“O xhaxhi polic, të lutem!”/ Reagimi prekës i fëmijës kur policia i tërheq zvarrë kryefamiljarin se kishte suvatuar murin

Një video skandaloze po aq dhe e paprecedentë është bërë publike së fundmi nga gazetari Osman Stafa, përmes së cilës tregohet sjellja e efektivëve të Policisë së Kuçovës të cilët në praninë e një fëmije të mitur tërheqin zvarrë një qytetar.

Sipas asaj që thuhet paraprakisht, efektivët e Policisë së Kuçovës kishin shkuar në banesën e këtij shtetasi dhe e kanë arrestuar, pasi dyshohet se ky person kishte suvatuar pa leje murin e banesës.

Në video shihet dhe momenti kur ata mësyjnë në banesën e ndodhur në një nga fshatrat e largët të Kuçovës dhe tentojnë të arrestojnë me dhunë këtë shtetas. Ku akt barbarie është regjistruar para syve të një të mituri, i cili përpos se qan me të madhe dhe ju lutet efektivëve që të ndalojnë ata tërheqin zvarrë kryefamiljarin.

“O Xhaxhi polic, o xhaxhi polic të lutem…”,dëgjohet të thotë i mituri.