Operacion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen rreth 10 mijë kokrra ekstazi

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Tiranë, ku mesohet se janë sekuestruar rreth 10 mijë kokrra ekstazi. Gjatë aksionit janë arrestuar 5 persona dhe kontrollet kanë qenë të përqendruar në zonën e ‘Myslym Shyrit’ dhe ish-Bllokut por dhe në lokale të kryeqytetit.

Pritet që detajet e plota të operacionit të bëhen të ditura nga policia e Shtetit

Pas Jugut te Shqiperise, Dua Lipa nis pushimet në Greqi (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është larguar nga Jugu i Shqipërisë ku dhe pushoi për disa ditë dhe ka udhëtuar drejt Greqisë.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ ylli i muzikës tregon se ndodhet në Peloponez, ku po shijon disa ditë relaksuese me të dashurin e saj Romain Gavras.

“Duke lundruar në Peloponez,” ka shkruar Dua në postim.

Pushimet në Shqipëri, 248% më lirë se në Itali. 21% e italianëve preferojnë të pushojnë jashtë…

Një sërë mediash italiane i kanë kushtuar hapësirë studimit të bërë nga “Consumerismo No Profit”, një shoqatë në mbrojtje të konsumatorëve italianë. Sipas të dhënave të publikuara prej saj, të kalosh pushimet në Shqipëri kushton 248% më pak se në Itali. Ajo nënvizon se turistët kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun edhe pse ndoshta pushimet në vendin e tyre do të kishin një shërbim më të mirë.

Në studim thuhet se për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare më të njohura të Shqipërisë, nga data 21 deri më 28 Gusht në një dhomë dyshe, shpenzimi minimal fillon nga 175 Euro në Vlorë deri në 420 Euro në Qeparo dhe se maksimumi për një javë ishte rreth 5600 Euro.

Ndërsa në plazhet italiane nis 564 Euro për të shkuar deri në 15 mijë Euro. Studimi ka marrë në krahasim 6 resorte bregdetare të njohura shqiptare dhe po kaq të tilla në rivierën italiane. Dhe sipas saj shpenzimet variojnë nga 130 në 248% më shumë në Itali.

Studimi vëren se 21% e italianëve preferojnë të kalojnë pushimet jashtë ku Shqipëria, Greqia dhe Spanja janë destinacionet kryesore.

Manjani në protestë për Belerin: “Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit…

Avokati Ylli Manjani nga protesta që po mbahet në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por për demokracinë dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve

Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himarjotit se do e ketë me keq se ai i gjermanit.

Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lirë. Si është e mundur që në vitin 2023 gjunjëzojnë vullnetin e lirë? Edhe mua s’më pëlqen Rama, por është kryeministër. Pse me të pëlqyer është kjo punë? Kjo është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin shqiptar. E arrestuan me pretendimin se u kap në flagrancë dhe unë e kam parë atë letër dhe nuk është e tillë. E dini kush ehte kapur në flagrancë? Policia e Shtetit, që gjet dëshmitarë fals. Gjetën hallexhiun fals, por e mëshirojmë atë se nga halli e ka bërë”, u shpreh Manjani në protestë.

Pas Selanikut reagon edhe Kryebashkiaku i Athines ve kushte: “Nuk ka Europë pa Himarën…

Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis mori pjesë në tubimin e zhvilluar në Himarë për lirimin e Fredi Belerit. Gjatë fjalë së tij ai theksoi se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në këto kushte

Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri.

Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

I rëmbyen çelsat/ Kjo është noterja që tentuan t’i grabisin me forcë “G-Class”-in(Video)

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku është përfshirë edhe një notere. Mësohet se një person ka tentuar t’i grabisë makinën tip “Mercedes G Class” noteres Sanja Telhallari. Kjo e fundit ka qenë e ulur në lokal me bashkëshortin e saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe nxitoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë.

Noterja dhe burri i saj e ndoqën duke arritur ta ndalojnë deri sa në vendngjarje erdhi edhe policia.

Policia njoftoi pas ngjarjes se kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës. Gjithashtu, 28-vjeçari, po ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit një tregtar makinash në Vorë, duke i kërkuar edhe atij një makinë.

Momenti i arrestimit të autorit që tentoi grabitjen:

Ironizon Artan Hoxha/ Nxjerr pamjet nga protesta për Belerin: “Kaq mbështetës i mbledh nje miku im nga Tepelena, kur i bie goma e makinës…

Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet gjatë protestës në Himarë për Fredi Belerin. Ai thotë se nëse do të ishte në Himarë, do të besonte se protesta ishte masive, por në të vërtetë pamjet tregojnë një tjetër realitet. Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet gjatë protestës në Himarë për Fredi Belerin. Ai thotë se nëse do të ishte në Himarë, do të besonte se protesta ishte masive, por në të vërtetë pamjet tregojnë një tjetër realitet.

Postimi i plotë

Mbani frymen njerez…. Live nga shetitorja e Himares…

Nese nuk do te isha në Himare, por do ta ndiqja protesten në mbeshtetje te Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do te besoja se ketu po behet nami…

Në te vertete, Himara eshte në nje pasdite te qete mesgushti, kur pushuesit vazhdojne plazhin per hesap te tyre. Kaq mbeshtetes sa kane mbledhur kryebashkiaket e Athines dhe te Selanikut në shetitoren e Himares, nje miku im nga Luftinja e Tepelenes, i mbledh kur i bie goma e makines…

Kryetari i Bashkisë Selanik thirrje nacionaliste në Himarë: “Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizmin….

Kryebashkiaku i Selanikut, Kostantinos Zervas i pranishëm në protestën e zhvilluar në Himarë për lirimin e Belerit, nuk i ka kursyer thirrjet nacionaliste. Ai theksoi se Fredi Belerit po i shkelen të drejtat ndërsa ndodhej në Himarë u shpreh: “ Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm”.

“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë.

Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, tha ai.

Jetoj larg intrigave dhe dallaverave/ Tefta Radi zbulon vendin ku jeton tani dhe…

E lidhur prej një jete me ekranin shqiptar gazetarja e njohur Tefta Radi është një nga ikonat e këtij televizioni. Zëri i saj i ëmbël, delikatesa, mënyra e përçimit të lajmit, komunikimi, veshja, një sërë elementësh që do ti kishte zili çdo gazetare dhe lajmëse e ekranit, e kanë bërë Teftën një ikonë potente të TVSH-së.

Rastësia e një kolegu për të provuar zërin e saj e çoi atë drejt kësaj rruge të gjatë dhe të mbushur me aventura. Dëshira e saj dhe e prindërve ishte që ajo të bëhej doktoreshë, por kjo nuk u realizua. Gazetaria për të u kthye në një pasion, duke mos e ndarë kurrë gazetarinë e terrenit nga gazetaria e të qenit folëse në studio.

Dalja në pension në moshën 60 vjeçare, 10 vite më parë ishte ajo që e ndau gazetaren me origjinë Korçare nga ekrani.

5 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Françesk Radit, Tefta Radi në një intervistë ka treguar jetën e saj se u zhvendos në Melburn të Australisë pak ditë pas humbjes dhe pengun që i ka mbetur Frankos….Tefta tregon se nuk ka një ditë të vetme që nuk e mendon njeriun me të cilin kishte thurur shumë plane.

“Jetoj në Australi për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve”, është shprehur Tefta.

‘Lirojeni Fredi Belerin ose do ju marrë përpara…’! Kërcënon sekretari i OMONIA-s…

Sekretari i Omonias, Marin Suli në protestën e zhvilluar për lirimin e Fredi Belerit në Himarë, kërkoi lirimin e kryebashkiaut të zgjedhur. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh: “ Lirojeni Belerin, sa nuk ju ma marrë përpara zemërimi i himarjotëve”.

Protesta u organizua nga organizata Omonia. Qytetarët janë bërë bashkë dhe kërkojnë lirimin e Belerit gjithashtu në këtë tubim kanë marrë pjesë edhe shumë media greke.

Beleri flet nga burgu: “Jam i vendosur të betohem…

Sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij. Për këtë arsye, nga burgu Beleri ka pasur një mesazh, teksa tregon se nuk e ka humbur shpresën që do të marrë drejtimin e Bashkisë.

“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti.

Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, tha ai nga burgu, për mediat greke.

Në burg për blerje votash, nis protesta për Fredi Belerin në Himarë

Ka nisur protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiaut të zgjedhur Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit. Protesta u organizua me iniciativën e organizatës “OMONOIA” dhe aty ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës. Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “

“Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. I vendosur në “arrest me burg” që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi.

Yll Limani tregon periudhën e vështirë: ‘Kam pasur një krize identiteti, sinqerisht ka qëne nje thyerje…

Ylli Limani, një ndër këngëtarët mjaft të talentuar dhe të preferuar në tregun muzikor shqiptar, ka bërë një rrëfim të sinqertë, në një intervistë të dhënë për Berat Buzhala. Artisti ka nisur intervistën e tij me një rrëfim të marrëdhënies mes tij dhe babait, i cili ka qënë një nga antarët e grupit Minatori. Ai ka treguar se gjithmonë përplasen sa i përket opinioneve të tyre rreth muzikës dhe madje, babai i artistit është përpjekur të kontribuojë në artin e Yllit, duke përgatitur një këngë për të por për shkak të mospërputhjeve të shijeve muzikore, ajo këngë ende nuk është publikuar.

Ndër të tjera, Limani ka folur rreth periudhës më të keqe që ka kaluar në jetën e tij dhe bëhet fjalë për pandeminë, marsin e vitit 2020-të.

“Unë kur flas për jetën time, them jeta para pandemisë dhe jeta pas pandemisë sepse kur të ndalen koncertet, fitimet, xhirimet, gjendesh përpara një pyetje të madhe, kush dreqin jam kur nuk këndoj”

Ai shprehet se pandemia zhduku Yllin e vjetër, ku Ylli pyeste veten se çfarë donte nga jeta, përse duhej të bëhej i famshëm, se për çfarë ishte gati të humbiste për të arritur atë që donte.

“Kam patur një krizë identiteti, sinqerisht ka qënë një thyerje. E di që njerëzit kanë humbur njerëz të dashur por në atë moment unë them ka vdekur Ylli i vjetër dhe u lind Ylli tjetër”.

Ylli ndër të tjera ka folur edhe për disa gjëra që nuk pëlqen tek karakteri i tij dhe ndoshta nuk do ta besoni por edhe pse është një djalë kaq i ëmbël, Ylli është shumë toksik me veten e tij, pra ai nuk i flet kurrë mirë vetes. Gjithashtu duhet të kini kujdes, se nëse Ylli mërzitet me ju, ai e mban shumë inatin, i cili mund ta zgjasë deri në tre vjet.