Rëndohet bilanci tragjik nga koronavirusi në Itali, 197 të vdekur dhe mbi 4636 te infektuar

Në Itali, koronavirusi po përhapet me ritme të shpejta.Ndërkohë virusi vdekjeprurës është përhapur në masë ku sipas mediave italiane deri më tani janë infektuar 4636 njerëz. Janë plotë 2778 persona të infektuar më shumë se të mërkurën që lamë pas.

Viktimat janë kryesisht persona mbi 70 vjeç, disa me patologji të mëparshme.

Ashtu siç është raportuar vazhdimisht,  nga koronavirusi i lindur në Kinë, ka pasur edhe të mbijetuar të cilët kanë arritur të shërohen. Në Itali numri i të shëruarve është 523.

Në Itali virusi është përhapur në 20 rajone. Më poshtë janë të gjitha rastet sipas rajoneve që janë infektuar nga koronavirusi.

2.612 Lombardia

870 Emilia-Romagna

488Veneto

159 Markat

143 Piemonte

79 Toscana

54 Lazio

57 Campania

32 Liguria

31 Friuli Venezia Giulia

24 Siçili

17 Puglia

16 Umbria

12 Molise

10 Provinca Autonome e Trentos

9 Abruzzo

5 Sardenja

3 Bazilika

7 Lugina e Aostës

4 Kalabria

4 Provinca Autonome e Bolzano