Mollët mbeten stok në Korçë, fermerët në vështirësi financiare

 

Mollët kanë mbetur stok në Dvoran të Korçës.Mungesa e tregut e ka çuar prodhimin drejt kalbjes, ndërsa fermerët drejt vështirësive financiare.Shumë prej tyre janë detyruar që të presin pemët e mollës dhe ti zëvendësojnë ato me lajthi e arrë, duke shpresuar për më shumë të ardhura.

Do shkul të gjitha mollët, do mbjell arra, lajthi, gështenjta.”

Fermerët thonë se janë harruar nga shteti ndërsa ngrenë edhe shqetësimin e çmimit të lartë të plehrave kimikë dhe cilësinë e dobët të tyre.

Kërkoj uljen e çmimit të naftës dhe të bëhen subvencionime për mbjellje të pemëve të reja, që i ka harruar.”

Qeverisë nuk i shkon fare në mendje nëse rrojmë apo jo. Ne po rrojmë me djersën tonë, forcën tonë dhe sakrifica shumë të mëdha.”

Edhe këtë vit kultivuesit e mollës në Korçë nuk kanë mundur të nxjerrin kostot. Ata apelojnë institucionet për politika më efektive për mbështetjen e prodhimit vendas.

Advertisement