Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas aksidenti tragjik në Koçë, i cili i mori jetën një 35-vjeçari.Në një deklaratë për mediat, KSSH shprehet se mosrespektimi i kushteve te sigurise teknike në punë shkaktoi viktimën e parë për 2020, ndërsa shton se institucionet shteterore janë fajtorët kryesorë.

Sipas KSSH, tragjedia mund të ishte parandaluar nëse do të kryheshin kontrollet e duhura nga institucionet përgjegjëse.
“Një aksident në punë më pasojë vdekjen e një 35- vjeçari është rregjistruar këtë të premte në qytetin e Korcës.
Punëtori i ndërtimit, Elvis Josifi, është goditur nga presa e një vinçi teksa po punonte në katin e katërt të një obekjti në ndërtim pranë qendrës së qytetit.

Konfederata e e Sindikatave të Shqipërisë në radhë të parë i shpreh ngushëllimet familjes Josufi, ndërkohë shpreh shqetësimin se institucionet shtetërore nuk po bëjnë mjaftueshëm për të parandaluar fenomemin e aksidenteve në punë më pasoja në jetë njerëzish.
Ky aksident me pasoja fatale në jetën e 35 vjecarit Josifi që ka qëndruar për rreth 2 orë nën presën metalike në katin e katërt ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike.
Në pamjet e publikuara në media dallohet qarte se kompania e ndërtimit edhe përse po ndërton një objekt në qendër të qytetit nuk ka rrespektuar as kushtet minimale të sigurisë teknike.

Ky fakt merr përmasa edhe më të rënda pasi punimet mesa duket nuk jane inspektuar as nga Insepktoriati Ndërtimor i Bashkise Korçe dhe as nga Inspektoriati Shtetëror i Punës që mund të kishin parandaluar këtë tragjedi.”-thuhet në deklaratën e KSSH.
Më tej, KSSH bën thirrje që Policia dhe Prokuroria të nisin urgjentisht hetimet pasi, sikurse theksohet në deklaratë, ky aksident nuk ka ardhur për shkak të një pakujdesie njerëzore, por pikërisht për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

“Makineria me vinç mesa duket nuk është kolauduar ndaj presa është këputur dhe ka zënë poshtë 35 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e mënjëhershme.
Hetimi duhet të nisë nga ata që kanë çertifikuar këtë mjet e duhet të përfundojë tek pronari i kompanisë së ndërtimit dhe jo të mbyllet tek punëtorët e thjeshtë që po lënë jetën nën rrënoja për një pagë qesharake prej 30 mijë lekësh në muaj.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka denoncuar faktin se gjatë 2019 u shënuan mbi 30 vitkima nga aksidentet në punë por institucionet heshtën, mediat nuk hulmutuan dhe ja tragjedia e paralajmëruar erdhi sërish në prag këtë fillim viti duke shkaktuar viktimën e parë për 2020.
Gjatë vitit të kaluar ata që paguan për jetët e humbura në asnjë rast nuk ishin pronarët e firmave të ndërtimit dhe supërvizorët por vetëm punëtorë të thjeshtë.”-deklaron KSSH.

Më tej, ndërsa jep alarmin për sigurinë në punë, KSSH shprehet se “Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe rryshfetin bosët e ndërtimeve dhe minerave kanë mundur ti shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë.
Sot sektori i ndërtimit nuk ka një sindikatë të mirëfillshte pasi bosët e këtij sektori prej vitesh kanë finacuar për të penguar një gjë të tilla duke shfrytëzuar qorra dhe eunukë që veshin kostumin e sindikalistit dhe vendosin gjoba personale.
Qeveria duhet të reflektojë dhe të ngrejë një strukturë për të luftuar fenomenin e aksidenteve në punë që prej vitesh po merr jetë njerëzish pa bërë shumë bujë.
Duhet rishikuar legjislacioni për aksidentet në punë dhe duhen parashikuar ndëshkime nga burg deri në pezullim të përjtshëm liçensë për kompanitë që deklarohen fajtore për humbjen e jetës së një punonjësi.”


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
