Bebe Rexha /zbulon surprizën e rradhës për Shqipërinë

 

Dy ditë më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha erdhi në Shqipëri për të parë nga afër gjendjen e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe për të ofruar personalisht ndihmën e saj.

Mes të tjerash ajo ka dhënë dhe një intervistë për emisionin ‘Pasditja Ime’.

Gjatë intervistës Bebe ka treguar se së shpejti do të vijë sërish në Shqipëri për të mbajtur një koncert.

Po ashtu ajo ka rrëfyer se do dëshironte shumë të kishte një këngë me Dua Lipa-n, Rita Ora-n dhe Ava Max, sepse bashkë bëjnë fuqinë e femrës.

Advertisement