Dua Lipa shkëlqen në Sanremo, ‘all in black’ performon dhe ‘tund’ skenën italiane

 

Këngëtarja e famshme shqiptare sapo ka perfomruar në Festivalin e famshëm “Sanremo”, në Itali, dhe performanca e saj është pritur me emocione të mëdha.

ITALI– Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka performuar në skenën e Festivalit të 70-të të Sanremos.

Sanremo,Dua Lipa

E veshur e gjitha me të zeza, me një fund me pala dhe një bluzë të hedhur sipër korsesë, Lipa këndoi këngën e saj më të fundit “Don’t start now” duke elektrizuar publikun vendas.Në fund të performancës së saj, Dua ka marrë një tufë me lule nga prezantuesi Amadeus, ndërsa vetë ka mundur që të thotë vetëm: Faleminderit, faleminderit për mbështetjen tuaj!

E përcjellë edhe nga valltarë, Dua Lipa ka shkëlqyer me performancën e saj, dhe ky festival tashmë nuk është një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.

Fillimisht në këtë festival ka performuar këngëtarja e famshme shqiptare Ana Oxa, pastaj Ermal Meta i cili ishte edhe fitues i Sanremo, kurse këtë vit Dua Lipa, e cila në këtë edicion ishte e ftuar speciale. Për më shumë, mund ta shihni performancën e saj në videon më poshtë.