Humb nënën Arjan Asimi/ Zëri i njohur i protestave dhe denoncimeve në Maliq përballet me dhimbjen e madhe…

Një lajm i trishtë ka prekur familjen Asimi dhe komunitetin e Maliqit. Arjan Asimi ka humbur nënën e tij, duke përjetuar një nga momentet më të vështira familjare. Lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së tij është bërë i ditur nga ai, ndersa ka njoftuar edhe për ceremoninë e lamtumirës.

Homazhet do të zhvillohen në Funeral Iliri, Libonik, ndërsa varrimi do të mbahet nesër, më 4 shtator 2026, në orën 11:00.

Arjan Asimi është një figurë e njohur në Maliq dhe një prej zërave që ka qenë i pranishëm publikisht në denoncimin e problematikave që prekin qytetarët. Ai është angazhuar në protesta dhe reagime publike, duke ngritur shqetësime për padrejtësitë në shëndetësi, bujqesi problematikat sociale dhe çështje të tjera që lidhen me jetën e komunitetit.

Së fundmi, Asimi ishte një nga zërat e përfshirë edhe në protestën në Maliq, ku qytetarët ngritën shqetësimet e tyre lidhur me të ardhmen administrative të bashkisë dhe problematikat e zonës.

Sot, megjithatë, ai ndodhet përballë një dhimbjeje personale, pas humbjes së nënës së tij.

Faqja Korcablog.com i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e madhe te nënës Arjan Asimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.