me shpopullimin dhe rënien e ndjeshme të lindshmërisë. Sipas të dhënave të bëra publike së fundmi, vetëm gjatë pesë viteve të fundit në qarkun e Korçës janë mbyllur të paktën 22 shkolla.

Ky fenomen ka goditur rëndë sidomos fshatra si Dardha, Boboshtica dhe Polena, ku dikur shkollat numëronin mbi 200 nxënës, ndërsa sot janë shuar plotësisht. Në Polenë për shembull, nxënësit e vitit të ri arsimor do të jenë të detyruar të ndjekin mësimet në një shkollë tjetër, pasi ajo e fshatit është mbyllur.

Edhe Drejtoria Vendore e Arsimit në Korçë e pranon këtë situatë, duke e justifikuar me numrin tepër të ulët të nxënësve që nuk lejon më funksionimin e shkollave. Mbështetja ekonomike për familjet e reja mund të jetë një indikator nxitës që çiftet të kenë më shumë fëmijë.

Psikologia: “Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e pasionet në Shqipëri, Agalliu vuri theksin pikërisht te fenomeni i mësipërm. “Mbase tendenca e vajzave për të pasur në krah një mashkull të tillë, pa marrë parasysh formimin e tij, përfundon pikërisht me këto raste tragjike”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

Aurela Agalliu: Ne pastaj arrijmë në pikën… e kërkojnë rolin e të fortit, sepse ndihen të mbështetura.

Spartak Koka: Pra, ata që merren me drogë, duken si njerëz me vlerë sot.

Blendi Fevziu: Më thonin që ka të reja që i tregojnë histori të tilla si mjaft interesante, që admirojnë banditët që gjysma e tyre janë vrarë, kjo m’u duk shumë shokuese.

Emigracioni sjell tradhti në çift? Psikologia rendit shkaqet e krimeve të pasionit

Psikologia Aurela Agalliu, nisur dhe nga përvoja e saj në gjykatë rendit problemet ekonomike dhe tradhtinë bashkëshortore si pikënisje të situatave që çojnë dhe në ngjarje tragjike.

Aurela Agalliu: Në fakt, nga përvoja ime në gjykatë dhe nga numri i lartë i divorceve që po shtohen dalin në pah faktorë të tillë si problemet ekonomike, më së shumti tradhtia bashkëshortore. Dy nga faktorët që çojnë në divorce, por edhe në dhunë në familje.

Blendi Feviziu: Po emigracioni?

Aurela Agalliu: Emigracioni është një faktor i vjetër në fakt, po them që nuk është aktual sepse ne e dimë shumë mirë në cilën kohë shqiptarët kanë filluar të emigrojnë, pra është një post faktor tjetër, pas emigracionit është pjesa e tradhtisë, se me emigracionin kanë lindur edhe të tjera marrëdhënie paralele për bashkëshortët, qoftë për ata që kanë emigruar, qoftë dhe për personin që ka qëndruar këtu.

Por unë do t’i qëndroja shumë edhe opinionit të profesorit në lidhje me problemet e shëndetit mendor. Ajo që ne nuk diskutojmë shpesh herë nëpër studiot televizive kur ndodhin krime për pasion edhe pse nuk janë të tillë është sepse problemet e shëndetit mendor janë rritur në masë.

Blendi Fevziu: Pse, kush i shkakton?

Aurela Agalliu: Ne vijmë nga një shoqëri ku ka pasur shumë drama, ka pasur shumë dhunë, ka pasur ndrydhje. Familja shqiptare ka vuajtur shumë, dalin në pah problemet e familjes shqiptare sepse njerëzit kanë marrë dhe guximin të flasin dhe të denoncojnë dhunën.

Për shkak të turpit, për shkak të stigmës, jemi munduar që atë familjen problematike ta mbajmë fort dhe ta paraqesim si ideale jashtë. Shpesh herë, njerëzit dhe individët janë kufizuar edhe për shkak të faktit që ka pasur fëmijë dhe nuk kanë dashur që të shkaktojnë ndarjen e prindërve dhe lënien e fëmijëve vetëm.

Shoqëria është zhvilluar, është emancipuar, dhe normalisht me zhvillimin dhe emancipimin e tyre duket sikur familja shqiptare, pavarësisht një numri shumë të lartë divorcesh duket sikur kanë filluar të kuptojnë dhe të respektojnë të drejtat e tyre dhe kur një martesë nuk funksionon mund ti drejtohen dyerve të gjykatës.

Historia e dhimbshme e këngëtares shqiptare, nga skenat e festivaleve, në skamje në Bilisht

Dikur ishte një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, ndersa sot Luljeta Përbasha jeton në skamje dhe ne harrese. Këngëtarja e intervistuar nga “Vizioni i Pasdites” duke prezantuar me mjerimin dhe skamjen e saj që e shoqeron çdo ditë.

Kengetarja banon në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit bashke me bashkëshortin, i cili prej vitesh është i paralizuar.

Realiteti për këtë familje është i trishtë.

60 vjeçarja tregon se jetojnë me fitimet e nxjerra nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit. Përbasha sqaron se për herë të parë këtë muaj ajo ka arritur të marrë një pension minimal.

“Unë tani kam filluar duke marrë një pension, 160 mijë lekë. Ja me këto jetoj. Kjo (shtëpi) për mua është stallë. Edhe stallë derri nuk është. Ku të përplasem?”, rrëfeu mes lotësh këngëtarja.

Përplasja për Zvërnecin, Rama fton 20 perfaqesues në dialog: “Ju në kor me robt unë në krye të punëve të vendit…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet për çështjen e Zvërnecit. Përmes një mesazhi të shoqëruar me pamje nga tubimi, kreu i qeverisë i ka bërë një ftesë të hapur protestuesve për një bashkëbisedim publik me një përfaqësi prej jo më shumë se 20 personash,

për të diskutuar mbi transparencën, investimet e huaja dhe mbrojtjen e natyrës.

Megjithatë, Rama nuk ka kursyer ironinë ndaj thirrjeve të përdorura në protestë, duke u shprehur se çështjet familjare duhet të mbeten private, ndërsa ka theksuar se mbetet i vendosur në rrugëtimin e tij politik drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.

Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik.

Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?

Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni.

Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama.

Itali/ E rëndë në portin e Ankonas, gjendet pa jetë kamionisti shqiptar…

Një kamionist shqiptar ka humbur jetën teksa u gjet brenda mjetit që drejtonte, në rrethana e shkaqe që ende po hetohen, por që paraprakisht dyshohet për një atak kardiak.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në portin e Ankonës në Itali, në hyrje të stacionit të përpunimit.

Ndërhyrja e mjekëve të Kryqit të Kuq ka qenë e menjëhershme, por për fat të keq pa mbajtur dot në jetë shoferin shqiptar.

Ai u nis menjëherë drejt spitalit rajonal të Torrette, por 68-vjeçari nuk ia doli dot, edhe pse u përdor defibrilatori dhe terapia mjekësore e ndihmës së parë, informon “Corriere”. Mjekët thanë se dyshimet janë për një arrest kardiak.

Hetimet për ngjarjen po vijojnë, teksa pritet edhe rezultati i autopsisë, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i viktimës.

Përplasje zinxhir, tre të plagosur nga aksidenti i shumëfishtë…

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër. Të paktën pesë automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, mes tyre edhe dy shtetas gjermanë,

të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.

Edi Rama për Zvërnecin: “Sa të jem unë, projekti nuk ka shanse të ndalojë! 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë mundësi që Investimi në zonën e Zvërnecit të ndalojë për sa kohë ai do të mbajë detyrën e kreut të qeverisë.

“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu. Jam tërësisht i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime. Por mbi të gjitha duhet të sqarojnë se për çfarë janë pretendimet”, tha Rama në një konferencë për mediat pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Ai tha se mirëpret hetimin e SPAK për çështjen e pronësisë në zonën ku është parashikuar investimi, por kjo nuk duhet të pengojë ecurinë e tij. “Kjo e SPAK ka dy pjesë. Ka pjesën pozitive që i takon SPAK. Ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK.

Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë, këtë nuk e dimë, por i ngritur, dhe pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur për sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone. Është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim”, tha Rama.

“Nga ana tjetër, pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndajnë me opinionin publik gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Pasi investitorët, të cilët sot janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionin shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare të të cilëve për të përcjellë pagesën te zotëruesit e pronës, janë investuar edhe nga agjencia jonë e pastrimit të parave,

një agjenci që vepron në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe kanë rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global. Kështu që kjo çështje, siç është me dy pamje duhet ndarë në dy pjesë”.

“Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ. Ndërkohë që bllokimi i parave te llogaritë e pronarit për të cilin ka dyshime, është çështje e drejtë e organit hetimor.

Investimi vazhdon me pronarët e drejtë dhe të ligjshëm.

Dhe në rast se hetimi nxjerr tjetër origjinë prone, ata që kanë të drejtën fare mirë mund të marrin ata para, atëherë të gjithë janë të lumtur, përveç palës që ka mashtruar. Investitorët janë njerëz me reputacion dhe mbi të gjitha, njëri prej tyre, është njeri që për arsye krejt të tjera shikohet nga gjysma e mediave në vendin e tij dhe vendet e tjera si armik i palës tjetër. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi mikpritës, të jemi të drejtë dhe të mos marrim damkën që i presim investitorët me këmbët e para”, shtoi ai.

Këmbimi valutor 2 qershor/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro…

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.6 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Zvërneci/ Ish-kryeministri grek Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më bëj leksione nacionalizmi mua

Nga Alexis Tsipras 

Përshëndetje miku im i dashur Edi,

Shpresoj që edhe ti të jesh mirë.

Duhet të pranoj se u habita edhe unë nga fakti që nxitove t’i përgjigjeshe me akuza për retorikë nacionaliste deklaratës së Aleancës së Majtë Greke (ELAS) – një deklaratë lidhur me dhunën e ushtruar ndaj një shtetasi grek dhe anëtari të Minoritetit Kombëtar Grek, e shoqëruar me një kujtesë për nevojën e respektimit të acquis-së evropiane.

E kuptoj se komentet e tua u bënë në nxehtësinë e momentit dhe për këtë arsye nuk i marr për ofendim. Megjithatë, duhet të kujtosh se qëndrimi i secilit prej nesh kundër nacionalizmit provohet nga veprimet që ndërmarrim. Dhe ti e di mirë se puna, përpjekjet dhe betejat tona për promovimin e paqes dhe bashkëpunimit në rajon, përfshirë Marrëveshjen historike të Prespës, nuk i japin askujt hapësirë që të më japë leksione publikisht se çfarë është nacionalizmi apo çfarë përfaqëson e Majta e shekullit XXI.

Në fund të fundit, duhet të kemi kujdes të mos ngatërrojmë detyrën patriotike për të mbrojtur të drejtat e Minoritetit tonë Kombëtar – dhe të çdo minoriteti tjetër – me prirjet nacionaliste që fatkeqësisht po helmojnë sërish botën tonë.

Megjithatë, më vjen mirë që u morën masa ndaj atyre që morën pjesë në këtë incident. Dhe shpresoj sinqerisht që autoritetet kompetente të garantojnë mbrojtjen e të drejtave ligjore të të gjithë qytetarëve të përfshirë.

Jam i sigurt se edhe ti e pranon se forcat politike progresiste duhet të qëndrojnë në mbrojtje të shtetit të së drejtës – qoftë kur bëhet fjalë për raste të izoluara, qoftë për incidente që nuk janë të izoluara sepse vazhdojnë të përsëriten. Dhe kjo është, sigurisht, një shqetësim për të Majtën në mbarë Evropën.

Dhjetë vjet më parë, miku im Edi, patëm mundësinë të diskutonim rëndësinë që do të kishte garantimi i të drejtave të pronës për të gjithë qytetarët shqiptarë – përfshirë, natyrisht, edhe Minoritetin Kombëtar Grek – për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Përparimi i ndjeshëm në këtë drejtim do të jetë themelor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe të popullit të saj, me të cilin na lidhin marrëdhënie miqësore. Çdo hap pas do të përbëjë pengesë për këtë rrugë. Dhe ky është një fakt.

Miku im i vjetër Edi,

Të uroj çdo të mirë dhe pres me padurim bashkëpunimin tonë të ardhshëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht të Shqipërisë, si edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Duan të pengojnë zhvillimin”/ Karamuço: Agjentë rusë të përfshirë në protestat për Zvërnecin…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në Euronews, ka folur lidhur me protestat dhe dhunën e regjistruar nga policët privatë në Zvërnec. Ai theksoi se lidhur me këtë çështje duhet të bëhet transparencë për pronësinë, për letrat dhe procedurat.

Ndër të tjera ai shtoi se ka vende që nuk duan që investimi 4 miliardë dollarësh të vijë në Shqipëri.

Sipas tij, vendeve të tjera të rajonit, nuk u pëlqyen raportimet se familja e presidentit amerikan Donald Trump do të bëjë një investim të madh në Vlorë.

“Kishte shumë kohë që nuk po përtypej dot historia e familjes së presidentit Trump, e cila ishte e fokusuar në interesin e një investimi të madh në zonën e Vlorës nga ana e shteteve të tjera fqinje të rajonit. Ishte halë në sy dhe u gjet ky moment.

U shfrytëzua kjo ngjarje që të krijojë menjëherë në sintoni të plotë me rrjete sociale, me grupe interesi dhe me gjithçka. E kemi parë menjëherë mbi të gjitha shoqatat, të gjitha OJF-të, të gjitha grupet që ishin në qetësi.

Nuk pashë njeri të çohej të shkonte të protestonte në Lezhë a të protestonte në Tiranë. Sapo ndodhi kjo e Vlorës, më ka bërë përshtypje, ka shpërthyer rrjetet sociale, organizimi i menjëhershëm që filloi nga vendet fqinje. Dhe kam dyshime, jo se i organizojnë ata, të lutem duhet ta qartësojmë, po ka një ngjitje të faktorëve të jashtëm për ta sabotuar këtë investim kaq të madh në jug të vendit.

Unë jam për transparencë, unë jam që ai investim duhet të qartësohet dhe interesat kombëtare se ku janë. Por nga ana tjetër, unë nuk jam t’i kthehet kurrizi investimeve të huaja sepse nuk do bëhemi më seriozë kurrë me shtete të tjera dhe me grupe interesi shumë të rëndësishme globale. Dhe do të thonë Shqipëria është një kosh plehrash që duhen çuar vetëm plehra. Jo para! Paratë i çojnë në Mal të Zi dhe në Greqi dhe jo më në Shqipëri”, tha ai.

Dikur çmendi fansat me fotot e zjarrta, Rike Roçi shfaqet ne Vlorë dhe…

Modelja seksi Rike Roçi duket se po shijon disa ditë relaksi në bregdetin e Vlorës, teksa ka zgjedhur një hotel luksoz për pushimet e fundjavës. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa foto “të nxehta” me rroba banjo, ku ekspozon format e saj fizike.

Por mes imazheve që kanë marrë edhe pëlqime në rrjetet sociale, një detaj nuk ka kaluar pa u vënë re.

Në një prej fotove, Rike shfaqet brenda dhomës së hotelit, ndërsa ka lënë të kuptohet se nuk është vetëm. Modelja është treguar e kujdesshme duke mos zbuluar identitetin e personit që e shoqëron, por në foto duket vetëm këmba e një mashkulli, çka ka shtuar kuriozitetin e ndjekësve.

Burime pranë modeles bëjnë me dije për Shqip.com se Rike po shoqërohet prej disa muajsh me një mashkull rreth 10 vite më të madh se ajo.

Megjithatë, deri tani modelja ka preferuar të mbajë larg vëmendjes mediatike detajet e jetës së saj private.

Mbetet për t’u parë nëse Rike Roçi do të vendosë të zbulojë më shumë rreth historisë së saj të re të dashurisë.

Tentoi t’i largohej policisë,43-vjeçari përplaset me shtyllen ,vdes në aksident vëllai i zv.ministres…

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima, Ernis Xhumari, humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u përfshi në një aksident në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 01:45 kamerat e sigurisë kanë konstatuar një automjet tip “Mercedes-Benz” duke kryer manovra të rrezikshme përpara Komisariatit të Policisë Lushnjë. Më pas, drejtuesi ka dalë nga mjeti dhe ka bërtitur disa herë para godinës së komisariatit.

Pas njoftimit të patrullës së policisë për të verifikuar situatën, 43-vjeçari është larguar me shpejtësi të lartë sapo ka vënë re efektivët që po afroheshin. Vetëm pak minuta më vonë, ai dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të shpejtësisë së madhe.

Mjeti fillimisht është përplasur me bordurat anësore të rrethrrotullimit, më pas me një shtyllë ndriçimi dhe ka përfunduar i përmbysur disa metra më tej. Për pasojë, Ernis Xhumari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Po këto burime theksojnë se 43-vjeçarit, rreth dy muaj më parë, i është hequr leja e drejtimit pasi është kapur në gjendje të dehur, ku më pas është proceduar. 43-vjeçari Ernis Xhumari është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, Elda Xhumari.

43-vjeçari, Ernis Xhumari

E rende në Greqi/ Burri th*rr me thikë 39-vjeçaren, banorët dalin në rrugë pas ulërimave …

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi vazhdon të jetë në qendër të hetimeve, pasi një 41-vjeçar akuzohet për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij 39-vjeçare në Kalamatë, nënë e dy fëmijëve të mitur.

I dyshuari u paraqit sot para hetuesit dhe prokurorit, ku sipas mediave greke, kërkoi falje për krimin që ka shkaktuar zemërim dhe tronditje të madhe në komunitetin lokal.

Sipas të dhënave paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore, gruaja ka marrë disa goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Deri më tani janë konstatuar një plagë në shpinë, dy në kraharor dhe një në qafë, ndërsa raporti përfundimtar pritet të përcaktojë numrin e saktë të goditjeve fatale.

Një nga elementët më shqetësues të çështjes është fakti se dy fëmijët e çiftit, 6 dhe 10 vjeç, ndodheshin në apartament në momentin e vrasjes, por nuk reaguan gjatë ngjarjes.

Sipas hetuesve, britmat e 39-vjeçares u dëgjuan nga fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Megjithatë, fëmijët vazhduan të flinin deri në orët e mëngjesit.

Për këtë arsye, autoritetet kanë urdhëruar teste toksikologjike për të verifikuar nëse atyre u është dhënë ndonjë substancë që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tyre. Dyshohet se fëmijët mund të kenë qenë nën efektin e medikamenteve ose substancave të tjera që i kanë mbajtur në gjumë të thellë gjatë natës.

Aktualisht, ata po trajtohen në Klinikën Pediatrike të Spitalit të Kalamatës, ndërsa kujdestaria e tyre pritet t’i kalojë motrës së viktimës.

Si u zbulua krimi

Ngjarja u zbulua pak para orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, kur banorët e zonës raportuan në shërbimet e emergjencës se kishin dëgjuar britma dhe thirrje për ndihmë nga një apartament në qendër të Kalamatës.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, fqinjët deklaruan se zërat kishin pushuar pak minuta më parë. Sipas informacioneve, 41-vjeçari hapi derën e apartamentit me njolla gjaku në rrobat e tij.

Gjatë kontrollit të banesës, efektivët gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares në dhomën e gjumit. Burri u arrestua menjëherë dhe më pas pranoi autorësinë e krimit.

Në dëshminë e tij, i akuzuari ka pretenduar se dyshonte se bashkëshortja kishte një lidhje jashtëmartesore, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë provë që mbështet këtë pretendim.

Ai ka deklaruar gjithashtu se gruaja e kishte sulmuar e para me thikë dhe se gjatë përleshjes ai ia kishte marrë armën, duke e vrarë në vetëmbrojtje.

Megjithatë, hetuesit kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi këtë version. Burime policore bëjnë me dije se në trupin e 41-vjeçarit nuk janë konstatuar plagë mbrojtëse apo dëmtime që do të mbështesnin pretendimin se ai ishte sulmuar.

Për më tepër, po shqyrtohet edhe mundësia që thika t’i jetë vendosur viktimës pas vrasjes, me qëllim krijimin e një skenari të rremë vetëmbrojtjeje. Autoritetet theksojnë se hetimet janë ende në zhvillim dhe asnjë version nuk konsiderohet përfundimtar.

‘Jam shqiptar dhe grek’, Banori qe u tërhoq zvarrë gjatë protestës në Zvërnec :”Gardhi si në Palestinë…

Eduart Subashi, banori i Zvërnecit që u dhunua nga rojet private gjatë protestës kundër projektit në zonë, thotë se kishte dalë për të kërkuar sqarime mbi gardhin e vendosur dhe të drejtat e tij mbi pronën që pretendon se e zotëron me dokumente.

Në një intervistë për emisionin “Breaking”, Subashi deklaroi se nuk ishte pjesë e asnjë organizimi politik dhe se mori pjesë në protestë si banor i zonës. “Jam qytetar shqiptar dhe grek. Aty nuk kam ardhur i dërguar nga dikush”, tha ai.

Sipas Subashit, vendosja e gardhit rrethues ishte momenti kur banorët kuptuan se po zhvillohej një projekt për të cilin, sipas tij, nuk ishin informuar më parë. Ai pretendon se posedon dokumente pronësie mbi një tokë të trashëguar nga familja e tij dhe se në të njëjtën situatë ndodhen edhe qindra banorë të tjerë të fshatit.

“Kam tapinë e tokës sime që në vitin 1991. Të gjithë bashkëfshatarët e mi kanë toka atje. Mund të jenë rreth 300 banorë të tjerë. Nuk jemi informuar nga askush për projektin”, u shpreh ai.

Subashi e krahasoi gardhin e vendosur në zonë me ato që ka parë në kronikat televizive nga Palestina, ndërsa tha se pas incidentit ku u godit nga rojet private, policia ndërhyri dhe e largoi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e së shtunës, ku protestuesi u godit dhe u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë private, ka shkaktuar reagime të shumta publike dhe ka sjellë ndërhyrjen e autoriteteve, të cilat kanë arrestuar një prej rojeve dhe kanë revokuar licencat e kompanive të përfshira.

Sherr me grushte, përleshen me njëra-tjetrën dy gra..:

Një konflikt fizik mes dy grave ka alarmuar këtë të hënë Policinë e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, dy gratë janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta, duke u goditur me grushte dhe shkelma në prani të qytetarëve.

Përplasja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa kanë qenë të nevojshme ndërhyrja e forcave të policisë për të vënë situatën nën kontroll.

Pas ndërhyrjes së efektivëve, konflikti është neutralizuar dhe dy gratë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në konfliktin mes tyre.

Qori i përgjigjet Ramës: Protesta kundër Zvërnecit do të vazhdojë

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se telat me gjemba në Zvërnec janë tregues i zhveshjes së qytetarëve nga pronat e tyre, ndërkohë që tha se ka censurë absolute mediatike. Qori deklaroi se protesta do të vijojë. 

“Që ditën e shtunë kemi qenë në Zvërnec, kemi qenë dëshmitarë të rrëmbimit të personit nga policia private, memecërisë dhe shurdhërisë së Policisë së Shtetit. Kemi qenë pjesë e dy protestave në Tiranë dhe besoj ftesa jote ka qenë e para që kam marrë në televizionet shqiptare, ndërkohë që në Shqipëri po bëhet nami. Ftesa e parë më ka ardhur dje në Kosovë, sepse televizioni Tëvë 1 u shqetësua. Këtu censurë absolute.

Vetëm sot që ka dalë Rama janë kujtuar për atë që po ndodh. Në Shqipëri po ndodh diçka e jashtëzakonshme.

Shpronësimi i pronarëve, procesi i shpronësimit nga pasuria jonë e përbashkët publike, është pronë dhe pjesë e trashëgimisë tonë natyrore dhe kulturore. Telat me gjemba janë tregues shumë i rëndësishme, zhveshje e qytetarëve nga prona e tyre. Nuk ka vend ku është rrethuar plazh me tela me gjemba. Ca gra kaluan në det që të futeshin brenda tokave të tyre.

Burrin që rrëmbyen dhe i vunë pistoletën në kokë, e kapën te ajo zonë me tela.

Ndaj kësaj dhune, fizike dhe dhunës strukturore, akumulimit përmes shpronësimit, kjo ka qenë arsyeja për në Zvernec dhe në Tiranë, kanë dalë qytetarët në sheshet e Shqipërisë. Kjo është protesta më e bukur që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit, më e madhe se protesta e studentëve. 

Sot që flasim Rama flet dhe më sulmon mua, Berisha del dhe thotë jemi pro investimit, pra është në krah të Ramës dhe kjo përgjigje nga populli atje, e di ç’kanë thirrur sot?

“Anulo projektin”, “Dorëheqje Ramës”, “Rama në burg dhe Berisha në burg”. Kurrë nuk ka pasur në Shqipëri thirrje të tilla. Strukturat e poshtra të partive të vjetra politike nuk kanë qenë të pranishme. Nuk janë afruar patronazhistët, berishistët. Masa e madhe e qytetarëve thërrisnin që këta dy bashkëfajtorë, të përfundojnë aty ku e kanë vendin, në burg. Njerëzit kërkojnë që protesta të vijojë dhe të jetë masive”, – deklaroi Qori. /TPZ

Reagon Rama: “Më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar…

Nga Edi Rama 

Të anulloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot? Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?

E dini pse nuk ka projekt?

Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik.

Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky.

Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar.

Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni?

Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrësesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre!

Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Power Holding –

pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës!

Klikoni http://powerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Power Holding! Klikoni, klikoni.

Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?!

Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar…

Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtëra.

News