Sonte, në Sanremo do të jetë një super mysafire. Një pjesë e juaja mund ta kenë ditur, ndërsa një pjesë tjetër ndodhta akoma jo. Pas Alketa Vejsiut, moderatores që shkëlqeu natën e tretë në skenën e madhe, stilistët shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Lia Stublla, ka edhe një emër tjetër shqiptar që njeh gjithashtu vetëm suksese.
Skena do të ndizet edhe sonte nga një përfaqësuese shqiptare, e cila vjen në një edicion të veçantë për Sanremon, siç është ai i 70-vjetorit.
Alketa Vejsiu
Që kur u mësua se Dua do të ishte e ftuar, Festivali i Sanremo-s, përmes profilit social zyrtar nuk bënte gjë tjetër veçse përgëzonte yllin shqiptar Dua Lipa, artisten me numrin më të madh të nominimeve në Brit Aëards dhe me dy çmime Grammy.
Dua do të zbresë në skenën e teatrit “Ariston” natën e sotme dhe publiku, me siguri, është gati për ta ndjekur nga afër energjinë e saj.
Dua, me siguri do të shpërthejë skenën e Sanremos me energjinë e saj dhe me zërin që ka mahnitur botën që në kohën kur, ende mjaft e re, nisi të publikonte në Youtube cover-at kopertinat e artistëve të saj të preferuar, nga Nelly Furtado te Christina Aguilera e te shumë të tjerë.
Skënderbeu do të përballet ditën e nesërme me Bylisin në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Korçarët do të kërkojë të rikthehen te fitorja pas disfatës në transfertë ndaj Laçit.
Tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp para gazetarëve, ku foli në lidhje me sfidën e nesërme, duke u shprehur:
Ilir Daja
SFIDA NDAJ BYLISIT- “Kemi të gjithë kontingjentin në dispozicion në ndeshjen e nesërme kundër Bylisit, përveç Krasniqit, por është rikuperuar Pëllumbi mbas mungesës së kishim. Vijmë nga një manovër e konsoliduar e shprehur edhe në këto tre javë e para në pjesën e dytë të kampionatit. Përballë kemi një ekip që nuk quhet surprizë por që me plot meritë është në vendin e katërt. Po të shikoni edhe golat e shënuar dhe golat e pësuar, është ekipi që renditet në vendin e katërt për golat e shënuar dhe po në vendin e katërt për golat e pësuar.
Ka pika të fortë, por ashtu siç ka pika të forta ka edhe pika jo të forta. Kështu, ne do na duhet që t’i shfrytëzojmë sepse gjatë kësaj jave kemi punuar, pavarësisht kushteve të vështira në stërvitje për shkak të borës që ka mbuluar gjithë Korçën. Bylisi është një ekip që luan në grup dhe nëse duhet të shkojmë te fitorja, atëherë edhe ne duhet të luajmë edhe ne në grup. Do japim maksimumin për të marrë tre pikët.
Duhet të jemi të kujdesshëm sepse në dy ndeshjet e para është një fitore e Bylisit në Korçë dhe një fitore e jona në Ballsh. Do të thotë është 50 me 50. Ekipi që do të sakrifikojë më shumë nesër do të shkojë drejt 3 pikëshit. Shpresoj që të jemi ne ata që të sakrifikojmë më shumë. Sakrifica duhet të jetë në vend të parë
GABIMET E GJYQTARËVE- “Skënderbeu është nga ekipet që është dëmtuar më shumë deri në këtë moment, dhe në favorin tonë nuk ka të njëjtat gjëra. Kjo ka ndodhur me vazhdimësi. Sigurisht, që Federata e Sektori i Arbitrave duhet të bëjnë një analizë dhe të marrin përgjegjësi, jo për Skënderbeun por për vazhdimësinë e kampionatit.
RENDITJA– Me qenë se ka dhe shumë ndeshje, më mirë që nuk mbyllet këtu kampionati, sepse kemi shumë pikë për të rikuperuar. Duhet të ndryshojmë pozicionin në tabelën e klasifikimit. T’i marrim të gjitha ndeshjet me të njëjtin motivim, siç kemi bërë me ekipet që janë në vendet e para në renditje, për të ndryshuar renditjen. Kontigjenti që kemi në dispozicion e mundëson diçka të tillë dhe shpresojmë të ndryshojmë në javët e mbetura.
AFRIMET NË MERKATO- Rifillimi i Jashanicës është blerja më e mirë. Nuk e kemi edhe për disa javë. Përveç Imamit që ka eksperiencë, lojtarët e tjerë të afruar janë me moshë shumë të re dhe duan kohën e tyre për t’u përshtatur dhe për t’u bërë pjesë organike e manovrës. Po punojmë edhe në mënyrë të diferencuar që koha të jetë sa më e shkurtër dhe të bashkohen. Kemi nevojë për çdo lojtarë.
GJENDJE E KRASNIQIT– Është mungesë e sigurt për nesër. Krasniqi ka filluar stërvitjen me grupin por jo të plotë. Shpresojmë të jetë gati për ndeshjen e javës tjetër. Kemi menduar që ndoshta nuk mund ta zëvendësojmë me të njëjtin pozicion, duke startuar me një lojtar të ri, por duke ndryshuar manovrën, që të ndihet më pak mungesa. ”, u shpreh Daja.
Magjepse, shpërt hyese dhe me një karizëm të dukshëm Alketa Vejsiu diti në një moment të bëjë për vete zemrat e italianëve. Kështu shkruan Tgcom 24 për moderatoren shqiptare e cila në krah të Amadeus dhe Rodrigues i bëri të gjithë të flasin për të dhe për Shqipërinë.
Ne video shikohet reagimi dhe mbresat e popullit Itakian …🇦🇱🇮🇹
‘Bukuroshja Alketa Vejsiu është shfaqur në Festivalin e Sanremos në natën e tretë me një fustan rozë dhe të kuq në skenën e Ariston duke lënë në hije edhe drejtuesin televiziv Amadeus. Drejtuesja shqiptare është shfaqur joshëse duke treguar format e saj të bukura. Me një italishte të mirë, Alketa Vejsiu ka ditur të bëjë për vete në një moment zemrat e italian.
Alketa Vejsiu
E lindur 36 vite më parë në Tiranë, ku nje pjese te fëmijërinë e ka kaluar në fshatin Zëmblak te Korces….!Alketa është një femër vitale dhe me shumë energji. E diplomuar për ekonomi, stiliste, producente, sipërmarrëse dhe mbi të gjitha drejtuese televizive ajo është një nga figurat më të rëndësishme në Shqipëri’ vazhdon Tgcom24. ‘E mrekullueshme dhe me një buzëqeshje ngjitëse, gjatë mbrëmjes së Festivalit, kushtuar muzikës italiane ndër vite ajo nuk është intimiduar aspak nga një skenë kaq e madhe.
Ajo diti gjithashtu preku zemrat e të gjithëve me monologun kushtuar Italisë dhe dashurisë së saj për italianët, ndjenja të cilat shfaqen të qarta edhe në rrjetin e saj social’, mbyll lajmin Tgcom.
Turizmi dimëror në Shqipëri nuk po arrin dot të shfrytëzojë potencialin që ka. Mungesa e theksuar e infrastrukturës dhe strukturave akomoduese na bën lehtësisht të konkurrueshëm kundrejt fqinjëve…..Turizmi dimëror në Shqipëri ka shumë potencial, duke qenë se ofron çmime të favorshme dhe disa herë më të lira në krahasim me fqinjët, si Maqedonia apo Mali i Zi. Të dy këto vende kanë resorte të dedikuara për turizëm malor dhe pista moderne skish.
Kjo na bën ne inferiorë sa i përket zhvillimit të turizmit dimëror. Megjithatë, ata që e frekuentojnë më shumë këtë turizëm janë vetë shqiptarët, kryesisht nga Korça,Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri etj., shumë më pak nga Kosova. Ndërsa turistët e huaj tërhiqen më shumë nga kërshëria. Ofertat që shohin online i bëjnë ata të ndërmarrin udhëtime për të shijuar Shqipërinë në dimër, ku gjejnë hotele me kushte të mira, ushqim tradicional, por edhe infrastrukturë të dobët, e ndonjëherë edhe mungesë të energjisë elektrike. Optimizëm me teper ka zhvillimin e turizmit dimëror, veçanërisht në zonën e Dardhës gjatë viteve të fundit, por duhet të shohim edhe dorën e shtetit për të nxitur këto investime.
Shpesh e kanë ndihmuar të huajt që të përmirësojë infrastrukturën ne kete zone…makinerinë për dëborën artificiale i ka sjelle një zviceran me çmim të leverdishëm, i cili kishte mbetur i mahnitur nga natyra shqiptare dhe mikpritja theksonThoma Tasho, një trajner i njohur dhe drejtuesi i së vetmes pistë skish funksionale në Shqipëri.
Fshati turistik I Dardhës si pritje të parë për pushuesit ka skipistën e tij në vendin e quajtur Biglla. Këto ditë që ka rënë mjaftueshëm dëborë, skipista rifillon aktivitetin normal. Në fundjavë ajo do të jetë e hapur për të gjithë të apasionuarit për sportin e skive dhe turizmin malor.
Në pjesën më të madhe të kësaj stine dimri, skipista e Dardhës ka funksionuar me dëborë artificiale nga mungesa e reshjeve. Rënia e dëborës me një trashësi rreth 20 centimetra në zonat e larta malore ka krijuar tashmë kushtet optimale për ushtrimin e sportit të skive në të vetmen pistë që egziston në Shqipëri.
Georgina Rodriguez ishte prezantuese e Sanremo mbrëmjen e së enjtes. Dhe e dashura e Cristiano Ronaldos i befasoi të gjithë me një tango në skenë.
Padyshim që CR7 tregoi se është një adhurues i flaktë i të dashurës së tij, pasi gjatë gjithë momentit të kërcimit sytë e tij shkëlqenin ndërsa e shihte Georginën dhe e duartrokiste.Cristiano shijoi gjithë spektaklin e dhuruar nga bukuroshja zeshkane nga vendi i tij në rreshtin e parë.
Georgina pas mbarimit të vallëzimit tha se kjo ishte tango e saj e parë dhe se ishte pikërisht Ronaldo që e mësoi të kërcente.
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.Nexhmije Pagarusha konsiderohet si legjenda e gjallë e muzikës shqiptare e cila ndër vite ka krijuar këngët më të njohura shqipe.
Nexhmije Pagarusha
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Izrael, Bosnje e plot shtete tjera. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Këtu po i sjellim disa nga këngët më të famshme të cilat ndër vite vazhdojnë të dëgjohen dhe të mbesin të pavdekshme për gjithë publikun. Sot Nexhmije Pagarusha mbetet ndër vokalet më të arritura shqipe, edhepse ka kohë që nuk është aktive në muzikë.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha është e njohur edhe për këngët e saj me karakter patriotik. Njëra nga to është “E dehur jam”, një baladë dashurie e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet ndër më të preferuarat e publikut. E njëjta është ripërpunuar dhe kënduar nga shumë artistë.
Sot po e kujtojmë këngën e saj “Vet ke mbet”, një lirikë e pastër e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm.
Alketa Vejsiu kapërceu kufinjtë dhe u bë epiqendra e natës së tretë të Festivalit Italian Sanremo. Në daljen e saj të dytë, Alketa zbriti përsëri shkallët me një fustan të kuq, ngjyra simbol e flamurit shqiptar, të krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Alketës i’u besua një monolog, të cilin e kishte mbushur me fjalë zemre dhe përjetime personale, tema e së cilës ishte emigrimi. “Vij nga një vend i vogël si Shqipëria dhe doja të ndaja me ju një histori”, u shpreh në fillim prezantuesja e mirënjohur që dhuroi spektakël më vete në Sanremo.
Alketa Vejsiu
”Njëherë e një kohë, ishte një vend ku dëgjimi i [Claudio] Baglioni-t dhe [Adriano] Celentano-s ishte i ndaluar, bëheshe armik i popullit, mund të të kushtonte lirinë. Mund të përfundoje në burg. Njëherë e një kohë ishte një vend ku dyshonin nëse ishe bjonde, sepse bjonde ishte Raffaella Carrà. Njëherë e një kohë, ishte një vend ku italishtja mësohej nga transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta dëgjonim fshehtas, pasi mbyllnim mirë dyert dhe dritaret”.
Alketa Vejsiu
Nga ana tjetër, Alketa se sot mund të duket absurde, por asokohe ishin çmime që duhej të paguaje nëse jetoje në diktaturë. Ajo falenderoi Italinë, që mbajti gjallë ëndrrat e shqiptarëve. ”Faleminderit Italisë që mbajti gjallë ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse nuk na braktisët kurrë. Nuk na braktisët kur morëm anijet për të mbërritur në bregun përtej detit për një mundësi më të mirë për të jetuar. Faleminderit Itali, sepse na keni dhënë shumë, na keni ndriçuar rrugën me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tuaj”.
Mes fjalëve që emocionuan publikun në sallë dhe bënë krenarë miliona shqiptarë që po shihnin festivalin, Alketa foli edhe për tragjedinë e kanalit të Otrantos, në të cilën “u mbyt shpresa për të gjetur ”Tokën e Premtuar” në bregdetin përballë”. Teksa këndonte “Una lacrima sul viso”, në skenë u shfaq artisti italian 74-vjeçar, Bobby Solo.
Sanremo
Monologu i plotë Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg. Na ishte një herë një vend, ku të ishe bionde, ishe e dyshuar, sepse bionde ishte Raffaella Carrà. Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret.
Faleminderit Itali, sepse na ke dhënë shumë. Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde. Nëse jam sonte këtu, në këtë skenë, është për të thënë faleminderit Sanremo, sepse për të gjithë ne që të kemi ëndërruar përtej detit, nuk je vetëm tempulli i këngës, por edhe një simbol. Një shembull integrimi, ku një djalë i ri, i nisur me anije, që zbarkoi këtu në Itali, realizoi atë që mund të dukej e pamundur, të fitonte festivalin. Ai djalë që është tanimë një emër i madh i muzikës italiane, quhet Ermal Meta. Me fitoren e tij në vitin 2018, ai ekzaltoi shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëve.
Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës. Unë jam sot këtu për të thënë faleminderit. Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar.
Ne nuk bëjmë gjithmonë tifo për muzikën tuaj, por për gjithçka që ju përket.Ne, edhe në botërorin e futbollit, sa herë që të kaltërit shënojnë gol, e shohim si një gol edhe për ne.
Muzika nuk i njeh kufijtë që ndajnë popujt dhe kombësitë.Muzika nuk ndërton mure dhe nuk krijon diga.
Muzika nuk ka nevojë për pasaporta, flamuj, thjesht përhapet dhe i këndon dashurisë, ëndrrave, jetës dhe na mëson të fluturojmë.
Sot që vendi im është pjesë e familjes së madhe europiane, unë fluturova për këtu, për të qenë brenda ëndrrës sime.