Kategoria e Parë, Grupi B/ Pogradeci fiton në fund dhe ruan kreun, triumfon edhe Apolonia. Ja të gjitha rezultatet

 

Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë në grupin B, të vlefshme për javën e 12-të.Pogradeci ka triumfuar ndaj Orikut në minutat e fundit, falë një goli të Shkullakut në minutën e 84’. Pikërisht kjo fitore i mban liqenorët në vendin e parë, me 26 pikë 3 më shumë se Apolonia e vendit të dytë.

Pikërisht këta të fundit mposhtën me rezultatin 3-1 Turbinën në shtëpi, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.

Ndërkohë Devolli ka fituar me përmbysje ndaj Elbasanit me shifrat 3-1, në një ndeshje ku juglindorët e panë të parët veten në disavantazh. Shënkolli mposhti me rezultatin 3-2 Ilirinë, në një ndeshje që dhuroi spektakël.

GRUPI B

FT| POGRADECI-ORIKU 1-0

Shkullaku 82′

FT| DEVOLLI-ELBASANI 3-1

Cane 53′, Çela 67′, Kame 84′ / Cema 45′

FT| APOLONIA-TURBINA 3-1

Gjata 4′, Zoga 61′, Mihana 76’/ Shanaj 8′

FT| SHËNKOLLI-ILIRIA 3-2

Gruda 41′, Danaj 57′, Miloti 69’/ Xhymerti 33′, Xhaferri 90′

Advertisement