Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme pranë unazës së qytetit të Korçës. Sipas të dhënave paraprake, Nikolin Tarusha ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij, Dhimitër Shaka, pas një konflikti mes tyre.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Burime bëjnë me dije se Dhimitër Shaka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar, Nikolin Tarusha, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e konfliktit dhe dinamikën e saktë të plagosjes.
