Skënderbeu rikthehet në fushë për një tjetër përballje të kampionatit, teksa këtë herë do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian.
Ndeshja Egnatia – Skënderbeu do të zhvillohet këtë të premte, më 4 shtator, në stadiumin “Arena Egnatia”, duke nisur në orën 18:30.
Korçarët do të kërkojnë një paraqitje sa më të mirë përballë Egnatias, në një transfertë që pritet të jetë sfiduese.
Egnatia – Skënderbeu
📅 E premte, 4 shtator
⏰ 18:30
🏟️ “Arena Egnatia”

