Me vdekjen e Nexhmije Pagarushës paraditen e së premtes, muzika shqiptare ka humbur zonjën e skenës, ambasadoren e këngës shqipe. Ajo ishte 86vjeçare. Ka kohë që kishte marrë epitetin “Bilbili i Kosovës”. Nexhmije Pagarusha dhe Liliana Çavolli janë dy prej zërave më të mirë që ka njohur muzika shqipe.Të dyja kanë kënduar në një kohë më ndryshe, ndërsa edhe kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore.

Perëndeshë e bukurisë më je”, qe një prej tyre, kënduar bashkë me divën Liliana Çavollin. Bilbili i Kosovës është perëndesha e muzikës shqipe.Një figurë si ajo e Nexhmijes kurrë nuk është tepër të kujtohet, të dëgjohet e të përjetohet.
Ju sjellim serenatën korçare ”Perëndeshë e bukurisë”, nën interpretimin e dy zërave të fuqishëm të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha dhe Liliana Çavolli.

Perëndeshë e bukurisë je
un për tynë do t’pëlcas
dashurinë që kam shtënë për ty
u bu bu si do t’ia bëj
Se në ëndërr të shikoj
… e kurr stë’harroj
mos me mundo
o yll o xhan o zemër o
Jak o xhan e jak o shpirt
jak o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë
Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bëre të vdes
Ilaçet nuk më bëjnë gjë
s’më shërojnë plagëtë
përveçse syri yt i zi
që më dogji zemrënë
Dhe në ëndërr të shikoj
… e kurr stë’harroj
mos me mundo
o yll o xhan o zemër o
Jak o xhan e jak o shpirt
mjaft o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë
Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bërë të vdes.