Rama shpërthen ndaj KLP dhe KLGJ: “Fytyra e dështimit të reformës në drejtësi! Kur s’iu mjafton paga, imagjinoni administratën”

Kryeministri Rama nuk e kurseu një koment edhe për pagat e KLP e KLGJ të cilat i caktuan vetë dhe me rritje të konsiderueshme. Rama tha se këto dy institucione që s’mjaftohen me pagën, janë dështimi i reformës në drejtësi. E nëse sërish për to pagat s’mjaftojnë, tha kryeministri, “imagjinoni ç’mund të thotë nëpunësi i administratës.”

“Paga është e pamjaftueshme për të gjithë. Kur KLGJ dhe KLP nuk iu mjafton paga, imagjinoni administratën.

KLP dhe KLGJ janë dytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK e Gjykata e Posaçme janë fytyra e suksesit dhe kur KLP e KLGJ janë të dështimit dhe e qeverisin gjyqësorin më pak, i kanë të pamjaftueshme pagat disa herë më të larta se ne këtu, imagjino si mund të thotë nëpunësi i administratës.

Ka një element tjetër që është bërë njësoj si paga.

Te gjërat që punonjësit tanë të administratës publike është mosndëshkimi i performancës negative. Punonjësit e administratës që në pjesën më të madhe janë ndër njerëzit më të pastër të republikës, por 1 mijë punonjës të këtij shteti, kanë shkëlqyer në përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel në procesin më sfidues për çdo shtet që do të hyjë në BE që është procesi i diagnostikimit”, tha Rama.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.