Një tentativë grabitjeje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku është përfshirë edhe një notere. Mësohet se një person ka tentuar t’i grabisë makinën tip “Mercedes G Class” noteres Sanja Telhallari. Kjo e fundit ka qenë e ulur në lokal me bashkëshortin e saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe nxitoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë.
Noterja dhe burri i saj e ndoqën duke arritur ta ndalojnë deri sa në vendngjarje erdhi edhe policia.
Policia njoftoi pas ngjarjes se kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës. Gjithashtu, 28-vjeçari, po ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit një tregtar makinash në Vorë, duke i kërkuar edhe atij një makinë.
Momenti i arrestimit të autorit që tentoi grabitjen:



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.