Lëkundje sizmike në jug të Shqipërisë. Tërmeti ishte me epiqendër mes Gjirokastrës, Tepelenës dhe Himarës. Ai kishte një magnitudë 3.5 ballë dhe thellësi 5 km.
Tërmeti u ndje në disa qytete të jugut përfshi edhe Sarandën, Përmetin, Tepelenën, Himarën etj.
Luiz Ejlli, padyshim është një nga personazhet më të kërkuara të momentit, dhe koncertet e tij mbledhin shumë njerëz. I tillë ka qenë edhe koncerti i tij i fundit, por një situatë jo e zakontë ka ndodhur gjatë një performance që pati në Kosovë.
Një fansi i ka rënë të fikët, gjatë kohës kur Luizi po këndonte. Në atë çast këngëtari ka ndërprerë për disa minuta koncertin, deri sa situata u normalizua.
Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur Neapoli në ishullin e Mitilinit në Egjeun lindor. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por automjeti me targa shqiptare AA 151 AG u përplas në një shtylle dhe në vazhdim u shkatërrua totalisht.
Viktima u nxor nga llamarinat e shkatërruara të automjetit pasagjeri që ishte ulur në sediljen e parë, ndërsa drejtuesi i automjetit 34 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e ishullit.
Policia thotë se në automjet ndodheshin edhe 2 gra të cilat morën plagë të lehta.
Autoritetet po hetojnë lidhur me ngjarjen. Mësohet se viktima punonte në një lokal në zonën turistike të ishullit. Emri i tij ende nuk bëhet i ditur.
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj paraqitet në SPAK. Denaj është paraqitur paraditen e së premtes në ambientet e SPAK. Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar ish-ministren e Financave në dyert e strukturës së posaçme kundër korrupsionit. Anila Denaj ka shërbyer si ministre e Financave nga janari 2019 deri në shtator të vitit 2021.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Zh. N., banues në fshatin Diellas, Pustec, pasi në fshat, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke rreth 500 m² me bar të thatë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 20 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz” me drejtues këtë shtetas, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte për verifikim dhe kontroll dokumentacioni.
20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe larguar me shpejtësi, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Pojan, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës;
E. T., 28 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi u kap në afërsi të fshatit Libonik, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;
R. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi u kap në afërsi të fshatit Vashtëmi, Maliq, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa
Motra e Celine Dion, Claudette ka ndarë një tjetër përditësim jo edhe aq pozitiv në lidhje me shëndetin e artistes, pasi këngëtarja vazhdon të “luftojë” me sindromën e “personit të ngurtë”. Dion, 55-vjeç, është duke ndenjur prej kohësh në rezidencën e saj në Las Vegas, me tre djemtë e saj René-Charles, Eddy dhe Nelson, ndërsa vazhdon që të marrë trajtim për çrregullimin e rrallë neurologjik nga i cili vuan.
Motra e saj ka zbuluar se artistja po përpiqet të gjejë ndonjë ilaç që funksionon për të, duke u konsultuar me neurologët më të mirë edhe pse ende nuk ka gjetur një kurë, ndërsa po ndihmohet nga motra e tyre Linda, e cila është zhvendosur për të ndihmuar në kujdesin për të.
Claudette tha për Le Journal de Montreal: “Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Linda që jeton me të dhe më thotë se po punon shumë. Ajo po dëgjon studiuesit më të mirë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë. Unë sinqerisht mendoj se ajo ka nevojë më së shumti për të pushuar. Ajo gjithmonë shkon mbi dhe përtej, ajo gjithmonë përpiqet të jetë më e mira dhe e para. Në një moment, zemra dhe trupi po përpiqen t’ju thonë diçka. Është e rëndësishme të dëgjoni atë.”
Po ashtu ajo tha se Celine po punon jashtëzakonisht shumë, sidomos për të ruajtur shëndetin e saj fizik dhe për t’iu rikthyer performancës në të ardhmen:
Ne i besojmë asaj. Është e lindur për të fituar sfida, është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj… Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por të kesh shpresë është e rëndësishme.”
Modelja shqiptare, Jori Delli u bë më e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Por, bukuroshja brune mbetet një emër mjaft i komentuar, kjo edhe për shkak të paraqitjeve të saj në rrjetet sociale.
Edhe imazhet e fundit që ajo ndau me fansat në llogarinë e saj të Instagramit nuk kanë kaluar pa vëmendje.
Jori ka postuar disa foto të reja nga pushimet në Vlorë, e në të cilat dukej në formë të mrekullueshme. me bikini të zeza.
E ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me jetën e saj personale dhe për vështirësitë që është përballur në lidhje me famën. Ajo përmendi martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta, dhe se e ka përjetuar shumë keq, mënyrën se si u trajtua në media.
Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë.
Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën.
Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për interes. Nuk e menduan që më bënin dëm, dhe askush nuk mendoi për shëndetin tim. Askush nuk mendoi për familjarët e mi, për shëndetin tim”, tha këngëtarja Adelina Tahiri për “Pushime on Top”.