“Të dua Shqipëri”,Bebe Rexha publikon foto nga vizita e saj dy ditore

 

Bebe Rexha ka publikuar foto nga vizita e saj e shkurtër në Shqipëri. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, më 2 dhjetor ka vizituar Shqipërinë.Qëllimi i kësaj vizite ishte ti ndihmonte nga afër të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit,pas grumbullimit të një shume të konsiderueshme me fondacionin që  hapi.

Pasi është kthyer në Amerikë, Bebe, përmes një postimi publikoi imazhe nga vizita që ju bëri zonave të prekura nga tërmeti.

Ajo thotë se ndihet me zemrën plot dhe falënderon gjithë ata që kontribuan nga e mbarë bota. Po ashtu, këngëtarja shtoi se fillimisht ka zgjedhur dy shtëpi për t’i rindërtuar.

“Dje u ktheva nga një udhëtim dyditor në Shqipëri, ku pashë dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe u takova me ata që u prekën nga ky tërmet. Unë jam me zemër të mbushur dhe mirësi nga njerëzit atje, si dhe me të gjithë që kanë dhuruar nga e mbarë bota. NUK MUND T’JU FALËNDEROJMË MJAFTUESHËM. Ne kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen për këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim ❤️ Te Dua Shqiperi”, ka shkruar Bebe. Express

Advertisement