Gardiani i kombëtares,Etrit Berisha, portieri me më shumë pritje në Serinë A

Etrit Berisha është duke kaluar një sezon mjaft të mirë me skuadrën e SPAL. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është zgjedhja e parë në skuadrën e tij, dhe besimin e trajnerit po arrin ta justifikojë mjaft mirë.

Sipas statistikave të ‘OptaPaolo’, Berisha është portieri me më së shumti pritje në Serie A. Gardiani i kombëtares shqiptare, ka regjistruar plot 102 pritje gjatë këtij sezoni në kampionatin elitar të fubollit italian.

Formë të lartë po kalon edhe shoku i tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili luan me Lazio, po ashtu në Serie A. Konkurrenca për titullarin te kombëtarja ‘Kuqezi’ do të jetë e fortë.

 

Lista e plotë e donacioneve deri tani, Franca dhe Italia ‘hapin thesin’, Britania nuk e ‘lëshon’ dorën

Në konferencën e donatorëve u mblodhën gjithsej 1.15 miliard euro.Franca dhe Italia kanë bërë të ditur donacionet e tyre për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.Franca ka dhuruar 100 milionë euro, një shifër mjaft e lartë, ndërsa edhe Italia është një nga donatorët e mëdhenj për Shqipërinë, duke dhuruar 65 milionë euro.

Shifra mjaft të larta që do të bëjnë të mundur rindërtimin e ndërtesave në zonat e ndërtuara.

“Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës.

Ndërsa ministri i jashtëm Italian është shprehur se ndihmat për Shqipërinë do të vazhdojnë edhe më shumë se 65 milionë eurot e dhuruara.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar. Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

Kjo është lista e donacioneve deri në këto momente:

100 milionë euro nga buxheti i BE-së

100 milionë euro Franca

65 milionë euro italia

46 milione Euro Turqia

15 milionë euro KE

11 milionë euro Gjermania

5.6 milionë Suedia

5 milione Usa $

5 milion $ Katari

3 milionë euro Holanda

2.7 milionë euro Danimarka

2.5 milionë euro dhe ndërtimi i 200 shtëpive nga Greqia

1 milionë paund Britania

1 milionë euro Kroacia

1 milionë euro Austria

300 mijë euro Slovenia

300 mijë euro Finlanda

250 mijë euro Slovakia

150 mijë euro Luksenburgu

100 mijë euro Bullgaria

12 vjetori i shpalljes së pavarësisë:Dua Lipa :Nji komb nji flamur,ndërsa Rita Ora uron në gjuhën shqipe me këngën “Shine Ya Light

Artistë shqiptare tejet të suksesshëm në botë, por që vendin e tyre nuk e harrojnë kurrë. Një ndër to është edhe këngëtarja Dua Lipa e cila shpesh ka bërë krenarë shqiptarët.

Në profilin e saj në Instagram, para fansave nga e gjithë bota, Dua Lipa ka uruara të gjithë shqiptarët për 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“12 YEARS INDEPENDENCE 💙 #njikombnjiflamur”, ka shkruar ajo duke i bashkangjitur edhe dy fotografi më dy flamujt, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Ndërsa Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka shpërndarë këngën “Shine Ya Light”, videoklipin e secilës e kishte xhiruar në Kosovë.

Poshtë videos ajo uron përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në gjuhën angleze dhe atë shqipe: Urime 12 vjetorin Kosova jonë, shkruan Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/B8rgALQgZh2/?igshid=ge849qkbgtrl

Skënderbeu i fortë me të mëdhenjtë, “kështjellë rëre” me të vegjlit. Ja problemet e korçarëve

Skënderbeu me barazimin e marrë në kryeqytet përballë Tiranës në ndeshjen e javës së 22-të të sezonit tregoi edhe një herë se nuk është një ekip lehtësisht i kalueshëm, por një skuadër që ndaj të mëdhave nxjerr fytyrën e vet të vërtetë.

Barazimi në transfertë, por mbi të gjitha, loja e mirë që zhvilluan korçarët sidomos në pjesën e parë të takimit, i dha të drejtë trajnerit Ilir Daja, i cili vazhdimisht ka përsëritur se problemi i Skënderbeut mbetet përqendrimi ndaj ekipeve, në letër të vogla. Ndërsa me ekipet e mëdha korçarët kanë marrë ndoshta më të mirën nga ky sezon. Nëse do t’u referohemi statistikave të këtij sezoni, kuptojmë se bardhekuqtë kanë bërë mjaft mirë me kryesuesit e kampionatit, por edhe me kampionët në fuqi të Partizanit.

Duke nisur nga bardheblutë, në ndeshjen direkte Skënderbeu ka humbur një herë në transfertë, ka fituar në shtëpi përballë Tiranës dhe ka marrë një barazim në transfertë, ndërsa ka për të luajtur edhe ndeshjen e fazës së katërt në shtëpinë e vet. Nëse do t’u referohemi përballjeve me Kukësin, në dy takimet e luajtura në pjesën e parë të kampionatit, korçarët kanë barazuar dy herë.

Fillimisht në shtëpi dhe më pas në transfertë. Barazim mund të quhen përballjet edhe me Partizanin. Skënderbeu është mundur në Tiranë nga të kuqtë, por ka fituar në Korçë në një ndeshje të dominuar totalisht nga fillimi në fund të takimit. Rezultate këto që të lënë të dalësh në përfundimin se korçarët vijojnë të jenë një ekip i fortë dhe me peshë fanelle, pavarësisht problemeve me të cilat është dashur të përballet.

PROBLEMET – Në ndeshjet e lehta në letër apo pa ndonjë peshë, Skënderbeu në këtë sezon ka filluar të ketë probleme. Ajo që Daja ka përsëritur shpesh është mungesa e përqendrimit dhe mosmotivimi i duhur nga ana e të tijve në një takim, qoftë ky në shtëpi apo edhe në transfertë. Të gjitha këto fjalë marrin kuptim nëse shohim ndeshjet me Vllazninë. Dy takime të humbura nga Skënderbeu, i pari turpshëm në Shkodër dhe i dyti në shtëpi.

Edhe ndaj Bylisit korçarët kanë fituar një ndeshje, kanë humbur një tjetër dhe kanë barazuar ndeshjen e tretë. E si për t’i mbyllur si duhet statistikat, janë dy takimet me Luftëtarin. Në ndeshjen e parë në Korçë takimi është zgjidhur vetëm në minutat e fundit mes shumë vuajtjesh, ndërsa ndeshjen e fazës së dytë bardhekuqtë e kanë humbur përballë bluzinjve. Luhatje që duket se kanë peshën kryesore se pse Skënderbeu ndodhet në atë pozicion në renditje.

STËRVITJA – Pas barazimit në kampionat përballë Tiranës të luajtur në kryeqytet korçarët nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës në shtëpi përballë Teutës. Prej ditës së djeshme një pjesë e ekipit është kthyer në Korçë për të qenë gati për ndeshjen e radhës, ndërsa sot pritet që të bashkohet edhe pjesa tjetër e ekipit.

Në kushte të tilla, trajneri Ilir Daja duket se do të zhvillojë sot seancën e parë përgatitore për ndeshjen e së shtunës ku do të ketë një ekip të kompletuar në dispozicion. Ajo që korçarët presin është një lajm i mirë nga infermieria në lidhje me gjendjen e Krasniqit dhe të Ditës që ka pasur shqetësime në dy takimet e fundit, por mbi të gjitha një rikuperim të mundshëm të Ndekit për ndeshjen e fundjavës. Rikthimi i senegalezit do të ishte me mjaft vlera për Skënderbeun.Panorama Sport

Astrit Thaçi bën veprimin amator në grabitjen e argjendarisë, shitësja i merr armën dhe ai e ndjek me vrap

Astrit Thaçi është i riu i cili u arrestua si grabitësi i argjendarisë në Elbasan, vetëm pak metra larg policisë. Së bashku me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, një vajzë 20-vjeçare dhe një i ri tjetër.Së fundmi janë publikuar edhe pamjet e grabitjes së argjendarisë. Pamjet janë siguruar nga Abc News.

Siç duket dhe nga videoja, Astrit Thaçi i veshur me xhup dhe pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari.

Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë, shumë qetësisht.

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën dhe kërcënon shitësen, ndërkohë ajo largohet me vrap. I riu mendon se e ka neutralizuar shitësen dhe fillon të marrë bizhuteritë.

Ndërkohë që Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në banak pistoletën. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi nga pas.

LAJM I FUNDIT/ Përplasje me armë në qytetin e Korçës, ka të shoqëruar. Dalin detajet e para

Perplasje me arme ne qytetin e Korces. Sipas te dhenave te para ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 17 te qytetit dhe ne konflikt jane perfshire dy vellezer qe jane zene me nje shtetas tjeter.

Per momentin eshte shoqeruar ne komisariat nje nga palet qe eshte perfshire ne konflikt ndersa te tjeret jane identifikuar, por jane ne kerkim nga policia.

Burime policore bejne te ditur se eshte qelluar ne ajer dhe se nuk ka persona te lenduar.Sipas policise, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete.

Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

INFORMACIONI PARAPRAK 

Më datë 17.02.2020, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Georgina, shitësja që bëri Ronaldon të dashurohej marrëzisht pas saj, historia e dashurisë si në… përralla

Cristiano Ronaldo Georgina Rodriguez janë padyshim një nga çiftet më simpatike të Showbizit. Bukuroshja argjentinase, e cila është dhe nëna njërit prej fëmijëve të futbollistit portugez, tashmë ka nisur karrierën si modele dhe së fundmi e pamë edhe në rolin e prezantueses në natën e tretë të Sanremo-s.

Por kush është Georgina Rodriguez dhe si ndryshoi jeta e saj pas njohjes me Ronaldon, duke u shndërruar nga shitëse në një prej vajzave më të përfolura të showbiz-it?

Georgina Rodriguez

Georgina është me origjinë nga Argjentina. Kur u njoh me Ronaldonn, ajo punonte si shitëse në një dyqan Gucci në Spanjë. Më pas, fati e deshi që ata të takoheshin sërish në një event të Dolce & Gabbana-s, ku duket se lindi dashuria.

Ajo tregon:

Takimi i parë me Ronaldon ishte në një dyqan Gucci, ku unë punoja shitëse. Disa ditë më vonë u pamë sërish në një event të një firme tjetër dhe aty patëm mundësinë të flisnim në një atmosferë të qetë, jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”.Ka qenë dashuri me shikim të parë. Ka shumë harmoni mes nesh. Jemi toleratë dhe të komunikueshëm, nuk mërzitemi kurrë me njëri tjetrin. Para tij dridhesha, por ishte e pashmangshme çfarë lindi mes nesh.”

Jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht pas njohjes me Ronaldonn, me të cilin ka një vajzë 2-vjeçare, të quajtur Alana Martina, si dhe tre fëmijë të birësuar më të rritur; binjakët Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Ronaldo JR (10 vjeç).

Georgina është një nënë e përkushtuar e katër fëmijëve të saj, me të cilët kalon pjesën më të madhe të ditës. Madje, me mbi 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ajo ndan shpesh foto dhe video nga koha që kalon me fëmijët.

Kur shoh shqipen si valonZemra ime veç kendon,Edhe baltën që ma keFort ta dua o atdhe

Grupi “TNT” i formuar në Mitrovicë në vitin 1974 është njëri nga grupet e para të muzikës rok në Kosovë.Ata sollën një frymë të re në muzikën shqipe.

Disa nga këngët më të famshme të tyre janë: “E mallkoj”, “Moj bjondinë”, “200 ditë”, ”Le të qeshin sytë e tu “Këto ura”, e të tjera…

Këto ura

I ëmbli o atdhe, o atdhe
Në zemër ty të kem, veç ty të kem
Se pa ty s’jeton njeri
oo në kafaz nuk ka liri
Se pa ty s’jeton njeri
o në kafaz nuk ka liri

Këto rrugë e këto ura
Këta fëmijë e këta burra o atdhe
Edhe baltën që ma ke
Fort ta dua o atdhe

Valvitu o flamur, o flamur
Në zemër ty të kem, veq ty të kem
Se pa ty s’jeton njeri
o në kafaz nuk ka liri
Se pa ty s’jeton njeri
o në kafaz nuk ka liri

Kur shoh shqipen si valon
Zemra ime veç kendon, o veç këndon
Rritu i lumtur në liri o atdhe ti dashuri

Këto rrugë e këto ura
Këta fëmijë e këta burra o atdhe
Edhe baltën që ma ke
Fort ta dua o atdhe.

Unë, biri yt Kosovë

Poezi nga Ali Podrimja

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,

e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.

Kosova feston sot 12-vjetorin e pavarësisë

Kosova kremton sot 12-vjetorin e pavarësisë. Me këtë rast janë parashikuar aktivitete të shumta në Prishtinë. Ato nisën me ngritjen e flamurit shtetëror në oborrin e qeverisë.12 vjet që kur Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.

Megjithëse Kosova deri më tani është njohur nga 116 vende të ndryshme të botës, njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe e sovranitetit të saj mbetet ende prioritet i diplomacisë kosovare.

Sot në parlament do të mbahet një seancë solemne. Në mesditë pritet të zbulohet edhe pamja e re e obeliskut “Newborn” që ndryshon çdo përvjetor.

-Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta;
-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi;

-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj;
-Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit;
-Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë;
-Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyyra e kaltër simbolizon Evropën.