Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në qytetin e Korcës. Zamir Topi vrau me sëpatë bashkëfshatarin e tij, Dashnor Osmanin vetëm për një vend varri.Mësohet se autori vuante nga probleme mendore dhe konflikti mes tyre kishte gjeneruar prej vitesh. Ndërkohë, banorët e zonës i përshkruajnë të dy si persona mjaft të qetë.
Nga ana tjetër një dëshmitar thekson se Zamir Topi kishte kartelë. Ai i kishte lënë një afat kohor prej 5 vitesh viktimës për të larguar varrin, por ai nuk e bëri.Sipas dëshmitarëve dhe banorëve, Zamir Topi kishte lënë një vend varri për të atin e tij.

Dëshmitari tha për mediat:
Viktima kishte fëmijë. Me njëri-tjetrin kishin pasur një problem varresh, këtu në fshat. Viktima djal i mirë, punonte në Korçë shisnin banane. Nuk kanë qenë persona problematik. Edhe autori ka qenë djalë i mirë. Autori kishte të ëmën. Viktima të atin. I kishin varrosur pranë njëri-tjetrit. Largo babanë nga nëna se është shumë afër. Se autori e kishte lënë atë vend për të atin. I kishte thënë mbush 5 vjet dhe ta largosh varrin, po ai nuk e largoi. Kishte vajtur edhe në Komunë, për t’u ankuar, por asgjë. Ishte edhe bashkëshortja, e vrau në sy të saj.
Ngjarja horror në mes të ditës tronditi sot Korçën.

