Në konferencën e donatorëve u mblodhën gjithsej 1.15 miliard euro.Franca dhe Italia kanë bërë të ditur donacionet e tyre për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.Franca ka dhuruar 100 milionë euro, një shifër mjaft e lartë, ndërsa edhe Italia është një nga donatorët e mëdhenj për Shqipërinë, duke dhuruar 65 milionë euro.
Shifra mjaft të larta që do të bëjnë të mundur rindërtimin e ndërtesave në zonat e ndërtuara.
“Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i jashtëm Francës.

Ndërsa ministri i jashtëm Italian është shprehur se ndihmat për Shqipërinë do të vazhdojnë edhe më shumë se 65 milionë eurot e dhuruara.
“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar. Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

Kjo është lista e donacioneve deri në këto momente:
100 milionë euro nga buxheti i BE-së
100 milionë euro Franca
65 milionë euro italia
46 milione Euro Turqia
15 milionë euro KE
11 milionë euro Gjermania
5.6 milionë Suedia
5 milione Usa $
5 milion $ Katari
3 milionë euro Holanda
2.7 milionë euro Danimarka
2.5 milionë euro dhe ndërtimi i 200 shtëpive nga Greqia
1 milionë paund Britania
1 milionë euro Kroacia
1 milionë euro Austria
300 mijë euro Slovenia
300 mijë euro Finlanda
250 mijë euro Slovakia
150 mijë euro Luksenburgu
100 mijë euro Bullgaria

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
