Fundjave me mot te vranet dhe reshje te vazhdueshme shiu

Sherbimi Meteorologji Ushtarak parashikon nje fundjave me mot te vranet dhe reshje te vazhdueshme shiu. Keshtu pritet te nise e shtuna, por edhe dita e diele do te jete po njesoj, gjate te ciles nuk do te mungojne shtrengatat.

Parashikimi nga SH.M.U!
Dita e shtunë do të nisë që në orët e para të 24 orëshit me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e jugut me intensitet deri të lartë. Duhet theksuar se në zonën e jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Edhe për ditën e diel, pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Ju urojmë një fundjavë të mbarë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.