Korçës i këndoj,Mimoza Paraveli

 

Ka rreth dy dekada, që është një nga përfaqësueset më të denja të këngës së bukur korçare. Mimoza Paraveli ka brenda ëmbëlsinë e atij qyteti romantik e me tradita, që ia lexon në portretin e shkruar, ia dëgjon në zërin melodioz qe percillet me thjeshtësi dhe sharm.Pas këngës së suksesshme, “Po udhëtoj”, ajo nuk ka reshtur së “udhëtuari” drejt këngëve të reja dhe sukseseve.

Mimoza Paraveli

Korça ,Parisi i vogël”, qyteti i serenatave, qyteti i birrës, qyteti i dashurisë, i mikpritjes. Një qytet i qeshur, plot jetë, që të fton ta vizitosh në çdo stinë, në bardhësinë e dimrit dhe në freskinë e verës. Me malin e Moravës dhe kodra, pyje e fusha. Qyteti magjik, që i frymëzonte artistët dhe poetët të shkruanin atë muzikë dhe ato vargje, si trashëgimi e kulturës për brezat dhe me serenatat, Korça është bërë e njohur dhe e dashur për të gjithë shqiptarët.

Më datë 17 Tetor 2018, Mimoza Paraveli publikon videoklipin “Korçes I Kendoj”. Teksti i këngës u shkrua nga Jorgo Papingji.

Mimoza Paraveli

Korçës i këndoj

Me petale trendafili
Çupkën dua ta mbuloj
Dhe ne zë që ka bilbili
Korçës dua ti këndoj

Ajd të mblidhemi në Panda
që të pimë një kupë me birrë
Dy cironka tre kërnacka
Ta bëjmë qefin sa më mirë (2x)

Dhe i dehur nga marazi
Kupën unë do ta kthej
Do shkoj te dyqani i Tasit
Çupën time do ta gjej

Korça ti ,Korça me halle
Vend në botë si ty nuk gjen
Do të vishem karnavale
Në mes Korçës do kërcej

Ti shkon mer një mandolinë
Unë në mur kam një kitar
Mos këndoj për dashurinë
Mos i thonë vetes Korçar (2x)

Si Korca ne bote nuk ka !