Skënderbeu barazoi në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në proncimin pas ndeshjes, trajneri i skuadres korçare u shfaq i zhgënjyer,duke qenë i bindur se skuadra e tij la dy pikë në këtë ndeshje në shtëpi,duke deklaruar:
Ilir Daja
Me gjithë problematikën që kishim (mungonte Krasniqi dhe Ndeki), kishim disa ndryshime në pozicionin e lojtarëve, më pëlqeu që ekipi prodhoi lojë, kundrejt një kundërshtari të fortë si Bylisi. Patëm dy raste ballë për ballë me portierin. Gabuam me një top të thjeshtë. Sot humbëm dy pikë. Fitorja duhet të ishte nga krahu jonë.”
Arbitri në nivelin e duhur: Nuk na u dha një penallti në pjesën e parë, nuk u shoqërua as me karton të verdhë. Arbitri që ishte sot për mua ka qenë në nivel. Sot e kishim strategji që do të luanim ballë për ballë me Bylisin. Ka tranzicione të mira. Do të përgjigjeshim edhe ne me të njëjtën mënyrë. Na doli pak a shumë strategjia.
Skenderbeu 1-1 Bylis
Rasti i humbur në fund:Të gjithë lojtarët humbin situata të tilla. Nganjëherë nuk është e duhur të zgjedhës këndet e portës, mund ta kalonte topin shumë pranë këmbëve të portierit. Kishim 2-3 raste të pastra. Mua më pëlqen fakti që ekipi ka prodhuar lojë. Ka një gjendje të mirë.Kemi pasur 2 lojtarë të rinj si Pusi dhe Mensah, që u prezantuan mirë. Janë 2 forca më shumë që i shtohen pjesës tjetër të grupit u shpreh Daja.
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.Korçarët e Ilir Dajës, vijnë në këtë përballje pas disfatës në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët, barazuan në shtëpi ndaj Vllaznisë.Nuk mungojnë surprizat në formacion. Mungojne Krasniqi dhe Ndecki.Trajneri Daja ka rikthyer në mesfushë Bruno Ditën, ndërkohë që Pëllumbi dhe Pollozhani formojnë dyshen e qendrës. Surpriza edhe në sulm. U mendua se do të ishte Gripshi në majën e repartit ofensiv, por tekniku i skuadrës korçare i ka besuar talentit shkodran Belajdi Pushi.
Skënderbeu-Bylis
Në Korçë nuk i besojnë syve për faktin sesi nuk kanë dalë me tre pikë në përballjen ndaj Bylisit. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-1, por një dramë e vërtetë ishte ajo që përjetoi trajneri Daja me emocionet deri në sekondën e fundit.
Gripshi fali një gol të sigurt në minutën e fundit të takimit, teksa i vetëm me portierin kundërshtar, e ka dërguar topin jashtë. Këtë nuk mundi ta besonte as vetë protagonisti në fjalë, që u bë gati për të festuar.Por fati e tradhëtoi, ashtu siç do të bënte edhe me Bregun, që do të humbiste një tjetër rast të pastër më herët. Ndërkohë goli i parë erdhi nga Dita nga pika e penalltisë në minutën e 68, ndërsa Bylisi arriti të barazonte me Gaston në të 86.
Skënderbeu-Bylis
KOMENTI LIVE:
FT: SKËNDERBEU – BYLIS 1-1
Dita 70′ (p) / Gaston 86′
90+5′ E pabesueshme çfarë ka humbur Gripshi vetëm për vetëm me portierin Hidin, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Vendosin duart në kokë korçarët.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
86′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë, Gaston mposht portierin Koliç, me një gjuajtje të bukur brenda zonës, duke shtangur korçarët.
79′ Pranë golit Bylisi, shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Pas një harkimi nga këndi, një prej futbollistëve të Bylisit gjuan me kokë, por topi shkon mbi traun e portës. Krijohet iluzioni i golit në Korçë.
75′ Nuk mungon tensioni në Korçë, ndeshja ndërpritet për disa minuta, pas një tensioni më pankina. Lojtarët e Bylisit kërkuan të linin fushën, më pas takimi rifilloi normalisht.
70′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Kapiteni Bruno Dita kalon në avantazh korçarët nga pika e bardhë e penalltisë. Dita feston dhe puth stemën (VIDEO) 👏
68′ Penallti për Skënderbeun. Dejvi Bregu rrëzohet në zonë pas një kontakti me Peposhin, për gjyqtarin Shahini nuk ka dyshime, 11-metërsh për korçarët. Protestojnë ballshiotët.
67′ E pabesueshme çfarë humbet Dejvi Bregu i vetëm përballë portierit Hidi, teksa e ka dërguar topi mbi kuadrat. Nuk iu beson syve vlonjati.
53′ Bregu lëviz bukur nga e djathta, provon të surprizojë Isli Hidin me një gjuajtje, por topi shkon mbi traversë.
48′ Tjetër mundësi shënimi për korçarët me Pusin, por gjujajta e sulmuesit korçar ndalet nga Hidi.
47′ E pabesueshme çfarë humbet Skënderbeu. Heroi i Bylisit quhet Vinsente, i cili largon topin që po i drejtohej rrjetës pas gjuajtjes së Pusit., duke bërë shpëtimtarin.
46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacione.
Përfundon pjesa e parë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
40′ Goditje dënimi për Skënderbeun, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Pusit. Kroson Dejvi Bregu, topi mbetet në rrëmujë, por nuk përfitojnë korçarët.
33′ Moment i diskutueshëm në Korçë. Futbollistët e Skënderbeut pretendojnë për 11-metërsh, por për gjyqtarin Shahini ndërhyrja ka qenë jashtë zonës. Provon Bregu, por nuk e gjen dot portën.
29′ Fantastik portieri i Bylisit, Isli Hidi, i cili ka fluturuar në trekëndësh, duke ndalur gjuajtjen fantastike të Taipit. Topi shkon në këndore. Kroson Bregu, për Pollozhanin, i cili me kokë nga brenda zonës, e dërgon topin ngjitur me shtyllën.
21′ Tjetër kërcënim i Bylisit. Ndreca shkarkon të majtë, topi merr një trajetore të çuditshme dhe shkon te Munoz, i cili nuk e devijon siç duhet me kokë.
19′ Aksion fantastik për Skënderbeun, Bicaj largon topi nga vija fatale, pas një gjuajtje me kokë të Gripshit nga brenda zonës.
15′ Sërish rrezikshëm Bylisi, provon Ndreca me një gjuajtje të befasishme, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portierit Koliçi.
14′ Goditje këndi për Skënderbeun, kroson Bregu në shtyllën e parë, por pastrojnë miqtë.
8′ Skënderbeu kërkon të fitojë terren, duke shtyrë përpara, por të vendosur mjaft mirë në mbrojtje futbollistët e skuadrës ballshite.
Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare.Nesër ajo do të përcillet në banesën e fundit, me një ceremoni private, ashtu siç kishte lënë amanetin e saj.
Mirëpo shqiptarët e Kosovës nuk mund ta harrojnë kaq lehtë bareshën e muzikës. Ata kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t’i thënë asaj “lamtumirë” dhe “faleminderit” për pasurinë që la pas.E cila do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona’, thuhet në njoftim e shoqatës së Gastronomëve
Nexhmije Pagarusha
Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta pas një sëmundje të cilën e vuante prej kohësh. Ikona e këngës u largua nga kjo botë me një karrierë të madhe muzikore, e cila do të mbahet mend përjetë.
Me vdekjen e Nexhmije Pagarushës paraditen e së premtes, muzika shqiptare ka humbur zonjën e skenës, ambasadoren e këngës shqipe. Ajo ishte 86vjeçare. Ka kohë që kishte marrë epitetin “Bilbili i Kosovës”. Nexhmije Pagarusha dhe Liliana Çavolli janë dy prej zërave më të mirë që ka njohur muzika shqipe.Të dyja kanë kënduar në një kohë më ndryshe, ndërsa edhe kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore.
Nexhmije Pagarusha
Perëndeshë e bukurisë më je”, qe një prej tyre, kënduar bashkë me divën Liliana Çavollin. Bilbili i Kosovës është perëndesha e muzikës shqipe.Një figurë si ajo e Nexhmijes kurrë nuk është tepër të kujtohet, të dëgjohet e të përjetohet.
Ju sjellim serenatën korçare ”Perëndeshë e bukurisë”, nën interpretimin e dy zërave të fuqishëm të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha dhe Liliana Çavolli.
Nexhmije Pagarusha Vs Liliana Çavolli
Perëndeshë e bukurisë je un për tynë do t’pëlcas dashurinë që kam shtënë për ty u bu bu si do t’ia bëj
Se në ëndërr të shikoj … e kurr stë’harroj mos me mundo o yll o xhan o zemër o
Jak o xhan e jak o shpirt jak o zemra ime eja të rrojmë që të dy në këtë botë
Jak o ylli me shkëlqim Fytyrë e dashurisë me zënë e ëmbël ti që ke më bëre të vdes
Ilaçet nuk më bëjnë gjë s’më shërojnë plagëtë përveçse syri yt i zi që më dogji zemrënë
Dhe në ëndërr të shikoj … e kurr stë’harroj mos me mundo o yll o xhan o zemër o
Jak o xhan e jak o shpirt mjaft o zemra ime eja të rrojmë që të dy në këtë botë
Jak o ylli me shkëlqim Fytyrë e dashurisë me zënë e ëmbël ti që ke më bërë të vdes.
Këngëtarja e famshme shqiptare sapo ka perfomruar në Festivalin e famshëm “Sanremo”, në Itali, dhe performanca e saj është pritur me emocione të mëdha.
ITALI– Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka performuar në skenën e Festivalit të 70-të të Sanremos.
Sanremo,Dua Lipa
E veshur e gjitha me të zeza, me një fund me pala dhe një bluzë të hedhur sipër korsesë, Lipa këndoi këngën e saj më të fundit “Don’t start now” duke elektrizuar publikun vendas.Në fund të performancës së saj, Dua ka marrë një tufë me lule nga prezantuesi Amadeus, ndërsa vetë ka mundur që të thotë vetëm: Faleminderit, faleminderit për mbështetjen tuaj!
E përcjellë edhe nga valltarë, Dua Lipa ka shkëlqyer me performancën e saj, dhe ky festival tashmë nuk është një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.
Fillimisht në këtë festival ka performuar këngëtarja e famshme shqiptare Ana Oxa, pastaj Ermal Meta i cili ishte edhe fitues i Sanremo, kurse këtë vit Dua Lipa, e cila në këtë edicion ishte e ftuar speciale. Për më shumë, mund ta shihni performancën e saj në videon më poshtë.