Në fundjavë Biglla ne Dardhe do të jetë e hapur për të gjithë të apasionuarit për sportin e skive dhe turizmin malor

 

Turizmi dimëror në Shqipëri nuk po arrin dot të shfrytëzojë potencialin që ka. Mungesa e theksuar e infrastrukturës dhe strukturave akomoduese na bën lehtësisht të konkurrueshëm kundrejt fqinjëve…..Turizmi dimëror në Shqipëri ka shumë potencial, duke qenë se ofron çmime të favorshme dhe disa herë më të lira në krahasim me fqinjët, si Maqedonia apo Mali i Zi. Të dy këto vende kanë resorte të dedikuara për turizëm malor dhe pista moderne skish.

Kjo na bën ne inferiorë sa i përket zhvillimit të turizmit dimëror.
Megjithatë, ata që e frekuentojnë më shumë këtë turizëm janë vetë shqiptarët, kryesisht nga Korça,Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri etj., shumë më pak nga Kosova. Ndërsa turistët e huaj tërhiqen më shumë nga kërshëria. Ofertat që shohin online i bëjnë ata të ndërmarrin udhëtime për të shijuar Shqipërinë në dimër, ku gjejnë hotele me kushte të mira, ushqim tradicional, por edhe infrastrukturë të dobët, e ndonjëherë edhe mungesë të energjisë elektrike.
Optimizëm me teper ka zhvillimin e turizmit dimëror, veçanërisht në zonën e Dardhës gjatë viteve të fundit, por duhet të shohim edhe dorën e shtetit për të nxitur këto investime.


Shpesh e kanë ndihmuar të huajt që të përmirësojë infrastrukturën ne kete zone…makinerinë për dëborën artificiale i ka sjelle një zviceran me çmim të leverdishëm, i cili kishte mbetur i mahnitur nga natyra shqiptare dhe mikpritja theksonThoma Tasho, një trajner i njohur dhe drejtuesi i së vetmes pistë skish funksionale në Shqipëri.

Fshati turistik I Dardhës si pritje të parë për pushuesit ka skipistën e tij në vendin e quajtur Biglla. Këto ditë që ka rënë mjaftueshëm dëborë, skipista rifillon aktivitetin normal. Në fundjavë ajo do të jetë e hapur për të gjithë të apasionuarit për sportin e skive dhe turizmin malor.

Në pjesën më të madhe të kësaj stine dimri, skipista e Dardhës ka funksionuar me dëborë artificiale nga mungesa e reshjeve. Rënia e dëborës me një trashësi rreth 20 centimetra në zonat e larta malore ka krijuar tashmë kushtet optimale për ushtrimin e sportit të skive në të vetmen pistë që egziston në Shqipëri.