Cristiano Ronaldo është fotografuar i ulur në pjesën speciale të Santiago Bernabeus në përballjen që Real Madridi po e zhvillon ndaj Barcelonës në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Ylli portugez është për herë të parë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, që nga koha kur u largua në drejtim të Juventusit.Fotografi e publikuar tregon CR7-shin e ulur në mes të dy miqve të tij në pjesën e mbyllur si mik special.
Real Madridi ka kaluar në epërsi te dyfishte ndaj Barcelonës .
Me fitoren e sotme, Reali tashmë ngjitet në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barca që renditet e dyta.
Kur pritej që takimi të përfundonte, i sapo futuri Mariano Diaz (90+2’) realizoi për të vulosur fitoren e madrilenëve 2-0. Kjo ishte fitorja e 96-të e Los Blancos në përballjet mes tyre, aq sa ka edhe Barcelona.
Janë luajtur 5 sfidat e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë në Grupin B. Këto do të jenë 90 minutat e fundit të fazës së dytë. Më pas Grupi B do të ndahet në 2 pjesë ku 4 skuadrat e para ndeshen me sistem vajtje ardhje në fazën e tretë për Superioren dhe 6 të tjerat për qëndrimin në të Parën.
Pogradeci ,Apolonia, Lushnja dhe Besa kanë siguruar 4-shen e parë.
Ka ardhur momenti për ndeshjen më të madhe evropiane të klubeve Real Madrid – Barcelona.El Clasico është një ndeshje që i thyen të gjitha rekordet persa i përket shikueshmërisë si në stadium ashtu edhe përmes televizionit.
E gjithë vëmendja e futbollist do të spostohet sonte në Spanjë, teksa në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, luhhet “El Clasico”
Real Madrit-Barcelona
Real Madridi dhe Barcelona do sfidojnë njëra-tjetrën në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje, që pritet të jetë shumë vendimtare në garën për të fituar titullin kampion.
Barcelona vjen si kryesuese, ndërsa Realit i duhet të kompensojë gabimet e bëra në javët e fundit, që i kushtuan edhe vendin e parë të renditjes.
Reali vjen pas disfatës në Champions ndaj Cityt dhe sot do kërkojë të fitojë zemrën e tifozëve, nga ana tjetër, Barcelona dalëngadalë ka arritur të marrë nga idetë e trajnerit të ri, Setien dhe në çdo ndeshje po shohim një version më të përmirësuar të katalanasve.
Sptakli është i garantuar… si gjithmonë.
Më poshtë u sjellim edhe formacionet e mundshme të El Clasicoc numër 180 në La Liga:
Formacioni i mundshëm i Real Madrid:Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Valverde, Casemiro, Modric, Kroos, Benzema, Vinicius JR.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës:Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Firpo, Busquets, de Jong, Arthur, Vidal, Messi, Griezmann.
Janë konfirmuar edhe tre raste me koronavirus në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në shtatë.Bëhet fjalë për një person në Selanik dhe dy në Athinë. Sipas specialistëve nga të shtatë personat vetëm katër prej tyre kanë qenë në zonat e Italisë së veriut kurse tre të tjerët duket se janë infektuar gjatë kontaktit me ta.
Është karakteristik fakti që dy prej tre rasteve të reja janë infektuar jo nga kontakti i drejtpërdrejtë me personat e ardhur nga Italia , por nga njerëz të tjerë të rrethit familjar të pacientëve apo të kolegëve të tyre të punës.
E thënë ndryshe, sipas specialisëve, kemi tashme të bëjmë në Greqi , me një “shpërndarje “ të brendshme të virusit në fjalë .
Rasti i parë është një grua greke, e infektuar pas një kontakti të ngushtë me pacientin zero. Ajo do të mbahet në izolim në spitalin AHEPA në Selanik.
Raportohet se personi i dytë është një shtetas grek, i cili kishte udhëtuar në një zonë të prekur në Itali. Ai po mbahet në izolim në një spital në Athinë.
Edhe rasti i tretë është gjithashtu një shtetas grek.
Si masë paraprake, Greqia anuloi të gjitha festimet e saj vjetore të karnavaleve që ishin planifikuar për këtë fundjavë.
Pasi u konfirmua Coronavirus COVID-19 në Greqi, banorët nxituan në supermarkete për të blerë ujë, ushqime dhe produkte të tjera.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, i cili jeton prej disa vitesh në Kanada, bën thirrje për të mbështetur manifestimin e thirrur nga Presidenti, Ilir Meta për të mbrojtur Kushtetutën.Teksa shkruan se Rilindja ka vdekur nga Partia Socialiste nuk ka mbetur më asgjë.
“Le të dalim të gjithë më 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës së miratuar në vitin 1998”- shkruan ai, duke shtuar se nëse nuk dilet më 2 mars, kryeministri Edi Rama do të vazhdojë t’i bëjë Shqipërisë atë që s’ka mundur asnjë pushtues t’ia bëjë ndër shekuj. Shpopullimin!
Artikulli i plotë nga Taulant Dedja:
Kam 12 vjet që jam larguar nga politika aktive dhe po aq që jetoj larg Shqipërisë. Distanca nuk ma ka zbehur në asnjë rast interesin për çfarë ndodh në atdhe, edhe pse kur shprehem publikisht ndodh të stigmatizohem, si shumë emigrantë të tjerë me komente sipas të cilave ne s’kemi të drejtë të flasim për sa kohë kemi vendosur të mos jetojmë në Shqipëri. Por ndryshe nga shumë që jetojnë në atdhe, angazhimi im publik në raport me Shqipërinë nuk ka lidhje me ndonjë axhendë politike.
Partia për të cilën kontribuova nuk ekziston më, kështu që çka mbetur prej saj nuk më intereson fare. Rilindja ka kohë që ka vdekur, por meqënëse anëtarëve të saj nuk u pëlqejnë as traditat, as zakonet e asgjë që i përket kulturës e trashëgimisë kombëtare ajo nuk di as të njohë e as të mbajë zi. Prandaj na mbetet ne qytetarëve t’u tregojmë rilindasve se Rilindja ka vdekur.
Le t’ua tregojmë këtë më 2 Mars në manifestimin që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thërritur në emër të mbrojtjes së Kushtetutës, themelit të shtetit.
Mos kujtoni se po mbështes Ilir Metën. Nuk mendoj se i duhet mbështetja ime. Aq më tepër që në planin personal unë kam dhe kam patur rezervat e mia me të qëkur ai mbështeti kandidaturën e Ramës për në bashkinë e Tiranës kundrejt emrit tim. Por unë mbështes institucionin e Presidentit, dhe në këtë rast presidenti, që ka qëlluar të quhet Ilir Meta është veç një instrument që qytetarët duhet ta përdorin për të arritur qëllimin që zëri i brendshëm prej vitesh ua pëshpërit brenda vetes. «Kjo qeveri është e korruptuar. Ky parlament është ilegjitim. Meritojmë më shumë. Meritojmë demokracinë që e kërkuam dhe e fituam 29 vite më parë».
Le ta përdorimin pushtetin e presidentit dhe aftësitë e tij organizative për të arritur atë që duam edhe ne. Të shpëtojmë nga qeverisja e një dore banditësh e kusarësh që e kanë shitur vendin për disa dollarë më shumë në llogaritë e tyre të pallogaritura. E dëgjuat që do ia falin vetes të gjitha allishverishet fiskale? Natyrisht, për të dalë me duar të pastra e të jetojnë në Karaibe të lumtur. Ndërsa të ndershmit e të drejtët, të varfrit e të papërlyerit le të mbyten në varfëri apo të surdisen e surgjynosen nëpër botë.
E pra, pse të mos dalim në 2 Mars e të kërkojmë vendosjen e rendit të ri? Vendosjen e rendit të së drejtës, duke hedhur poshtë shtetin e policisë së Leshit dhe bandave kriminale që qeverisin vendin.
Le të dalim të gjithë më 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës së miratuar në vitin 1998.
Personalisht si zyrtari i drejtpërdrejt i ngarkuar për organizimin e referendumit të Kushtetutës në 1998, njëherazi dhe pjesëtar i njërit prej grupeve të punës që u mor me pjesën që lidhej me pushtetin lokal, ndjej moralisht përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.
Kushtetuta e vitit 1998, e hartuar nga Komisioni i Venecias, me kalimin e kohës u pranua nga të gjithë dhe falë sistemit krejt te balancuar që vendoste, Shqipëria kapërceu krizën e pas 1997, realizoi në mënyre model këmbimin e pushtetit në vitin 2005 pasi zgjodhi edhe presidentin me konsensus (pikërisht falë balancës që ofronte Kushtetuta), u anëtarësua në NATO dhe iu hapën përfundimisht dyert e integrimit për në Bashkimin Europian.
Kushtetuta e vitit 1998, është më e mira në gjithë historinë e shtetit shqiptar, por edhe ndër më të ekulibruarat sa i takon raporteve mes tre pushteteve dhe sistemit zgjedhor miks që parashikonte. Prekja e saj në vitin 2008 e këtej u provua se ishte fatale. Ndërgjegjen e kam të qetë, sepse po në atë vit kam votuar hapur në Parlament kundër ndryshimit që iu bë pjesës së sistemit zgjedhor. Vazhdimi dihet… «Përfituesi» kryesor ishte kryeministri aktual, i cili me listat personale që hartoi mbushi radhët e legjislativit me kriminelë, analfabetë funksionale dhe injorantë par excellence.
Dhe ky është vetëm fillimi-ka thënë ai. Nëse ne nuk dalim më 2 Mars të manifestojmë ai do vazhdojë t’i bëjë Shqipërisë atë që s’ka mundur asnjë pushtues t’ia bëjë ndër shekuj. Shpopullimin! Shfarosjen e kombit shqiptar. Ky njeri është qënia më antikombëtare që ka parë historia e Shqipërisë. Ai nuk e do Shqipërinë, as rregullin, as sigurinë, as shtetin e as drejtësinë. Ai njeh vetëm paranë, krimin, dhe anarkinë. Le të dalim më 2 Mars në mbrojtje të Shqipërisë!
Ballist Morina u bë i njohur në vitin 2014, kur ngriti me dron flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes midis dy kombëtareve, ngjarje e cila shkaktoi “furtunë” reagimesh.
Së fundmi, Morina shkruan se do të marrë pjesë për herë të parë në një manifestim, atë të paralajmëruar nga Presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës, i parashikuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 17:00.
“Unë do të jem për herë të parë në një tubim të tillë, mos hezito, eja edhe ti”- Shkruan ai, teksa publikon një pankartë, e shpalosur mbrëmjen e së premtes para stadiumit “Air Albania”.
Ballisti jeton ne Itali dhe i shpëtoi burgimit ne Serbi për shkak të trazirave qe shkaktoi ne ndeshjen Shqipëri-Serbi.